VIDEO/ Aksident tek zona e “Brrylit”, 19- vjeçarja përplas kalimtarin në vijat e bardha

15 Korrik 2016, 12:01Kronika TEMA

Një aksident u shënua rreth orës 10:45 minuta në kryeqytet, në zonën e njohur si “Brryli”.

Policia e Tiranës sqaron se një automjet tip “Smart” me targa AA 433 LE ka aksidentuar një 65 vjeçar i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, një 19 vjeçare.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se i moshuari po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe semafori lejonte lëvizjen e kalimtarëve.

4 komente në “VIDEO/ Aksident tek zona e “Brrylit”, 19- vjeçarja përplas kalimtarin në vijat e bardha”

  1. Korabi says:

    Po ne Shqiperi shoferet nuk e dine kuptimin e vijave te bardha, madje as rrethrrotullimin nuk e kane kuptuar si funksionon. Te gjithe mendojne se prioritetin e ka ai qe eshte jashte rrethit. Ne shqiperi ka vetem nje zgjidhje, te ri merren ne provim teorik te gjithe ata qe kane patente, sepse pjesa derrmuese nuk e njohin kodin.

    1. ??? says:

      Vetem ne Shqiperi dhe Itali sheh vija te bardha dhe semafor! Si te veproj une kur semafori eshte jeshil per makinen dhe ka dhe vija te bardha? Tek semafori duhet te kete dy vija paralele dhe aty ku nuk ka semafor duhen vijat e bardha perpendikulare. Katunare!

      1. Rajub says:

        Shume e drejte ku ka vija te bardha prioritrti eshte gjithmon i kembesoreve dhe mjetet jane te detyruara te ndalojne nuk ka kuptim edhe semafor edhe vija te bardha

  2. Qyretari says:

    Futini ne burg kto baxhellat ne timon se e kane mendjen te celulari duan dhe makine kto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje