Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar është shoqëruar me debate të shumta, pas vendimit të Bashës dhe Berishës për të rrëzuar propozimin e fundit amerikan.
Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi kanë thënë se PD nuk ka qenë koherente dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë sjellje.
Ndërkohë, kritikë kanë qenë edhe Genc Ruli dhe Arben Imami.
Më poshtë debati i plotë i zbardhur nga Panorama:
Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe ekspertët ligjorë të saj i kanë dhënë sot (dje) një përgjigje propozimit të bërë nga ndihmëssekretarja Victoria Nuland për procesin e vetingut. Dua fillimisht t’ju informoj se kemi pasur një takim shumë pozitiv me zonjën Nuland, e kam mirëpritur propozimin e saj që m’u tha se është hartuar nga ambasadorët Lu e Vlahutin, për të cilin u kam kërkuar kohë për ta shqyrtuar me ekspertët tanë deri të martën në mbrëmje. Në bazë të atij propozimi, sot u kemi dërguar ambasadorëve të SHBA e BE formulën tonë, e cila është 95% të propozimit hibrid me të cilin jemi njohur të shtunën. I vetmi propozim që nuk është pranuar dhe nuk mund të pranohet kurrsesi nga ne është roli i Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e vetingut. Dua të theksoj dhe të jemi të qartë se unë si kryetar, por edhe forca jonë politike nuk ka asnjë mosbesim ndaj faktorit ndërkombëtar, por ne nuk mund të mbështesim tejkalime të kompetencave kushtetuese dhe as kuazi-kushtetuese.
Genc Ruli: Unë kam qenë i pari që e kam ngritur këtë çështjen e sovranitetit. Tani këto qëndrime që po mbajmë lënë edhe vend për interpretim në opinionin publik. Që në krye të herës kam ngritur shqetësim në mbledhjet e Grupit Parlamentar, pasi është krejt normale, jo se kemi ne gjë kundër ndërkombëtarëve. Por nuk mund t’i japim askujt rol në Kushtetutë. Kjo është një reformë që u takon shqiptarëve dhe si e tillë duhet që ata të kenë në dorë të gjithë procesin, ndonëse ai mund të jetë i monitoruar në vazhdimësi nga ndërkombëtarët dhe kjo nuk ka asnjë problem.
Lulzim Basha: Z. Ruli, nuk është kështu. Jo se nuk kemi pasur në vëmendje apo kemi anashkaluar propozimet tuaja, por ishte një qëndrim që nuk mund të dilet publikisht. Pasi të dy e dimë mirë se të dalësh publikisht dhe të thuash jemi kundër ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, lë hapësira për shumë keqinterpretime. Pasi kuptohet sikur jemi kundër rolit të tyre në procesin për të cilin po flasim.
Sali Berisha: Është i vërtetë ky fakt. Në fakt, unë kam qenë nga ata, pasi është në parimet e mia që gjërat i kam thënë hapur dhe troç. Jam shprehur kundër dhënies së procesit në dorë të ndërkombëtarëve dhe më pas deklaratat e mia janë keqinterpretuar nga media e jam cilësuar sikur jam kundër ndërkombëtarëve. Në fakt, ne nuk jemi kundër vetingut të bërë nga ndërkombëtarët. Ajo që ne kundërshtojmë është realizimi i këtij procesi nga një institucion ndërkombëtar që s’ka një vend ku të japë llogari. Është e gjitha çështje sovraniteti, duhet kuptuar fare qartë nga të gjithë. Nëse ka një reformë, atë le ta bëjnë institucionet tona. Mund ta pranojmë se gjatë procesit të negociatave opozita mund të ketë bërë edhe gabimet e saj, por duhet të jemi të bindur se ka qenë insistimi ynë, që sot kemi një draft kaq cilësor për sistemin e drejtësisë.
Lulzim Basha: Për hir të së vërtetës, operacioni ndërkombëtar është kërkuar nga Partia Demokratike, pasi ky monitorim nuk ka qenë në variantin e parë. Por ne nuk mund të jemi dakord që ata të kenë rol fuqiplotë në proces. T’i qëndrojë emrit që ka. Është monitorues dhe të ruajë pozicionin e monitorimit.
Majlinda Bregu: Ajo që unë nuk kuptoj dhe që e ngre si shqetësim është pse nuk është folur më parë për rolin që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të kishte në proces. Ishim ne që kërkuam rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe tani i dalim kundër propozimit që bëmë po ne. Po kjo nuk shkon, ne nuk mund të marrim koston e moskoherencës sonë. Në gjitha daljet e tua, kryetar, por edhe të ekspertëve të tjerë të komisionit, është thënë publikisht se e vetmja gjë që na ndan është rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë të thuhet publikisht se për ne si opozitë është shqetësuese dhe e papranueshme që ndërkombëtarët të kenë rolin që propozojnë në procesin e vetingut. Pse trumbetonim se shqetësimi më i madh ishte rekomandimi 88, ndërkohë që problemi paska qenë te pozitat e ndërkombëtarëve? Puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë. Ndërkohë që ne si forcë politike jemi identifikuar sikur nuk e duam reformën në drejtësi. E gjitha kjo do të përkthehet në kosto për PD-në nesër në zgjedhje.
Lulzim Basha: Jo, jo, nuk ka asnjë inkoherencë, zonja Bregu. Kemi qenë konstantë në qëndrimet që kemi mbajtur. Kemi propozuar që ndërkombëtarët të jenë pjesë e procesit dhe të kenë rol monitorues. Në formulën e fundit që propozuam, pjesa thelbësore e së cilës bën edhe bazën për të cilën jemi duke negociuar, nuk ua jepte ndërkombëtarëve procesin e vetingut, por Gjykatës Kushtetuese. Në gjykimin tim si jurist, por edhe të ekspertëve të forcës sonë politike që po merren me këtë çështje, Kushtetuesja ishte organi kompetent për t’u marrë me procesin e vetingut. Propozimin tim ia kam përcjellë edhe ndihmëssekretares së Shtetit Nuland, por ajo ka pasur tjetër qëndrim. Sipas saj, t’ia japësh një proces të tillë Gjykatës Kushtetuese është si të vendoset macja të ruajë kanarinat. Duke ngritur në këtë mënyrë një pretendim eventual se për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese dhe anëtarët e saj do të jetë objekt i vetingut, nuk mund të bëjnë përzgjedhjen e komisionerëve që do të kryejnë procesin. Ndaj edhe ne sot kemi ardhur me një tjetër zgjidhje.
Astrit Patozi: Zgjidhjet që ne propozojmë mund të jenë të drejta, por shqetësimi më i madh këtu duhet të jetë se cili do të mbajë faturën e dështimit të reformës. S’duhet të harrojmë se, në fund të procesit, vlerësimin për qëndrimet e mbajtura për reformën do ta japë arbitri, që është faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht, është e qartë që ne kemi një problem të hapur me këtë arbitër. Unë kam një pyetje, që nuk është vetëm për Bashën, por edhe për ne si Grup Parlamentar: A e evitojmë dot ne këtë kosto që mund të na sjellë dështimi i reformës? Nëse nuk e përballojmë, ç’do të bëjmë me të? A më thotë kush këtu se si do të dalë PD-ja në fund të këtij procesi? Më e fortë apo më e dobët? Duhet të jemi koshientë. Fatura deri në momentin që flasim për dështimin e reformës na mbetet ne. Një nga përfituesit, nëse ne do të na faturohet dështimi, është Ilir Meta, i cili për hir të së vërtetës është po aq kundërshtar sa Rama për Reformën, ndaj edhe ai nuk mund të fshihet pas nesh, nëse e marrim këtë faturë. Mund të kishim bërë më shumë? Sigurisht. Mund të kishim qenë më të qartë në negociata. Duhet ta kishim thënë që në kohën kur këmbëngulnim se ishim kundër kapjes së sistemit të drejtësisë nga qeveria, se për ne si opozitë, po kaq i rëndësishëm ishte edhe kushti që ndërkombëtarët të mos kishin rol vendimmarrës në procesin e vetingut. Nëse e themi tani, jemi të vonuar. Jemi të pabesueshëm.
Majlinda Bregu: Ky është edhe shqetësimi im kryesor. Një shqetësim që lidhet drejtpërdrejt me Partinë Demokratike. Kush e ka përgjegjësinë për situatën në të cilën jemi? Pse ne si opozitë nuk jemi të prerë të themi një përgjigje, nëse jemi për “PO” apo për “Jo” për formulën që na është propozuar. Po të lexoj opinionin që ne i kemi çuar Komisionit të Venecias, ku thuhet qartë në pikën 40.2: “Vëzhguesit ndërkombëtarë të Monitorimit të kenë të drejtë, jo vetëm për të marrë informacione për anëtarët e KPK apo Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, por të bëjnë edhe vlerësimin e tyre”. Është e zeza mbi të bardhë, propozim që e kemi bërë ne. Çfarë do të bëjë PD-ja? Do ta votojë apo jo? Nëse nuk e voton për të gjitha këto arsye, për të cilat jemi duke folur, kush na garanton që shuplaka nuk na ngelet ne? Unë nuk e di a ka një lëvizje politike të menduar si kundërpërgjigje për Kryeministrin, nëse ai ia faturon opozitës dështimin e reformës?
Lulzim Basha: Ne jemi të angazhuar maksimalisht që reforma të mos dështojë. Nuk kemi deklaruar se propozimi që kemi bërë është i panegociueshëm. Ndaj edhe negociatat do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.
Arben Imami: Duhet të jemi sovranë, për aq kohë sa reformën po e bëjnë institucionet shqiptare. Një tjetër shqetësim është edhe e drejta kushtetuese që u jepet organeve të tilla, si ky i vetingut, të cilin nuk mund ta kenë. Organet e vetingut nuk kanë bazë kushtetuese në asnjë Kushtetutë të botës. Ne nuk mund të klasifikohemi si protektorat.
Lulzim Basha: Këtë shqetësim ia kam përcjellë edhe personalisht faktorit ndërkombëtar. U kam kërkuar ndërkombëtarëve të di se çfarë modeli është ky që po propozohet dhe nga cili vend është marrë apo është zbatuar më parë dhe nuk kam marrë një përgjigje. Sepse më rezulton që nuk është as modeli kroat, as modeli rumun.
Arben Imami: Po ne nuk mund të jemi si Sierra Leone. Sepse rezulton që në këtë lloj forme që propozohet, pra sipas këtij modeli, veprohet në vendet ku ka protektorat ndërkombëtar dhe në Bosnjë, kur ishin me sovranitet të kufizuar, pasi ishte faktori ndërkombëtar që e drejtonte vendin.
Po u vjen mendja verdalle se vet e kane pjerdhe(propozuar) kete variant dhe tani levizin b….n.Te pacipe ,pa karakter,te degjeneruar ne kulm
Keta nuk e kuptojne qe Rumunet , Kroatet kane ecur perpara ne mendim dhe qeverisje, e kane cuar vendin e tyre me afer mendimit dhe funksionimit te mbare europes, kurse keta fshataret e PD-se e kane cuar vendin si dhe me keq se Sierra Leone dhe prandaj jane te pa besueshem ne ato qe bejne per faktorin kombetar ku ne duam te marim pjese. Tropojanet me mentalitetin e ture jane te pa pranushem ketu ne shqiperi dhe jo me ne europe. Apo jo more Sali katunaro mushka me te gjithe ata qe ke per rreth
hahaha imami e cuat vendin ne kete gjendje dhe tani ankoheni qe ne nuk jemi prorektorat ju politikanet tane jeni llumi i shoqeris shqiptare mallkimi i popullit do u bjere ne koke or kriminela dhe hajduter. dita e drejtesis po afron gjeni vend e futuni
Imami ka akoma frymezim nga filmi “Balle per Balle”, ku ka luajtur si aktor rolin e nje familje komuniste enveriste, kohe kur Enveri ia beri ‘rup-sup’ Bashkimit Sovjetik dhe Hrushovit mu ne Mosken ne vjeshte te vitit 1960. Por nuk ka qene efetki i rolit vetem. Ai kete edukim ka marre dhe ne familjen komuniste biologjike te tij: ‘duhet luftuar me te gjitha mjetet, ne emer te sovranitetit, dmth te ‘pushtetit’ te kastave oligarkike sot dhe kastes komuniste dje, kunder social-imperializmit nderkombetar’. E ka thene dhe vete shoku Sali Berisha, se edhe ai eshte bere komunist, qe ne moshen 24 vjecare, mu nga ky frymezim. Keto fytyra komuniste dhe bij komunistesh, uzurpuan politiken e mbas viteve ’91, nen drejtimin e R.Alise dhe na sollen me nder demokracine. E mbani mend besoj,sesi e kilikoste ne bark Ramizi, duke i buzeqeshur (hë mos se toni je ti) djaloshit Imami, kur ai kishte shkuar ne takim ne dhjetor 1990, si shume nga ata te listes qe kishte pergatitur vete Ramizi dhe Sigurimi i Shtetit. Ai e dinte mire se ç’po bente dhe me cilet do ta bente ndryshimin qe kerkohej nga populli dhe vete koha, por jo ne sherbim te demokracise, por te trashegimise se nomenklatures komuniste, por tashme ne nje sistem tjeter, ne ate kapitalist. ( E famshmja ‘Platforma Katoviciane’). Tani Imami na flet per ‘sovranite’t dhe i dhimbset Shqiperia se eshte bere si Siera Leone. Po! Sidomos ne fushen e drejtesise dhe pandeshkueshmerise se klases se degjeneruar politike, jemi si ca vende afrikane, ne mos me keq.
OOO Arben imami! Ku i ke çuar miljardat qe fitove e vodhe me demontimin e armeve te ENVER HOXHES? Ti po dridhesh nga frika,dhe te ka hyre lepuri ne bark,se po u miratua reforma ne drejtesi,do te fluturojne e do ngelesh me gisht ne goje.Parat qe ke vjedhur jane te popullit.Atij i takojne,ti i mban padrejtesisht.
Pasi u shiten te huajve vendburimet, hidrocentralet c’pati nentoka dhe mbi toka jone, shemben e rrenuan kombinate e uzina duke i shnderruar shqiptaret ne skllever te te huajve e duke lene shumicen e tyre te papune, pasi ndertuan kete sistem mafioz drejtesie i cili vetem per shqiptaret s’ka qene ndonjehere, tani kane nisur te bejne fjale per sovranitet. Felliqesira te tilla meritojne ndeshkim dhe ky ndeshkim s’do vonoje
Flasin per sovranitet Ruli e Imami.Ky i fundit duhet tu ktheje borxhin gjyqtareve qe e shpallen te pafajshem.Te dy mamuthe korrupsioni.Flet per sovranitet edhe Jozefina pasi e ka shkelur me kembe popullin e vet, Jozefina nuk do qe ti shkelet sovraniteti.Zonja Topalli. Sovranitet ke pase vetem ti zonje. Bashke me Ilir Meten kur ishte minister i Jashtem keni shnderruar diplomacine ne konvikti.Ti e din fare mire se vajza jote ka banuar prane pallatit Elize dhe parate i paguante shteti shqiptar se Ilir Meta ta kishte çuar dhenderin pa asnje rregull ne ambasade.Per çfare sovraniteti flet ti zonje.Ne lagjen Elize nuk banonin as amerikanet, por vajza jote qe vazhdonte shkollen me te dashurin punonjes ambasade qe nuk bente gje tjeter veçse ndiqte kampionatin francez me Edvin Muratin edhe ky punonjes ambasade. Nderkombetare ndihmoni popullin shqiptar.Hiqni dore nga PD-ja.Kjo eshte nje parti e marre peng, pa koke e drejtim, sose me dy koka dhe pa asnje.Ndihmoni popullin me sinqeritet se keto i kane vene shkelmin popullit dhe vete flasin per sovranitet.Kjo eshte fyerja me e madhe qe i bejne popullit shqiptar.PD-ja eshte parti antireforme, me nuanca neootomane.Une qe po ju shkruaj keto rrjeshta jam nje abstenues i rregullt, por ne zgjedhjet e ardheshme do votoj PS-ne per kunderpeshe te PD-se
Je me keq se sierra leone. Vetem lekuren kemi te bardhe ne faqezinjte
Po te vjen ora Imak po nuk eshte filmi kohes se enverit nuk do gjesh dot magazinierin e filmit shikome ne sy….nuk je aktor….burgun per tenderat e sjrapit te ushtrise kush do ta beje?
Me sa duket keta plerat qe kane vjedhur e vrare kane frike nga nderkombetaret nga krimineli Berisha, Ruli, Imami pa kundershtoje ata pa nuk i plasi per sovraniteti. Kur kjo bande maskarenjsh e kriminele sh e tradhetar eshte dhuruar detin Greqise dhe furnizimit me arme e nafte miqte e tyre serbe. Kjo reforme te behet me ire e pa ir qe te ndjeje populli forcen e ligjit ndaj kesaj bande e te tjerave qe te vendoset drejtesi e mundur prej 26 vitesh dhe ti dale frika prej tyre si te pa ndeshkushem. KRIMBAT PO E NDIEJNE NGORDHJEN PRANDAJ PO BEJNE TE PA MUNDUR E QE TE MBAJNE HAPUR GJIRIZIN E TYRE PER TE MOS U DENUAR.
Absurdi i ka mberthyer keqas keta te Salihut….
“Nuk kane ku te japin llogari!”Po thote Lul-Salihu!
Nje Gozhde qe po ju krrene Syte! Po mire more xha Sali,
Nuk po e kuptone se ky vend eshte futur ne nje Reaksion Zinxhirre
drejte BE,dhe si i tille nga cdo reaksion,perftohet nje Produkt i perbashket
qe permban te njejta Parime dhe qe do te thote se vertete nuk jane pjese e nje Kushtetute te vogel,porse jane
te barabarte perballe Kushtetutes se Madhe te Bashkimit Evropian.
Dhe ne saje te kesaj Kushtetute qe ju te Saliut nuk po e dalloni
cdo vend i Sofres se saj e ka racionin e vet shume here me te madh
se sa i garanton Ti me Kushtetuten e vogel.Prandaj,mos u hiqni si te zgjuar kur jeni
si Shejtan Budallai!Prandaj o xha Sali! Rendesi nuk ka si po e perdor Zotrote Kushtetuten,
Rendesi ka qe mos ndalo Progresin e ketij vendi qe Ti me ata Gjykates e katandiset
ne kete Derexhe.Kete mund ta bejne vetem njerez te pa pergjegjshem.
Beni kujdes!
Nuk e duan Vetingun ata qe kane qene ministra te PD-sw. Sa 10 % te tenderave te ministrive ku kane qene zoterinjte ministra, kane marre. Si e bleu shtepine A.Imami. Sa para ka marre nga perqindja e rikonstruksionit te Burgut te Kurbinit ne vitin 2000-2001, kur ishte minister i drejtesise? A do te merren ne pyetje dhe ndertuesit Shendjela e Trebicka , pronar te pallatit ku banon Imami? Sa eshte vlera e banesave, te ardhurave, te tyre e te femijeve te tyre qe disa i kane ne Amerike, si Imami e shume te tjere ne PD. A i rezikojne femijet e tyre jashte shtetit me refuzimin e reformes!? Duhet ta pyesin b…th, mire.
kaq per sot, ka kohe deri ne 21 korrik.
Mjer ne per kta hajdut qe na ka ren per pjes mjer ne qe do vazhdojn brezat pasardhes me vujt oooo popull hajde coemi ti detyrojm te may dhe te djatht patriot eshte e ardhmja shqipris o pupull
qe ru leshene dore reforme ketyre maskarenjeve, eshte si ti varesh ujkut melcite ne qafe , ketyre u erdhi veza ne bythe dhe nuk po dine ku ta bejne…..them se do ta bejne ne burge se atje eshte fole e peshtatshme per keta zogje kurvash.
O Salih, O Bash, etj…mos luani rolin e budallait, e shihni se ju ka ardh fundi. Do jepni llogari para Popullit Shqiptar per te gjitha Grabitjet, shkaterrimet, shitjet e detit, Gerdecin, Rrugen e Kombit, Piramidat e famshme, (me te cilat I late njerezit pa shtepi, sepse Shkelzeni I babit duhet te gezonte me lojra, fikshezjarre, duke festuar ditelindjen e Kar Mines, mbi 100 mije Euro) shpenzime, vrasjet e famshme, te Olldashit, Trebickes, Tan Hoxhes, Bankjerit,…etj.etj,etj.etjeeeeera), shitjen e naftes Sllobodanit, kur Serbia ishte ne Embargo, e sa tendera, sa KONCESIONE keni bere, kur paraja derdhet lume e ju vijne pa u lodhur ne shtepi? Kesaj I trembeni ju ore DELENXHI, me vjen keq qe ju bashkohen disa qe skane te bejne asgje me keto, e shkojne si delja mbas kopese…
O POPULL, me 21 Korrik bashkohuni si nje grusht I vetem, shkoni ne KUVEND e cirrjani masken ketyre kriminieleve hajduteve te cilet nuk mendojne per JU, Por per vete nga mengjezi deri ne darke. Zoti vonon O SALIH por nuk Harron. Cdo gje qe keni bere mbas qafe e keni….
Me thoni se nuk ngjajne me Ramiz Aline e vitit 1991?
Keta jane kanceri i Shqiperise bashke me rilindjen.PD flet per sovranitet kush Sali kerma qe shiti detin vodhi banken vodhi shqiperine me 97 hodhi ne ere gerdecin u ka vjedhur pronat Shqiptareve ne gjirin e lajzit vrasje Te panumerta .Pd ka vdekur Kane ngelur vetem disa kufoma si puna e Sales qe perpiqet Te shpetoje familjen e tij me cdo cmim.Duhet revolucion zoterinj nuk mund te vazhdohet me idene hajt ti lutemi Sales qe Te kaloje reformen dhe ne Shpetuam.Kjo eshte genjeshtra e rradhes.
A thua do te miratohej Reforma ne drejtesi nqse nuk do kishte fuqi prapavepruese.
Besoj se po 100%
Flasin per sovranitet Talibanet qe cenuan sovranitetin territorial the ujor te Shqiperise?
Duhet te miratohet the Reforma ne Politike.
President , Kryeminester, minister jo me shume se 2 mandate
Parlamenti 100 ose me pak Depuet jo me shume se 3 mandate
te gjithe te monitoruar nga nderkombetaret.
Shqiperia do jete pjese e European Union pra humbet sovraniteti
Te kishte Sierra Leone ne kufij vendin e kultures boterore do e shikoje ty zoti Imam Pellazgu.
Nuk u bete qecnuk u bete “njerez”hipokrite te ashtuquajture Shqipetare por me identitet Osmane.
Tremije vjet skllav I Romes, Bezantit, Turqise dhe tani Amerikes.
Po kur e krahason veten me njrez me gjyre tjeter por me me dinjitet, nder, histori.
Per here te pare ne jeten time mbeshtes S. Berrishen. Ai ka plotesisht te drejte. Njerezit mendojne se ai ka frike nga reforma e drejtesise, por kjo po ta krahasosh me humbjen e sovranitetit te vendit eshte e parendesishme. Reforma duhet te jete shqiptare dhe duhet te drejtohet nga institucionet shqiptare. Shqiperia nuk eshte protektorat, por eshte vend i pavarur. Ata deputet qe e votojne kete duhet ta dine se shkelin hapur kushteteuten dhe duhet te pergjigjen rende per kete. Me qe ra fjala, c’ben gjykata kushtetuese per nje veprim te tille dhe pse duhet te existoje ajo ne qofte se nuk mbron atdheun nga humbja e pavaresise. Para kujt do te pergjigjen keto institucione te huaja. Do me thene nuk do te kete me parlament, president, gjykate kushtetuese. Shqipetaret do te survejohen nga jashte, do te ndiqen per mendimet e tyre nga jashte, denimet do ti kryejne jashte, nuk do te bejne asgje dot pa miratimin e jashtem, deputeted do te caktohen nga jashte dhe roli i parlamentit do jete me i vogel se i nje keshill lagjeje. Kush ka mend e kupton se s,do te kete me Shqiperi. Urrejtja per Berishen, Meten e co. ua ka erresuar gjykimin shume njerezve sa pranojne shitjen e vendit. Ata, ne qofte se kane gjynahe, le te gjehet menyre tjeter, por jo shitja e Vendit. Une gjithmone kam mbeshtetur Partine Socialiste, por ne se ajo e miraton kete pushtim, ajo do te quhet partia e Tradhetise Kombetare. Ne PS ka mijra njerez te zgjuar e te civilizuar qe e kuptojne kete ,por heshtin se e lidhin kete problem vetem me Berishen e te tjere, por harrojne se gjema e madhe po u vjen nga ata qe kane ne udheheqje, nga “uniteti” i tyre fallco dhe per interesa vetjake. Drafti i reformes duhet te behet nga institucionet shqiptare dhe me qe parlamenti yne nuk eshte i afte ta kuptoje kete ,reforma duhet te kaloje ne referendum. Eshte nje ligj i rendesishem me fuqi kushtetuese dhe duhet te votohet nga populli shqiptar. PS i ngjan prap PPSH ku zoteron fryma e njeshit, duhet te behet e hapur dhe te mbizoteroj demokracia dhe jo autokracia. Ndersa PD duhet te jete e sinqerte, mos te luftoje per te mbrojtur interesat vetjake, sepse ky nuk eshte problem partie, por Shqiperie. Ajo duhet te ulet sinqerisht me poziten dhe mos te flasin fjale ne ere qe edhe femijet e vegjel nuk i besojne. E dine te gjithe se sa keq ajo ka punuar dhe pikerisht per kete ajo duhet te ndryshoje qe te rigjeje vetvehten.