Anti­-vetingistёt dhe gylenistёt, strukturat paralele tё shtetit në Shqipëri. Ata i kemi në çdo institucion

19 Korrik 2016, 09:34Politika TEMA

Nga Ermir Gjinishi

Që në këtë vend me afro 25 vite demokraci shumë gjëra as që nuk i afrohen demokracive, kjo fatkeqësisht nuk është ndonjë surprizë e madhe, sepse ata që e quanin botën e lirë kapitalizëm gjakatar, shtypës e barbarë, i zgjodhën të jenë në krye të demokracisë, jo për të lëpirë atë që pështynë, por të pështyrë atë që erdhi.

Që në këtë vend disa njerëz që ҫirreshin në fillimviteve 90 për Amerikën dhe Europën (që të na bindnin se nuk janë më ata të djeshmit), tani në histeri i quajnë përfaqësuesit e tyre kinezë, putana, të korruptuar ..etj, përsëri nuk surprizon askënd.

Nuk janë bllokmenë. Janë po të njejtit servilë sahanlëpirës, spiunë, shërbëtorë dhe bashkëpunëtorë të zellshëm të diktaturës së errët, që kanë ndryshuar vetëm lukun, jo shpirtin katran e të fëlliqur, të ngjyer e zhgërryer nga krimet makabre. Janë ata që e kanë gjumin e trazuar nga ëndërrat e viktimave të tyre të cilët tmerrohen kur i buzëqeshin, drithërohen kur i qortojnë, djersiten kur i përkëdhelin, zgjohen plot ankth kur i prekin…. Dhe sapo zgjohen, sërish i njejti avaz, na hakërrehen, na dhunojnë, na poshtërojnë, na vjedhin, na vrasin… me shpresën se kështu mund të shpëtojnë. Ёshtë e vetmja shpresë që u ka mbetur.

Dhimbshëm them: na e bëjnë mirë. E kemi pak. Kur sytë verbohen dhe veshët shurdhohen e keqja të mbyt me ëmbëlsi… pa e ndierë, të ligështon gëzueshëm, të bastis dinjitetin në kërshëri, ta gris shpirtin me orgazëm urrejtjeje, të grabit lirinë me tesër partie, ta merr jetën me ‘heroizëm nacionalist’. Kjo është anestezia e krimit, që hipnotizon ҫdo realitet me marifetet hileqare: pushtet, para dhe media.

Ne nuk jemi më pak se francezët, anglezët, amerikanët, turqit, grekët, francezët.., sepse jemi njerëz si ata, pavarësisht se historia na ka dhënë goxha shuplaka, më shumë se një milionët e rilindjes. Ta themi troҫ, mos hiqemi sikur s’kuptojmë. Kemi dashur vetë kështu, i kemi lejuar, dhe mirë na e kanë bërë. Kur fajet i kërkon tek të tjerët, nuk ke bërë asnjë, vetëm sa i ke shtuar një tjetër gabim ҫarҫafit të paaftësisë tënde.

Shpeshherë heshtja është ajo që e vret njeriun dhe e fajëson në përjetësi.

E ngushëlloj me vete avokat Ngjelën, kur ҫdo ditë na kujton miqësinë dhe interesat e përbashkëta me SHBA-në dhe BE­në, i zhgënjyer nga paaftësia për t’i bërë gjërat vetë, i frikësuar, mbase dhe ata do të lodhen një ditë me ne.

E mirëkuptoj Lubonjën (që të gjithë politikanët dhe soji i tyre e duan në krah por me një kusht, ta korruptojnë më parë) në ҫdo shpërthim të tijin, sepse është vetvetja, pronar i vetëm i lirisë së tij, mjerisht nga të paktit opinionistë bio. Ja di mirë vlerën asaj të shkrete liri, prandaj se shiti dhe atëherë kur shumica e këtyre politikanëve zbrisnin nga shpellat dhe mbanin rradhë për t’a këmbyer ‘me krenari’ në sportelet e nomenklaturës së vjetër.

Shumica e politikanëve tanë nuk mund të dalin mbi vetveten për një interes kaq të madh të shqiptarëve, sepse nuk kanë vetvete. Nuk kanë qenë asnjëherë vetja e tyre. Por ҫ’të keqe ka fundja, kur ke miq që bashkohen me interesat e tua, që të duan edhe kur se meriton. Kjo miqësi nuk ka pse na turpëron deri në ata pikë sa të pranojmë mizerabilitetin tonë politik në utopinë e një ndryshimi nga vetë ne. Në këtë rast e rëndësishme është ҫfarë, jo kush.

Optimist i pandreqshëm, më thonte dikur një miku im, kur ndanim bashkën shpresën se ky vend do të bëhet. Unë vazhdoj të jem po aq optimist miku im. Ҫështja është shumë e thjeshtë, nëse di të zgjedhësh midis “të jesh apo të kesh”.

Anti­vetingu është vetëm simbolika e refuzimit të diҫkaje më të rëndë, dhe frika e korrupsionit apo krimit të organizuar është pjesa më e papërfillshme e tij. Anti­vetingistët, në fakt po i bëjnë një nder të gjithë atyre që ende nuk e kanë kuptuar/pranuar se ҫ’ka ndodhur me këtë vend këto 25 vite. Përtej hipokrizisë politike, të fshehur mjeshtërisht nga make­up­et mediatike, të gjithë shqiptarët janë në një anë me SHBA dhe BE, kështu që anti­vetingistët nuk mund të përfaqësojnë më tej aspiratat e popullit shqiptar.

Refuzimi ndaj SHBA­së dhe BE­së ishte vija e kuqe që i ndan me shqiptarët. Ky është thelbi i problemit. Anti­vetingistët janë rreshtuar në anë të kundërt të interesave të mëdha gjeopolitike, të cilat fatmirësisht përkojnë me ato të shqiptarëve.

Nuk po zgjatem më tej me Fazlliҫë e Arkanë, të cilët nuk e rrezikuan asnjëherë sovranitetin tonë, që tani po na ‘rrezikohet’ nga SHBA dhe BE. Idiotësira perverse. As me influencën e shërbimeve anti­perëndimore në politikën shqiptare.

Nuk ka mbetur asgjë për t’u thënë. Gjërat janë të qarta.

Megjithëse bota e krimit dhe korrupsionit të kollarisur, me hallin që e ka zënë, duket pararoja anti­vetingiste e anti­perëndimore, në prapavijë janë rreshtuar strukturat paralele të Gylenit. Kjo përbën rrezikun më të madh sepse të gjitha fijet bashkohen në një dorë të fshehtë që i dirigjon. Sipas analistëve të huaj, Shqipëria është vendi më i prekur nga grupimi okult i Gylenit.

Njerëzit e Gylenit, me valixhe në duar, kanë thyer me kohë kangjellat e institucioneve të shtetit dhe janë prezent në PARLAMENT, PARTI POLITIKE, KLD, PROKURORI, GJYKATA, SHISH, MINISTRI, MEDIA, BIZNESE, OJF, RRJETE SOCIALE… etj. A mund të më thotë dikush ҫ’i duhen këto një imami ‘të moderuar’ me katër klasë shkollë?

Justifikimi i disave, se mbështesin Gylenin për shkak të autoritarizmit otoman të Erdoganit, është një farsë e shëmtuar. Fundja përse duhet me patjetër të mbajmë anë prej militanti në një përplasje turqish?

Me gjithë tendencat e shfaqura shpesh nga qeveria turke, njerëzit e Gylenit ja kanë dalë të jenë pararoja e fshehur dhe reale e otomanizimit në Ballkan për një arsye fare të thjeshtë: ata nuk merren me rikonstruksionin e objekteve historike otomane, por me krijimin e njeriut otoman në modelin neo­jeniҫer gylenist. Janë të panumërta shtëpitë që shërbejnë si celula rekrutimi për të rinjtë shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë. Tek ne mendohet të jenë disa qindra. Dora e tyre qëndron pas tendencës për deformimin e historisë dhe simboleve kombëtare. Blogje të panumërta sponsorizohen për të imponuar këto mendësi.

Ёshtë një perandori e fshehur që kapjen e ka talent, dhe ekziston falë strukturave paralele që krijon në institucionet kryesore për të mbrojtur një aktivitet të sofistikuar kriminal, i cili përfshin trafiqe, pastrim parash, evasion fiskal, konҫesione e tendera korruptive, rekrutim.. deri në kapjen e shtetit dhe pikave strategjike të tij.

Në disa gjëra Ballkani ka mbetur po ai i vjetri. Ёshtë interesante sesi hapen disa dyer që komunikojnë në të njejtat korente. Në predikimin e të premtes së kaluar, në një nga xhamitë e Tiranës, imami që njihet nga besimtarët si mbështetës i Gylenit, në predikimin e tij që nuk kishte përkthyes ta zbërthente, tha dicka të pakuptueshme por qartazi: “nëse drejtuesit e shtetit prekin interetesat tona legjitimohet mosbindja ndaj tyre”.

Tezë kryekëput e ISSI­sit. Po ҫ’lidhje ka me ne? Nuk di të them ekzaktësisht në kishte qëllim grushtin e shtetit në Turqi pak orë më pas apo mbështetjen ndaj anti­vetingistëve. Megjithatë, tek të dyja bashkë, gylenistët qëndrojnë më afër se vëllezërit siamezë.

Mjaftoi vetëm pak minuta nga mbrëmja e 15 korrikut të grushtit të shtetit në Turqi që disa media tek ne ta pagëzonin në ekstazë hareje puҫin ushtarak si fundin e pushtetit Erdogan, i cili ishte ‘arratisur’, ndërsa rreth orës 1:15, kur u pa dështimi i tij, lanҫuan idenë se Erdogan mund ta kishte stisur vetë këtë situatë.

A nuk patën mundësi të lexojnë realitetin apo reagimin e popullit turk thua? Të jetë vetëm mungesë profesionalizmi? Edhe në këtë rast ajo pjesë e manipulimit mediatik u fabrikua nga gylenistët dhe rrjetet e tyre sociale, ku më duhet të them, jo për ҫudinë time, se figura të KMSH­ së dhe shkollave turke ishin shumë aktivë. Vetëm mediat e Asadit në Siri dhe general Sisit në Egjipt ishin në të njejtën linjë.

Pavarësisht se ҫ’mendim kanë për sjelljen politike të Erdoganit, dhe në këtë pikë janë plotësisht në lirinë e tyre, në anën e Gylenit rreshtohen vetëm mendësitë anti­vetingiste që i bashkon shteti parallel, jo ai i së drejtës.

Të rreshtohesh në skalierën e Gylenit në këtë rast do të thotë të zgjedhësh Gomorran në vend të Renzit, apo ISIS në vend të humanizmit.

Tani, pas dështimit të grushtit të shtetit Turqi, Shqipëria vendi më i kapur prej tyre, me infrastrukturën të ngritur, rrezikon të jetë objektivi primar i gylenistëve për ngulur rezidendën. Do ishte mirë që në këto ditë të nxehta, sikurse SHBA dhe BE po asiston për ngritjen e një drejtësie të pavarur në funksion të shtetit të sw drejtës, shteti turk të publikonte aktivitetin dhe lidhjet korruptive të gylenistëve në Shqipëri, si dhe strukturat e tyre paralele në institucionet e shtetit tonë.

Sidoqoftë, anti­vetngistët qofshin gylenoviҫ, gylenokov apo gylenistë, janë të gjithë njëlloj, vetëm diҫka kanë në dorë, të bëjnë zgjedhjen e tyre se populli e ka bërë të vetën. Botën e kanë ҫuar përpara idealet kur rreth tyre bashkohen interesat, ndërsa këta, interesat e tyre po na i servirin si ideale. Qesharake, por me kosto nëse ndodh.(Javanews)

41 komente në “Anti­-vetingistёt dhe gylenistёt, strukturat paralele tё shtetit në Shqipëri. Ata i kemi në çdo institucion”

  1. Un dhe pik says:

    Idiot je cfare do qe te thuash .idiot me zile.na qelbet vendin

    1. Celo Mezani says:

      Ermir Gjinishi nuk eshte aspak nje idiot, eshte thjeshte nje maskara i kamufluar mire dhe i zgjuar qe i llogarit mire fjalet qe thote dhe kafshimet qe bene.
      Tani po ben hapur lojen e Erdoganit per te marre mbeshtetjen te forte te tij per karrieren personale.

      Te importosh ne Shqiperi luften Erdogan-Gylen eshte ta futesh Shqiperine ne telashe te kota per gjera qe nuk i hyjne fare ne pune.
      Ata qe veprojne si Gjinishi me e pakta jane ANTI-SHQIPTAR.

      1. avokati says:

        Seç iu lakua emri per nje gje te lige ketij halldupit, edhe jevgu e shkrep ndonjehere.

  2. lani says:

    Ky eshte njeriu me dallkauk qe ka qe ka patur Komuniteti Musliman . Nje njeri pa karakter , dredharak , pervetsues , hipokrit , dmth nje kameleon i vertete . Ne fillim ishte me arabet te cilet te cilet i rropi dhe pastaj ne nje dite te bukur u kthye me Erdoganin . O kohe mashtruesish dhe ky moster gjoja fetar mban kete emer . Tani meqenee financohet nga nga shoqatat e Erdoganit ka filluar qekure nje lufte te paprecedente kunder oerganizates Gylen . Ky kopuk fetar qe kur ishte ne Komunitetin Musliman e hoqen me ceremoni per punet e tij te pista flet e flet me paturpesine me te madhe per te tjeret . U shofte kjo fare e keqe qe vetem teologe nuk e kane emrin . Qente le te lehin karvani shkon perpara .

    1. Gylen=Kolegjet Turke says:

      Ai ka fol aq bukur dhe aq sakte sa ske ci thu. Ti si Gylenist b*the shko hap nje liber dhe mos u merr me llafe rrugesh, sic e keni zakon ju Gylenistet ne Shqiperi qe vini nga fshatrat me te thella te Turqise dhe beheni profesore tek Epoka per 3 vjet me kurs te pershpejtuar si gjykatesit e Sales. Nese je Shqiptar, pika te rafte qe i ke lene ata matrapaze te ta marrin mendjen.

  3. lani says:

    TU THATE GOJA O ERMIR GJINISHI , GJITHE JETEN MBETE SPIUN E MASHTRUES I KALIBRIT BOTEROR . FEJA ISLAME MOS PASTE KURRE PREDIKUES SI PUNA JOTE . ATA QE TE NJOHIN E DINE MIRE SE KUSH JE …..PHUUUUUUUUUUUUUU …….JASHQITJA E INTELEKTUALEVE FETARE .

  4. nik spaho says:

    Pse mor djale kaq urrejtje per zotin Gylen ,ai ka investuar shume ne kete vend prandaj duhet ti jemi mirnjohes ,si atij ashtu edhe gjithe Turqise.

    1. bujka says:

      po zoteri ju mire thoni por nuk i njihni mire gylenistet se edhe ne turqi keshtu filluan dhe ashtu vazhdonin deri ne dite e sotme por eshte mire te mo perkrahen ne shqiperi se edhe neve na perçajne e nuk e kuptojme

  5. Super says:

    Qenka çmend edhe Ermiri.

  6. Shkodrani says:

    “Kak makina e kak shoferi” i thone kesaj. Shqiperia veshtire se shkeputet plotesisht nga rrenjet anadollake te nje vendi i cili rrezaton vecse pisllek ne keto ane te Ballkanit, ne dac Guleni, ne dac Erdogani e cfare do lloj anadollaku qe vjen ne krye te atij vendi. Kjo ka qene historikisht dhe ka per te qene edhe ne te ardhmen kostoja e Shqiperise ne lidhje me parimet e se drejtes, ligjit, rregullave e demokracise. Mendesia anadollake e krejt popullit shqiptar dhe si rrjedhim edhe e drejtuesve te tij vecanerisht na ben qe te perjetojme drama te vazhdueshme te shtetformimit. Duhet rezistence, duhet guxim dhe vetmohim nga ata pak njerez qe realisht shohin me te vertete nga Perendimi i Europes e tutje dhe jo nga Evropa e Perenduar.

  7. Idriz Osman Hasan says:

    O Ermir Gjinishiii, e ke pa surratin ne pasqyre? Je tamam si kopili i monstres Erdogan! Shko merr nje draper ne dore…dhe sulju ‘vellezerve’ te tu turkoshake, sic po bejne mbeshtetesit e monstres Erdogan…per te mbrojtur ‘demokracine’ e shtetit monopartiak per te cilin lufton Erdo. Ti je nje jashteqitje Islame….dhe turpi i muslimaneve te ndershem. Shko lufto ne Turqi kunder Turqve, o kopili i gjakatarit Erdogan!!!

  8. s.h. says:

    Shume drejte dhe sakte ! Nderkohe , ju qe e kritikoni dhe e shani ate , pa asnje argument kundershtues , si anonime, jeni krejtesisht pa vlere dhe te parendesishem…!

    1. Grigor says:

      Ama edhe ti, plot me argumenta ishe! Fillove t’i numuroj argumentat e tu dhe më dolën nja …… zero.
      Ik mor kaqol, që edhe emrin s.h. e ke zgjedhur tamam – sahan …… lëpirës.
      E ka thënë shumë bukur ai komentuesi më lart. Pse importohet konflikti Erdogan-Gulen në Shqipëri. Pse ju plas shqipetareve per Erdoganin dhe Gulenin? Ja, nga trapa si puna jote qe bythen e kane nga Europa dhe koken nga Turqia.
      Ti je nje mbeturine otomane e para 200 vjeteve qe duke jetuar ne zonat e thella te Shqiperise ke mbetur nje derr injoranti qe eshte turp te te thuash shqipetar.
      Mor kafshe prehistorike, po Ismail Qemal ishte deputet ne parlamentin turk dhe I beri naften Turqise per Shqiperine. Po ti ç’ne? Gallof me brire.

  9. Olsi says:

    Kerkoni pak ne Google me: “Ermir Gjinishi” dhe “El Haramein” “Sali Tivari” dhe shikoni se cfare thote Departamenti i Shtetit per kete njeri

  10. alqi says:

    nese keni kuptuar ndonje gje nga ky shkrim me thoni dhe mua ,, une per vete nuk kuptova asgje , realisht e them asgje.se cfare donte te thonte ky njeri ,asnje fjali nuk esht ene coherence. por ne fakt , mire ka bere , ka provuar te shkruaje dicka vari lesht se cfare eshte ,, kuptohet apo jo , kshu eshte kjo gazeta e meros , nuk ngeli njeri pa shkruar, gjyshja ime 90 vjece ka nje artikull per te botuar ,, kete jave do e botoj ketu te tema.

    hajde puc puc gjyrmish , gjyrmysh si e ke ti…cuni kujtimit , nje hajdut me cizme I komunitetit

  11. Arben says:

    Pergezime per analizen. Te kisha degjuar neper TV por qe te ishe kaq i pergatitur, nuk e dija. Urime ! Sa per keta komentues otomane mos u shqetso. Shqiperise sone nuk i kane munguar te paditurit. Te lumte! Kush ka vesh ,,nuk do ishte keq sa nuk eshte vone te degjonte!!!

    1. Grigor says:

      Rrofsh Arben sepse ke nderuar tere Stambollin
      Qe ketej nga xhamija Sulejmanie te urojne shendet o hazreti Arben.
      Edhe hoxhe Qerimi me te cilin flije ne nje krevat te uron dhe e ka marre malli per ty. Kur te vish ne Stamboll mos na harro. Merre dhe Ermirin me vete se hoxha Kasem vdes per te.
      P.S. kush I thote vetes shqipetar duhet t’a lexoje kete mesazh me humor. Turqit le te inatosen, nuk ka problem. Kujt i plasi per turqit?

  12. ed says:

    Qenke nje Nastradin ti……me siguri je spiun i Erdogan diktatorit…..do ta shikojme pak kete me nga afer….edhe pergenjeshtrimet ne Gazeta denohen penalisht.

  13. xyz says:

    Nuk na duhet as Gjyleni e as Erdoleshi. Larg duart nga Shqiperia. Keta vete jane mashat e te tjerve dhe bejn lesh e li nga do qe hedhin rrenjet e tyre si grami…Shteti Shqiptar duhet ti pastroj nga territori Shqiptar, keto organizata qe merren me manipulimin dhe pervetsimin e drejtimit te Shqiptareve drejt humnerave teper te rrezikshme.

  14. J. says:

    Cfare propagande 2 lekeshe!! Te jesh me Ameriken dhe BE por te jesh kunder Gylenit. Po Amerika dhe BE nuk jane kunder Gylenit zoteri por kunder pushteteve qe zgjasin me shume se 20 vjet ( Turqi, Rusi, Kore etj.) dhe qe kthehen natyralishte ne shtete dikatatoriale. Ne cdo vend te botes ka lobime brenda dhe jashte parlamentit ( ne amerike eshte krejte normale) dhe nuk dmth qe kush lobon eshte kriminel. Pa bere avokatin e Gylenit, une di qe shkollat e tij ne shqiperi jane te vetme universitete qe plotesojne standartet EU dhe nuk shesin diploma si behet e ne shtet dhe ne privatet e tjere! Shkrim propagande e ndyre qe as nuk duhej publikuar fare nese autori nuk paraqiste prova per fjalet qe shkruan. Njeri i vogel!

  15. Laicitet & demokraci says:

    Te drejte ka!Shqiperia eshte kthyer ne perandorine ne Ballkan te Fetos..Une nuk mbeshtes as Erdoganin as Gulenin Shqiperia nuk duhet te kete fare lidhje me qarqe te tilla po qe Feto na ka pushtuar duhe ta pranojme …Me vjen keq per gjithe rinine qe i kane bere shplarije truri ne ato shpite te Hizmetit dhe i kane rriturr pa kure fare vlerash …Cdo kush duhet te hapi syte se te rekurutuarit nga ai jane kthyer me mision te vecante te Shqiperi te dhe pse ju duket absurde te merren postet kryesore dhe te kontrollohen ne Feto…kane 25 vjet qe punojne fort per kete dhe eshte hedhur leku i madh duke financuar forca te ndryshme politike dhe projektee….Popullit shqiptare duhet ti hapen syte…se pseudo elita jone ase nuk arrin ta perceptoj e jo me ta kundershtoj levizjen e shtetit paralel ketu ne Shqiperi…

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Ca na the mor ermir
    Ca eshte kjo corbe qe ke bere
    Antivetingiste gyleniste pordhe me rigon
    Presim njehere ta nxjerrin amerikanet nga shtepia e tyre pastaj
    Ne qofte se ke inat shoket e tu se Kane ecur lart kerkoje te vetja
    Patjeter i ke bere padrejtesi vetes tende
    Ngrehu naten FAL 2 rekate dhe lutjuni Zotit te te shoetoje nga padrejtesi qe i ke bere vetes.
    Jo sekam ndonje respekt per ATA qe Jane ne krye te komunitetit qe per komunitetit bejne pak ose aspak dhe sigurohen vetem te dalin ne krah te kryeministrit ne tel .
    Myslymanet Jane me te papune se kurre ne kete qeveri ortodoksish ,qe ti po na predikon se do vetingun.
    Po pak ligje kemi ne more zoteri
    Po ne qevetisemi me vkm jo me ligje.
    Do doja kjo reforme te behej me referendum gjyqtare prokuroret te ishin te gjithe ndetkombetare e t’ ja mertnin hakun ketij populli.

    1. a.f. says:

      Se ku e gjen lidhjen, ky filozofi i komunitetit, ndermjet Gylenisteve dhe anti-vetting-isteve, une per vete nuk e kuptova. Te jete valle edhe ky nje cope mercenar i Erdoganit? Tek e fundit, pse duhet populli shqiptar, te pozicionohet per luften politike qe behet ne Turqi? Kaq shume i interesojne komunitetit musliman punet e brendshme te Turqise? Ky Ermiri, ben mire qe te merret me kontradiktat e komunitetit te vet ne Shqiperi dhe meqe i pelqen Vetting-u, te luftoje pasojat negative qe shkaktohen nga fondamentelizmi islamik ne integrimin e vendit tone ne BE.

  17. krasta says:

    PSE beheni servile kur jeni myslymane
    Kur Zoti ne kuran
    Shume mire na ka thene
    Kriminelet ne krye si sprove UA kam vene?

  18. krasta says:

    PSE beheni servile kur jeni myslymane
    Kur Zoti ne kuran
    Shume mire na ka thene
    Kriminelet ne krye si sprove UA kam vene?

  19. nji kafe me pak te lutem says:

    PO ky karagjoz qe duket si bujar nishani zhunjor nga na doli, ku e psoniset kte moster qesharake qe esht i vjetruar nga trut e kokes dhe therret akoma ujku ujku per sistemin e shkuar, po ai sistem ti qinte robt po te vidhje o kelysh mashtrusi boll se naj shpifet sikur ne nuk kemi jetuar ne at sistem po sikur kemi jetuar ne hen, na flet ky bujari zhunjor,kta birat e kurves qe tashme jan ber rridikyl me mashtrimet e tyre 25 vjeçare po ter kte krim mashtrim degjenerim kurvllik maskarallik tradhti komtare naj pruri ky sistemi jot o kelysh i vogel se me par nuk egzistonin kto koba qe ti naj servir si te trasheguara or mi haleje, dole dhe ti ne sken nuk na mjaftojn bulonjat me shok qe na vjen per te vjell kur i shikojm po na shtohesh dhe ti edepsez ne numrin e mashtrusve dhe hajdutve te veshur me ptkun gjoja te anal istit,ik o karagjoz mo na hap barkun se e kemi per turp tashme tju degjojm ty dhe shoket e tu anal ist palaçot e kti kombi qe nuk paskeni te sosur.

  20. antropologu says:

    Dmth ne Albanistan kemi servile te Gylenit dhe servile te Erdoqenit si autori….. njeri mut e tjetri kak i thone kesaj….

  21. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

    M…t Gyleni e m…t Erdokani.

  22. Miri says:

    Imagjino qe kete kriminelin qe vrau Sali Tivarin donin me e bo ambasador ne Arabi Saudite. FIks tek vehabinjte e tij hahahaha

  23. mos ngaterro kekun me byrekun says:

    PO ik o idiot! Te ka ngelur ty te besh kritiken e Turqise. Se e ndrite kritiken shqiptare dhe tani te ka ngelur te na japesh mend per te tjerat!

  24. shqiptar says:

    SHQIPTARET KANE 500 V VJET VIJNE SI PRODHA NEPER BREKE ME TURQI OSMANE GULEN ERDGOAN ETJ PERSE FQINJERET TANE NUK KANE PROBLEME SI KETO KROACIA GREQIA SERBIA MALI I BULLGARIA PO VEC SHQIPERIA……. KU KA MYSLYMANIZEM NE ATE VEND KA PRAPAMBETJE KY ESHTE FAKT……..SHPRONI MORE TURQ OSMAN GULEN ERDOGAN EDHE TE BEHENI ME MIRE SI GJITHE BALLKANI

  25. Nickname says:

    Eshte me se i vertete shteti paralel i Gylenisteve ne Shqiperi,ka shume raste qe ky shtet paralel qe egzakt sc shkruhet ketu kane njerez ne poste kyce ne tatime ne ministri te drejtesise polici e ushtri,kane falimentuar me gjoba kontrolle e sekuestrime biznese qytetaresh Turq qe nuk jane ne krahun e tyre,flasin turqisht ne zyra shteterore pa piken e gajles me njeri tjeterin e te bejne te ndihesh i huaj ne vendin tend,REFORMA NE DREJTESI FALE USA E BE,do ti jape vendin qe i takon edhe ketyre neootomaneve!!Fundi po troket per te gjithe ata qe ja kane me hile ketij vendi e populli!

  26. Ben Dibrani says:

    Emir Gjinishi eshte nje patriot i vertete, nga ata qe i duden ketij vendi. Me kujton klerike te tille si Vehbi Agolli (Dibra) qe me perkushtim e sakrifice shkeputi dogmatizmin filoturk nga ceshtja Shqiptare.

    1. AKA says:

      Me fal por paralelizmi nuk eshte i drejte. Kleriku qe ke permendur paska shkeputur dogmen filoturke nga ceshtja shqiptare. Ndersa Z. Gjinishi po kerkon t’u imponoje shqiptareve luften Gulen-Erdogan, dhe ta konsideroje kete lufte si ceshtje edhe te shqiptareve. Ku qendron patriotizmi ketu?

  27. Sa keq eshte kur impotenca seksuale e robit nderzehet me impotencen intelektuale.
    Ja pra ky eshte Gjinishi.
    Nje palle [email protected]
    E kam njohur [email protected] e pandreqshem nga afer per vite.

  28. Doktori says:

    Ky Ermir Gjinishi mos eshte ai qe vinte ne spitale ne Turqi per shkak se nuk i ngrihej galixhani?!!!! Ermir, mbaj mend qe doktoret te keshilluan mos e hash me nga larte por te forcosh “galixhanin” e te kenaqesh grun. Ne njerin vesh te paskan hy e ne tjeterin te paskan dalin o Ermir impotenti.

  29. demo says:

    Nuk na mjaftuan Hrushovianet,Titistet revizionistet Liu Shao Ci,,Ten Hsiao Pin,po duhet te merremi edhe me Gylenistet? Po shko mor maskara!!!

  30. skenderbeu says:

    kjo urrejtje ndaj personit nenkupton sa e rende qenka situata dhe cfare fare jane gylenistet. Nuk pashe asnje te kundershtroje me argumenta shkrimin por ndaj personit me liber shtepie dhe kete e bejne ne emer te fese.pervecse i paska djegur ne b… qenkan dhe fare bastarde keta ggylenistet. Sa per ADN e gjinisheve lodheni kot ju me emra anonim. Gjinishi ju ka dal ballazi me emer si shqiptar. pse nuk dilni dhe ju gjakprishur gyleniste ? Kur Ali Zajmi i kundervihej Olsi Jazexhiut dhe deklaronte ne Top Show se ishte krenar qe ishte gylenist, Gjinishi ja ktheu; pse kaq problem e ke te jesh shqiptar? Gjinishi nuk merret fare me Erdoganin por me Shqiperine. PO kur Ecevidi nxorri urdher arresti per gylenin ne 1998 erdogani e kishte fajin?gyleni dhe erdogani jane njelloj turq. ju katundare gyleniste qe ju mori gyleni 14 vjec nga katundet e shqiperise si nizame keni te drejte ta nderoni Babain tuaj qe ju ka pallu m’pilaf, por jo duke shkelur shqiperine dhe shqiptaret. po kur tju dalin pislleqet mos valle do te shani perseri Ermirin? pas vetingut e keni rradhen ju …duroni. te gjithe ne burg do shkoni. dhe mos harroni shajeni fort se e beni hero. hahah

  31. GJinoziu says:

    Shikoni kush eshte Gjinishi nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Wikileaks\

    A1 Haramain – Albania
    June 2,2004
    Official Announcement – http://www.treas.~ov/press/relcascs/s~ 1i 703. htm

    The U.S. has information that indicates UBL nlay have financed the
    establishment of
    AHF in Albania, which has been used as cover for terrorist activity in
    Albania and in
    Europe. In late 2000, a close associate of a UBL operative moved to
    Albania and was
    running an unnamed AHF subsidiary. In 1998, the head of Egyptian Islamic
    Jihad in
    – 1 –
    Albania was reportedly also a financial official for AHF in Albania. This
    individual,
    Ahmed Ibrahim al-Nagar, was reportedly extradited from Albania to Egypt in
    1998. At
    his trial in Egypt, al-Nager reportedly voiced his support for UBL and a1
    Qaida’s August
    1998 terrorist attacks against the U.S. embassies in Kenya and Tanzania.
    Salih Tivari, a senior official of the moderate Albanian Muslim community,
    was
    murdered in January 2002. Ermir Gjinishi, who had been supported by AHF,
    was
    detained in connection with the murder, but no charges were filed; he was
    later released
    by Albanian authorities. Just prior to being murdered, Tivari informed the
    AHF-affiliated
    Gjinishi that he intended to reduce “foreign Islamic influence” in the
    Albanian Muslim
    community.
    Prior to his murder, Tivari controlled finances, personnel decisions, and
    donations within
    the Albanian Muslim community. This provided him significant power,
    enabling him to
    survive several attempts by extremists trained overseas to replace him or
    usurp his power.
    As of late 2002, AHF was reportedly withdrawing virtually all funding to
    the Albanian
    Muslim community. AHF in Albania was to send all proceeds from the sale of
    some
    property to the AHF headquarters in Saudi Arabia. As of late 2003, AHF was
    paying for,
    through a HAMAS member with close ties to AHF in Albania, security
    personnel to
    guard the AHF building in Albania, which had been shut down earlier in
    2003

  32. edi says:

    O idiot, nuk e njoh Gylen , por di qe ne Shqiperi shkolla laike ka ngritur. Ku eshte shqetesimi jot?!
    Prse na fut ne kontekstin e Turqise?! Vend qe po shket( e drejte , me shumice votash) ne nje vend jo laik…
    Ne nuk na shqetesojne idete e Gylen, ne na shqeteson kulti i nje njeriu si Erdogan ,i cili ska asgje perendimore( e drejte, me shumice votash).
    Ky vend, Shqiperia ,e ka te shkruajtur ne flamur laicitetin.
    Jam kunder grushtit te shtetit, por kjo sme ben kunder laicitetit si koncept perendimir i ndertimit te nje shteti.
    Pastaj…dyshimet……24 ore pas grushtit jane pushuar nga ouna mbi 50 000 nenpunes nga Erdogan…mbi 15 000 mesues…me cfare mund ti zevendesoje ata nje indivit qe ka nje kult kaq te madh?!
    Na i shpifet duke na ngateruar politiken Turke me ate Shqiptare.
    Mireseerdhe ne perendim zoteri.

  33. Flamur Dervishi says:

    Shteti turk te publikoje aktivitetin dhe lidhjet korruptive te gylenisteve ne Shqiperi, si dhe strukturat paralele ne institucionet e shtetit tone???!!!!!!
    Ky eshte SKANDAL
    Ky zoteria duhet te dije qe shqiperia nuk eshte turqi. Shqiperia eshte nje shtet demokratik dhe i pavarur. Ka pushtetetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqsor te ndare nga njeri tjetri. ka nje kushtetute e cila eshte adoptuar ne 1998. Pra e thene shkurt edhe shqip vendi yne nuk merr urdhera nga asnje shtet tjeter sado mik ta kemi. Miku mund te hyje ne dhomen e pritjes por jo ne dhomen e gjumit ? . problemet e brendeshme qe ka turqia nuk eshte nevoja te deportohen ne vendin tone, boll halle kemi. Nqs do kishte ndonje gje te jashteligjshme kemi shtetin tone aq te afte sa ti zgjidhe vete.
    Me shqeteson shume fakti qe Turqia dika me mire se shqiperia se cfare ndodh ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje