Basha i përgjigjet ambasadorit Lu: Pse s'mund të kenë rol ndërkombëtarët

13 Korrik 2016, 14:59Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se propozimi i ri i partisë që ai drejton ka në thelb Komisionin e Venecias, pa asnjë kërkesë shtesë dhe shtoi se nuk dëshiron që faktori ndërkombëtar të ketë kompetenca kushtetuese.

“Në këtë propozim inkorporojmë 95% të propozimit hibrid të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. PD-ja jo se nuk ka besim ndaj faktorit ndërkombëtar, pasi e kemi thënë që nuk do të ketë votë pa Komision Ndërkombëtar Monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese. Nëse diçka nuk shkon mirë, ku do e drejtojë gishtin qytetari shqiptar: te kryeministri i Finlandës? Ne duam monitorimin më të fuqishëm, por jo ndërtimin e perdeve”, tha Basha para mediave.

“Konfirmoj se PD-ja e konsideron propozimin hibrid si një hap drejt marrëveshjes. Konfirmoj vullnetin e PD-së për të arritur një marrëveshje sa më shpejt. Vullneti ynë është që reforma që të votohet pa vonesë, pasi është kthyer në një alibi për Edi Ramën për krimin dhe korrupsionin që është ulur këmbëkryq në aeroporte dhe banka”, shtoi ai.

Në lidhje me Donald Lu, i cili shprehu zhgënjimin e tij për propozimin e demokratëve, Basha tha: “Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Unë besoj në një vend proamerikan. Miqtë flasin hapur me njëri-tjetrin, si kur bien dakord dhe po ashtu kur nuk bien dakord“.

5 komente në “Basha i përgjigjet ambasadorit Lu: Pse s’mund të kenë rol ndërkombëtarët”

  1. Ilir says:

    Ky Lu po e ben veten dhe Ameriken qesharake, kurre nuk eshte pare nje ambasador amerikan te shkoje si lypsar me dhjetra here ne dere te Berishes, Bashes dhe Metes! Amerika e ka fuqine qe ti shkrije fare politikanet qe e kundershtojne edhe ne shtete shume te fuqishme e jo me ne nje cope shtet te mbaruar me tre milion dele si Shqiperia!
    Turp i madh per Ameriken te katandise ne kete derexhe! Kur te flet dhe te paralajmeron Amerika, tundet vendi!

    1. Albatros says:

      Njerez si ty jane arsyeja pse katandisi Shqiperia koloni dhe republike bananeje.Trashetare te ndyre dhe sherbetor te te huajve.Ju shofte fara ju dhe amerikes putane

  2. miri shkodra says:

    He zoti Lu, a don me per Partine Demokratike?

  3. Nuk ngele ti me i dhen mend amerikes mos bo rolin e budallait sikur skupton por jepi drejtim ose mos na detyro ne si popull me te flliq para selis se PD

  4. vito says:

    Nqs ky qytetari shqiptar eshte Berisha apo Basha dhe dicka shkon keq per te, ku do ta drejtoje gishtin? I duhet ta drejtoje gishtin patjeter diku se eshte e pamundur qe te jete i fajshem per vrasje e vjedhje. Fajin e kane te tjeret qe duan ta denojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje