Harrojeni X6! Ky mjet do të ndryshojë mënyrën se si ne e shijojmë jetën në Shqipëri!

13 Korrik 2016, 00:34Lifestyle TEMA

Dhe ai mjet quhet gomone. E dimë! Gomonia për shqiptarët ka konotacion të keq, sepse lidhet automatikisht me transportin e refugjatëve në Itali apo me drogën. E ndërsa shteti ynë vinte moratoriumin për të ndaluar çdo mjet lundrues privat falë emrit të keq të gomoneve, në brigjet e Gjenovës, Itali, organizohej një panair gjigand i përvitshëm ku njerëz nga e gjithë bota njiheshin dhe blinin fjalën më të fundit të teknologjisë së gomoneve. Për botën, gomonia është një prej mjeteve më praktike lundruese: Ajo të vjen deri në breg, transportohet me makinë (lidhur në një karrel) kudo, nuk ka nevojë për përkujdesjen e vazhdueshme të një jahti (që duket shumë bukur kur i përket tjetrit, por kthehet në dhimbje kur e ke vetë); harxhon më pak karburant; mund ta dizenjosh si të duash e t’i shtosh dhomë nëse do dhe për më tepër, të jep adrenalinë, nëse do të shkelësh gazin në det të hapur.


Shqipëria ka një përparësi sepse 1/3 e territorit laget nga deti dhe ka brigje e plazhe të jashtëzakonshme, ende të “pa-dhunuara” nga duart e industrive. Por nga ana tjetër, këtij vendi i mungon infrastuktura për të shijuar siç duhet detin: Nuk ka ende porte apo limane ashtu si në të gjithë shtetet fqinje, ndaj mjetet e rënda si skafet apo jahtet varen nga ato limane të rralla që gjenden në Durrës apo në portin e Vlorës e Himarës. Disa syresh janë munduar të investojnë në blerjen e këtyre mjeteve të rënda lundruese, por më tepër se kënaqësi apo përfitim, për shumë prej tyre është kthyer në një “punë” dhe shpenzim i tepërt, sepse që të kesh një mjet të tillë, fillimisht duhet të masësh mirë xhepin, nëse do që të kesh teknologjinë e fjalës së fundit, pasi kostot për ta kalojnë 100,000 euro. Ose mund të investosh në mjete të përdorura të cilat i transporton nga Amerika ose i blen dorazi në Greqi, por duke marrë me vete edhe rrezikun që një difekt mund të të ndodhë në det të hapur. Dhe deti ynë i hapur nuk ka shërbime karrotreci 24 orë.


Duke studiuar me vite me rradhë mundësitë dhe problemet e bregut shqiptar dhe në përshtatje edhe me ekonominë e një popullësie mbi shtresën normale, themeluesit e “MasterAlbania” (http://mastergommoni.al) arritën në përfundimin se mjeti lundrues më praktik dhe më ekonomik për Shqipërinë ishte gomonia.

Kërkimi nëpër kompani të ndryshme të famshme botërore, i çoi në bregun e Palermos, atje ku prej 40 vitesh operon një kompani e quajtur “MasterGommoni”. E krijuar në vitet 70-të nga familja Gargiulo, kjo markë prodhonte fillimisht tuba për sektorin e nautikës. Më pas në 1983, familja vendosi të krijonte kompaninë “Master” dhe mjeshtëria e tyre arriti të realizonte një sistem që lejonte një ekulibër perfekt dhe një lundrim shumë të butë dhe të rehatshëm edhe në një det të ashpër. Në vitin 1997 “MasterGommoni” zuri vend si një prej markave më të mira italiane të lundrimit dhe më pas u cilësua si një ndër tre më të mirat të Europës.


Sot “MasterGommoni” prodhon rreth 60 modele që shiten në të gjithë botën. Blerësit e këtyre gomoneve janë shumë entuziastë, pasi e dinë që kanë në dorë prodhimin e një familjeje që vendos firmën në çdo detaj që nga skica e deri tek produkti final.


Një prej modeleve më të mira “699”, prodhim i vitit 2016, tashmë ka mbërritur në Shqipëri nga “MasterAlbania” dhe kush dëshiron, mund ta shohë nga afër në bregun e “Folie Marine” në Jal. Ky model si edhe shumë të tjerë të ndryshojnë tërësisht konceptin që në si shqiptarë kemi për gomonen. Janë fjala e fundit e teknologjisë, luksoze, të rehatshme, të pajisura me të gjitha elementët që e bëjnë lundrimin argëtues dhe të sigurt, si radio/usb, GPS/ frigoriferë, kolltuqe për 12 vetë, vend për ngrënie, tendë për hije, harxhojnë shumë pak dhe për 5 minuta mund të të çojnë nga Jali në Dhërmi dhe për rreth 1 orë pa u ndjerë ke arritur në qytetin e Vlorës. Për të mos folur për shëtitjet private që mund të organizosh kur të duash nëpër brigjet më mahnitshme ku nuk hyn makina si Gjiri i Gramës, Gjiri i Anglezit etj.


699 është një ndër modelet më të preferuara të kompanisë “Master” të cilën ndryshe e quajnë si një “Bishë të detit”, por ajo si edhe lloje të tjera mund të personalizohen duke shtuar shumë elementë ekstra luksi deri edhe në dhoma.

Në Shqipëri vera nis në Maj e mbyllet në fund të Shtatorit, pra pothuajse gjysma e vitit na lejon që të shpenzojmë kohë në bregdet. Për më tepër, që çdo vit ndërtohen rezorte të reja në brigje dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës me mundësi financiare mbi mesataren, kanë një apartament apo vilë në qytetet e fshatrat buzë detit. Ku ka më mirë se në çdo orë e çdo ditë, sa herë të duan mund t’i hypin gomones së bashku me familjen dhe shoqërinë dhe për disa minuta të gjenden në një breg të ri, ose qoftë të kalojnë disa kohë në intimitet në det të hapur, ku mund të shijojnë një drekë të shijshme dhe not.

Për një orë xhiro me varkë që kushton deri në 30,000 lekë të reja dhe për shumë orë që shpenzon në shezlonge duke parë të njëjtën pamje e duke dëgjuar bisedat e çadrës tjetër, ja vlen të investosh në një prodhim të tillë me garanci 5-vjeçare, që me përkujdesje minimale, e ke në gjendje të shkëlqyer pune për më shumë se një dekadë. Fati është që MasterGommoni ka një përfaqësues shqiptar, i cili ju gjendet pranë për çdo pyetje. Majde ne do t’ju sugjeronim që të pajiseshit edhe me një patentë lundrimi në detrat ndërkombëtare dhe ja ku jeni, ju dhe familja juaj për 30 minuta në Korfuz apo mund ta merrni me vete në udhëtimin tuaj në Mal të Zi apo Kroaci, e të eksploroni vende ku makina nuk hyn dot.

Në Shqipërinë ende në zhvillim, “mburrja” më e madhe e deritanishme ka qënë X6 që shëtiste ngadalë rrugëve të Bllokut edhe pse më shumë kohë kalonte në lavazh, por fisnikët dhe të suksesshmit e vërtetë e dinë se gjatë vitit punohet dhe nuk ka shumë vend për mburrje kur një makinë ekonomike mjafton dhe tepron për rrugën punë-shtëpi. Por ama, kur vijnë pushimet dhe X6-tat nuk futen dot në rërë, dallimi i vetëm mes atyre që “fryhen” dhe atyre që shijojnë bëhet vetëm në det.

Për më shumë informacion mbi gomonet Master, telefononi “MasterAlbania” në 0668000006 ose dërgoni email tek [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje