Reagon edhe BE: Keqardhje që PD refuzoi kompromisin

13 Korrik 2016, 18:03Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar me një komunikatë për mediat pas deklaratës së bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me propozimin më të fundit të ndërkombëtarëve për arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë.

Në komunikatën e zyrës së BE-së shprehet keqardhje për refuzimin e këtij propozimi nga lidershipi i PD-së.

Deklarata

Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues.

Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv.

Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.

5 komente në “Reagon edhe BE: Keqardhje që PD refuzoi kompromisin”

  1. LORA says:

    Zonja Romana Vllahutin,jeni dukr negocuar me kusare,bandite dhe antishqiptare,,,,,perkunder vullnetit te mbi 90% te shqiptareve.Per pasoje , po beheni karagjoze.
    Tung.

  2. nord.al says:

    Poshte imperialistet Amerikan dhe Europian! Rrofte Partia Domokratikase!

  3. vito says:

    Berisha fton Fazllicin ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare,Basha i fal detin Jon Greqise. Por ama nqs SHBA-BE behen arbitra ne luften kunder korrupsionit kjo eshte shkelje e sovranitetit te vendit.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Une ndjehj keqardhje per BE-ne !
    Nuk besoj se ka parti te djathte ne BE,te komanduar nga komunistet.
    Mungesa e kompromisit,nga komunistit qe ka kapur peng PD-ne,bashke me kryetarin e saj formal,nuk habit asnje ne Shqiperi.
    SHBA & BE,duhet te korigjojne nje gabim qe kane kohe qe e kane “nenvletesuar”,largimin nga skena politike e Sali Berishes,pastaj te fillojne nga reforma ne drejtesi.
    Me Sali Berishen,nuk ka konsensus,ne keto momente eshte e gabuar ti kerkosh partive politike,te te dy kraheve ,konsensus !
    Kujtoni Rambujen,qendrimin kunder te komunistit Berisha !
    Pranoni Shqiperine me te drejta jo te plota ne BE,per te miren e popullit shqiptar dhe hap pas hapi,aprovoni reforme ne drejtesi.

  5. DETARI @ says:

    moj bukuroshe !
    nuk ben vaki te bjen dakord kriminelet per firmosjen me burgim te perjetshem per veten e tyre !
    mos u lodhni kot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje