Në Shqipëri duhet të punosh 330 orë për të blerë një iPhonë 6. Në Zvicër... 20

15 Korrik 2016, 19:17Sociale TEMA

Sa orë duhet të punosh për të blerë një iPhone të ri?

Ndryshon në mënyrë dramatike nëpër botë, duke reflektuar diferencat në produktivitet dhe fuqinë blerëse.

Sipas një raporti nga UBS, që synon të masë mirëqenien duke vlerësuar se sa minuta punonjësit në shtete të ndryshme duhet të punojnë për të përballuar një iphone, njëBig Mac, një kg bukë apo një kg oriz, një punonjës mesatar në Nju Jork ose në Zyrih duhet të punojë tre ditë për të blerë një iPhone 6.

Në Kiev, në kontrast do të duhen 13 javë (ose 627 orë) për të blerë të njëjtin telefon.

Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, por sipas përllogaritjeve të Monitor, për të blerë një iPhone 6, që kushton 95 mijë lekë (770 dollarë me kursin aktual të këmbimit) do të duhen mesatarisht rreth 330 orë pune, raporton Monitor (paga mesatare në vend është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas kodit të  punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë. Një iphone 6 kushton në Shqipëri 95 mijë lekë, apo rreth 770 dollarë).

Me kaq orë pune që duhen për të blerë një iphone, Shqipëria renditet në listën e shteteve që duhet të “djersinë” 41 ditë për të pasur një smartphone luksi.

Sa kushton të blesh një hamburger

Raporti tregon se në Kenia do të duhet tre orë punë të blesh një hamburger Big Mac, ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të duhen vetëm dhjetë minuta. Duhen vetëm pesë minuta punë për të blerë një kilogram oriz në Zyrih, ndërsa në Nairobi do të duhen 62 minuta.

Diferenca të tilla tregojnë ndryshimet në fuqinë blerëse, produktivitet dhe koston lokale të produkteve.

Për të krahasuar qytetet në mënyrë efektive, të gjitha çmimet janë konvertuar nga monedha lokale në dollarë amerikanë.

5 komente në “Në Shqipëri duhet të punosh 330 orë për të blerë një iPhonë 6. Në Zvicër… 20”

  1. fieraku4u says:

    PO A KENI PYETUR NDONJEHER SE SA KUSHTON QERAJA E SHTEPISE NE AMERIKE, INSHURANCAT MJEKSORE, INSHURANCE MAKINE, TAKSAT E LARTA, CERDHJA, KOPSHTI PER FEMIJE, DHE SHKOLLAT E LARTA.

    MOS SHKRUANI KOT BUDALLIQE KUR NUK E DINI KOSTON E JETESES NE NJE VEND TJETER. SE AI QE JETON NE AMERIKE, DHE PAGUHET $11 ORA DHE TE PAGUAJ TAKSAT, DHE PAGUAN QERAN E SHTEPISE $1,800 NE MUAJ. NUK I DALIN AQ LEKE PER TE NGRENE BUKE E JO ME TE BLEJ IPHONE 6.

    UN KAM QENE NE AMERIKE, DHE E KAM PARE SE SI SHQIPTARVE JU HAPET FARFALLA NGA PUNA. PUNOJN NGA 2 OSE 3 PUN QE TE MBIJETOJN.

    PO RRINI URTE NE SHQIPERI, DHE THUANI FALEMINDERIT XHAXHI ENVER, QE JU BERE ME SHTEPI TE GJITHVE.

  2. Fotaq says:

    Ne Greqi e mer iphonin pa punuar fare

  3. Fjala shqipe says:

    Pse duhet te blesh iPhone?
    Bli telefone te thjesht dhe te lire

  4. nina says:

    Shume te drejte ka djali qe ka folur per Ameriken… mos ti bejne reklama koti ammerikes
    . per gjendjen financiare dhe jetesen e njeriut aty.. aty duhet te punosh nonstop pa te shohesh pak drit ne fund te tunelit…. po leshtu edhe ne vendet perendimore ne EU, ketu jeta asht njemij here me e mire jeta nga Amerika.. dhe kete e tregojne jetesa e njerzve… ku ka plot ndihma sociale nga shtetet dhe pune ka per ata qe punojne dhe qe duan te punojne.. por jo si ne Amerike.. kot nuk thohet , nese do te jetosh jeto ne EU… po njerzit ne Shqiperi nuk njohin asgje, vetem degjojne prrallat e tjerve qe arrijne pasurin me pislleqe, por edhe te atyre qe punojne 24 ore pa pushim, por qe nuk tregojne heqjet e tyre, se ju vjen turp… pra me mire se Shqiperia, se vendi yt, nuk te behet mire vendi tjeter.. aty je gjithmon kokposht, i huaj.. dhe nuk ke kuurrr krenari.. duhet te japesh shuum pa te jetosh ne vendet tjera.. pa marr parasysh.. po me e lehte eshte jeta ne EU.. ku sheh pak te mira.. nese smuresh, nese je invalid, nese ke femije, ne shkollim dhe cdo gje sociale. Amerika ka shuuum veshtiresi.. qe po nuk punove je i vdekur.. prandaj rrini ne Shqiperi sesa ne Amerik…

  5. antropologu says:

    330 ore pune dhe te rrish edhe 2 muaj pa buke… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje