Rio de Janeiro përgatitet të rpesë Lojërat Olimpike për një muaj, por në qytetin brazilin problemet s’kanë të mbaruar.
Veç problemeve të bandave të drogës, hajdutëve dhe pisllëkut, ja ku vjen një pamje tejet ironike.
Vetëm 750 metra larg stadiumit të rikonstruktuar Maracana, është lagjia më e ndyrë në Rio e quajtur Mangueira.
Stadiumi kushtoi 500 milionë dollarë, por në Mangueira ende vuajnë mungesën e ujit, varfërinë dhe pisllëkun.
Prostitucioni dhe droga janë gjëra normale në këtë lagje e cila është më e varfra në Rio de Janeiro.