Blendi Fevziu shkruan se me veprimin e djeshëm, Ilir Meta ka rihyrë fuqishëm në lojë, pasi ishte shmangur nga ndërkombëtarët për reformën në drejtësi.
Por ndërkohë, sipas tij, nuk do të kemi qeveri teknike, pasi Rama mund t’i sigurojë 71 vota dh eta çojë vendin në zgjedhje me qeverinë e vet.
Ja çfarë shkruan ai:
Ilir Meta konfirmoi atë që flitet prej javësh në Tiranën politike informale. Koalicioni i majtë, ai mes PS dhe LSI, i formuar jo pa zhurmë dhe habi mediatike në një ditë gënjështrash, më 1 Prill 2013, ka rënë. Shumë vetë e kanë paralajmëruar meditikisht këtë që ndodhi sot. Ka pasur mjaft komentatorë që kanë parashikuar edhe atë që pritet të ndodhë nesër dhe dy javët në vijim. Edhe pse në shtyp e kanë konsideruar si presion të Metës ndaj Ramës për të marrë më shumë mbështetje brenda koalicionit, në realitet duket se ndodhi pikërisht ajo që Meta kishte artikuluar me qetësi.
Një thyerje mes të dyve, që ende nuk ështe qartë nëse e ka bazën tek reforma në drejtësi apo shumë më gjerë se sa kaq.
Tek ideja e një marrëveshje mes dy personash që asnjëherë në këto 17 vite nuk kanë besuar dhe as pëlqyer njëri – tjetrin.
Në fakt, ajo që pritet të ndodhë ndahet në dy pjesë.
E para reforma në drejtësi!
E dyta, marëdhënia PS – LSI.
Jo detyrimisht të dyja kanë lidhje me njëra – tjetrën.
E para ngjan më e thjeshtë. LSI është konsideruar në media si një forcë që pengon reformën edhe pse Meta gjithnjë është shprehur publikisht pro saj.
Eshtë folur për një marrëveshje të fshehtë me PD dhe një garanci që Meta ka dhënë se nuk do të votojë asnjë reformë ku nuk përfshihet edhe PD. Por duket se kanë qenë ndërkombëtarët ata që nuk e kanë llogaritur shumë Metën. Arsyet i dinë vetëm ata.
Në vizitat ekskluzive në Tiranë Nuland ka takuar Ramën e Bashën, por jo Metën.
Në fakt brenda mazhorancës Meta ka qenë garant i 71 votave, por ai nuk është konsideruar si i tillë. As nuk është dëgjuar për mendimin që ka. Edhe Kerri e shmangu një takim me të. Megjithëse reforma është një reformë parlamentare.
Pardje, Lu ishte edhe më konkret. Ai u bëri thirrje Ramës e Bashës të takohen e të gjejnë zgjidhje për reformën, por Metën as e zuri në gojë.
Nuk është çudi që e gjitha kjo, bashkë me deklaratat që edhe mazhoranca bënte tek ndërkombëtarët se reforma pengohej nga Meta të kenë provokuar zemërimin e këtij të fundit. Meta ka vendosur të mbyllet edhe ai në dhomën ku figurativisht do mbyllej Rama me Bashën dhe ka bërë thirrje që reforma të kalojë. S’ka dhënë asnjë shpjegim si dhe me çfarë kushtesh, por ka deklaruar prerë që do jetë edhe ai aty me PO – në e tij.
Duket se ja ka arritur sepse Lu dhe Vlahutin i janë përgjigjur direkt pozitivisht. Pra Meta ka rihyrë në lojë.
E dyta është raporti brenda mazhorancës.
Meta ka përdorur formulën “edhe edhe” në fjalën e tij. Ai është shprehur, që edhe nëse kalon reforma, edhe nëse ajo dështon, vendi duhet të ndërtojë një qeveri të re. Një Qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet. Burime zyrtare brenda LSI i kanë thënë opinion.al se Meta parashikon tërheqjen e të gjithë ministrave dhe figurave politike nga qeveria, rrëzimin e saj dhe ndërtimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje të paakohshme brenda një kohe shumë të shkurtër. LSI beson se vendi nuk ka kohë për reformën elektorale dhe votimin elektronik dhe si garanci e vetme për opozitën që zgjedhjet do të jenë pa influencë politike, është një qeveri pa përfshirjen e PS, PD dhe LSI. Pra një qeveri tranzitore me mandat përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve. Kjo formulë shtë e ndryshme nga ajo që flitej në forumet informale politike të Tiranës, ku shihej një bashkim i votave të LSI dhe PD për të rrëzuar Ramën. Ky version ishte i vështirë sepse PD nuk mund të mbështeste një aksion të tillë që mund të viktimizonte Ramën dhe ti jepte përgjegjësinë e qeverisjes një vjeçare PD, pa pasur mundësi të zbatonte programin e saj. Ky do ishte një gabim fatal i PD. Por bashkimi i votave për një qeveri teknike, është ekzakt ajo që vetë Basha ka kërkuar në 6 muajt e fundit.
Në këtë aksion LSI dhe PD mund t’i bashkonin votat pa asnjë problem. Dhe me gjasë, ka pasur edhe negociata konkrete në këtë drejtim.
Pritet që Meta të veprojë konkretisht në javën që vjen, deri në datën 28 Korrik. Edhe në këtë veprim ai duket një hap përpara të tjerëve.
Ndërkohë burime brenda PS i thanë Opinion.al se Meta nuk synon zgjedhjet e parakohshme, por kërcënon me to, për të arritur një marrëveshje riformatimi të qeverisë. Burime të PS, shprehen se Rama ka arritur të sigurojë 71 vota, të cilat më shumë se sa për të mbajtur atë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, do të shërbejnë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme pa një qeveri teknike. Pra thënë ndryshe, Rama kërkon 71 vota për të rrëzuar qeverinë dhe për ta çuar vendin në zgjedje të parakohshme me këtë qeveri dhe me të në krye të saj. Burime të sigurta i kanë thënë opinion.al se PS ka nisur negociatat me Blushin që ka 3 vota dhe me emra konkretë brenda opozitës për të siguruar votat e mundshme. Edhe pse PS deklaron se i ka votat, kjo duket e vështirë në kushtet kur edhe dy deputetë të saj, Kosta dhe Shehu i janë bashkuar Koço Kokëdhimës që është aktiv kundër vijimit të qeverisë në këto kushte që është.
pjeserisht e sakte.
Te gjithe analizojne bejne arithmetike etj. Por asnje nuk flet per Mafien! Mafien qe ka mberthyer Shqiperine ,Partite PD dhe LSI! PS dhe te gjitha partite e vogla qe nga Kreshniku e me rradhe! Asnje nuk fle t per Mafien ne Media per mercenaret e shitur! Ketu nuk behet fjale qe Meta “hyri ne loje’! Ketu behet fjale se si mund te jete kryetar parlamenti Ilir Meta?! Si mund te jete kryetar i PD Lul Basha?! Si mund te pyetet Sal krimineli per reformen! Meta zuri ne goje burgun! Pra burgu eshte problemi,prandaj s’ka mundesi qe kandidatet per burg te votojne reformen! Kjo qe po ndodh eshte tragji-komedi shqiptare e luajtur me nderkombetare dhe Mafie! Dy fytyresia e ketyre mafiozeve dhe besimi i nderkombetareve tek keta te ben te mendosh qe Shqiperia eshte e tradhetuar! Eshte e tradhetuar dhe Princ Vidi eshte ne prag te deres! Behet fjale per burg per ata qe kane vjedhur e vrare qe e kane trajtuar kete popull si dele ?! Si mundet qe, Fevziu te jape opinion per Meten, kur Blendi eshte maskarai i fundit qe duhet te flase!
Nuk mund te flasin kurvat per paligjshmerine e bordellos. Ato mbijetojne ne saje te kurvareve.
bravo, kjo eshte fryma dhe llogjika, pa urrejtje vetem e sakte….nuk e di se kush je, por meriton nje bravo te madhe
Po cfare rihyri ne loje fuqishem I.Meta,pse ti je ortak me te tek plusi,apo pse ti akoma nuk ke dhene pergjigje per vrasjen e gjygjtarit ne vlore,populli e di shume mire se sa shume keni hyre ju ne zullum.Prandaj leni profecite se do vije nje moment qe nuk do tju bejne fajde as milionat Euro qe keni bere qe e dini ju shume mire si i keni bere.Amerika i ka te gjtha letrat tuaja te kopsitura dhe heret a vone ju jeni objekt hetimi dhe gjykimi,prandaj gjeni ndonje varke shpetimi se kohrat po levizin shume shpejt jo ne favorin tuaj.
Koha është e shqiptarëve.
Ora e së vërtetës po troket
Loja eshte rama meta dhe meta berisha.
Zoti Fevziu, kjo shmangje e Metes nga nderkombeyaret nuk eshte e rastesishme. Fytyra e erret e tij dje thoshte shume
Po pse duhet varur shpresa dhe liria ne duart e ketij sharlatani, hajduti, kush eshte ky, zotria ka vjedh dhe ka shperdoruar sa i ka dash qefi, ne burg e ka vendin, shikoni vilen ne Lalez, besoj se as Bushi dhe presidentet e tjere nuk e kane bere ate vile ne ato vite,dhe shume e shume te tjera me , me cfare, me leket dhe gjakun e ketij populli qe i genjen me nje thes miell, turp turp per ata qe e mbeshtesin kete te pafytyre, dhe ky i gjati te mos bjere ne batakun e ketyre, doli dje ne konference a thua se vetem ky do e shpetoje kete popull, u rafte ne koke dhe atje ku u dhemb me shume ketyre hajduteve, po punojme ne emigracon kemi 20 vite dhe nuk i kemi vene ato leke , keta e gjeten, o burra te vjedhim sa me shume, ti vene anash Enverit, qe vetem luften e klasave e kishte te keqe, po cdo gje tjeter ishte per se mbari,
Ora e së vërtetës po troket për shqiptarët
Ilir Meta eshte nje hajdut. nje dredharak. nje dolloverezhi. qe burgu e pret. ku i mori I M gjithe ata para qe ka bere nje vile ne gjirin e lalsit qe edhe Berluskoni nuk e ka. dhe shume pasuri te tjera qe duan dite tja numroshe. ku njeri vrapon pas pushtetit, mbas paras, prandej une i beje thirrje Popullit qe diten e ejte ne oren 9 te mengjesit poplli shqitar imadhe e ivogel te rrethoje Parlamentin dhe te 140 deputetet qe jane brenda te mose lejohen te dalin pa u miratu reforma dhe ata qe votojn kundur te DIGJEN
Rama ska Perse te trembet ndaj ketyre plerave qe nuk meritojn te jen shqiptar por vetem hajdutet e shqipris.