Pas propozimit të ambasadorit amerikan, Donald Lu për një tjetër takim mes shefit të qeverisë dhe liderit të opozitës, këtë të shtunë kryeministri Rama i ka dërguar një letër Lulzim Bashës.
Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme të Reformës në Drejtësi duke u shprehur se është i gatshëm të mbeshtesë çdo propozim të opozitës për Reformën në Drejtësi, mjafton që të pranohet nga SHBA dhe BE.