Grushti i shtetit në Turqi, betejë ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë?

19 Korrik 2016, 17:55Bota TEMA

Tani mund ta themi, ai grusht shteti kishte lindur i deformuar dhe para kohe, por ai që e “mbyti në djep”, ishte dajë Obama. Kush do të rrëfejë më vonë natën kur Rexhep Taip Erdogani u duk se u lëkund përballë goditjeve të gjeneralëve të tij, nuk mund të injorojë rolin e Shtëpisë së Bardhë.

Dhe kështu, ndërkohë që Erdogani, ende jo në gjendje të vlerësonte revoltën, i besonte një videomesazhi Barak Obama asgjësonte armiqtë e tij, me një komunikatë sa të thjeshtë, aq edhe efikase. Një komunikatë në të cilën, ai dhe Sekretari i tij i Shtetit, Xhon Kerri, njihnin legjitimitetin e plotë të presidentit turk, dhe i garantonin mbështetjen e plotë të Amerikës.

“Presidenti dhe Sekretari i Shtetit, bëjnë të ditur se në Turqi të gjithë palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të shfaqin moderim dhe të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen”, njofton gazeta italiane Il Giornale.

Pas atyre tri radhëve, çdo gjë u bë e qartë. Uashingtoni nuk kishte plane për të braktisur një president që – edhe pse i akuzuar për mosrespektim të të Drejtave të Njeriut, marrëdhënie të errëta me Shtetin Islamik dhe ambicie të dukshme autoritare – mbetej e vetmja fytyrë e njohur, në një natë të pasigurt dhe të errët. Një natë kur askush në Uashington, Pentagon dhe CIA nuk imagjinonte dot, se çfarë Turqie do të dilte.

Një Turqi e shqyer nga lufta civile? Një Turqi rrezikshmërisht afër Moskës? Apo një Turqi e një Erdogani sidoqoftë fitimtar, por e mbushur me mëri ndaj një Amerike fajtore se e braktisi? Mes këtyre llogarive, duke u konsultuar jo vetëm me Kerryn, por edhe me drejtuesit e Forcave të Armatosura dhe shërbimeve të fshehtë, peshonnin pikëpyetje shumë të rëndësishme.

Para së gjithash, konfliktit me Rusinë e Vladimir Putinit, i ndjekur nga lufta kundër ISIS-it në Sirinë fqinje. Dy çështje parësore, të cilave u shtoheshin edhe të panjohurat rreth 60 kokave me mbushje bërthamore në bazën ajore të Inçirlikut, dhe ato të një Europe që rrezikonte, në rast se do mbretëronte kaosi, që të shihte një pushtim të ri prej refugjatëve.

Sigurisht në këtë “kazan” të panjohurash gjeopolitike, ajo që e shqetësonte më shumë Pentagonin dhe Sekretarin e Shtetit, që sapo është kthyer nga Moska, ishin marrëdhëniet me Rusinë. Turqia është – që nga Lufta e Ftohtë – aleati i domosdoshëm për të siguruar thellësi strategjike të NATO-s, në ato zona të rëndësishme që shtrihen nga kufiri iranian, në Kaukaz, nga Deti i Zi në Kaspik. Një thellësi strategjike, që bën të vlejë, qoftë edhe një aleat i paqartë, i pasigurtë dhe i pakëndshëm si Erdogani.

Për të mos përmendur që, të vije bast për puçistët, në vend të atij Sulltani të krisur, ishte njësoj si të humbisje një herë e mirë ndeshjen siriane, duke firmosur e mbijetesën e Bashar Asadit dhe duke i dhënë një tjetër fitore të rëndësishme Putinit.

Por mbi të gjitha, nëse nuk vihej bast për Erdoganin, për kë tjetër mund të vihej? Pavarësisht nga qindra miliarda të investuara në spiunazhin tradicional dhe elektronik, CIA, NSA, DIA dhe të gjitha agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane, dukeshin të verbëra dhe të zëna në befasi, përballë një revolte krejt të papritur ushtarake. Një revoltë në të cilën ata nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë profil kuptimplotë, që mund të shfaqej si një aleat potencial alternativ. Dhe në këtë errësirë të madhe, ishte edhe e panjohura Moskë.

Kush mund të garantonte se të revoltuarit, nuk kishin kontakte me Putinin? Një Putin që kërcënonte se do të shfrytëzonte rënien e Erdoganit, për t’u bërë mbreti i padiskutueshëm i Lindjes së Mesme./ Bota.al

3 komente në “Grushti i shtetit në Turqi, betejë ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë?”

  1. Davidi says:

    Koka me mbushje berthamore… lol

  2. Centauri.al says:

    Personalisht mendoj se, kushdo qofte autori i ketij shkrimi dhe i “nese”-ve hipotetike te tij, ai ka pararaqitur nje tabllo te deformuar dhe te kamufluar te autoreve te pucit ushtarak ne Turqi dhe te arsyeve dhe synimeve per te cilat u krye ai. Armiqsia Ruso-Turke eshte nje konstante historike ne ate rajon strategjik dhe eshte baza e pandryshuar e aleances se hekurt Turqi-USA.
    Rusia kurre nuk ka pasur akses dhe ndikim ne ushtrine turke dhe, megjithe sherbimet e sofistikuara inteligjente te saj, Rusia kurre nuk do te mund te organizoje grusht-shteti ne Turqi.
    Keshtu qe, konkluzioni i pare qe del prej ketyre premisave, eshte se jane duar te tjera ato qe trazuan corben turke dhe synuan eliminimin e Erdoganit. Dhe askush nuk duhet te kete ndonje iluzion se atyre duarve tinzare u rruhet shume
    se Erdogani po shkel te drejtat e njeriut dhe po vendos nje regjim autokratik ne Turqi. Me aq sa ju rruhet qe gjenerali monster El-Sisi, rrezoi me grusht-shteti shteti Presidentin Morsi te zgjedhur demokratikisht dhe e ka fundosur Egjyptin ne nje diktature gjakatare ku me dhjetra mijera jane arrestuar, burgosur, vrare dhe zhdukur pa lene gjurme. Jo pra! Nuk jane tiparet autokratike te Erdoganit ato qe shqetesuan autoret e nxitjes dhe organizimit te pucit ne Turqi.
    Ne te vertete, jane levizjet dhe aksionet politike dhe ushtarake te Erdogani ne zhvillimet e Lindjes se Mesme, sidomos 3-4 vitet e fundit, jane bojkoti dhe confrontimi turk i apartejdit genocidal izraelit ndaj popullit palestinez dhe roli prapa skene qe Shteti Izraelit luan ne gjak derdhjet biblike ne Lindjen e Mesme dhe ne destabilizimin e dizintegrimin e shteteve te atij rajon qe historikisht kane konfrontuar Izraelin.
    Keto levizje te Erdoganit dhe sensibiliteti ne rritje i Qeverise Turke per zhvillimet ne rajon dhe ne perkrah te interesave te shteteve dhe te popullatave islamike aty, kane shqetesuan segmente te fuqishem gjeostrategjike te rajonit dhe aleatet e tyre. Atyre ju pelqen nje El-Sisi diktator duarpergjakur egjyptian pa keto sensibilitete, por jo nje Erdogan autokrat me ato sensibilitete. Me se pari, Izraelit do te donte ta hiqte qafe Erdoganin dhe, me gjase, nuk ka lene gur pa levizur dhe miq pa angazhuar, nga Moska ne Washington, per te shtene ne mendjen e ushtarakeve te frustruar turq, parajsen e humbur pikerisht nga Erdogani, qe ua vuri atyre kufinjte tek thana, dmth tek kazerma dhe nuk I lejoni te permbysnin qeverine sa here u donte bytha.
    Kjo eshte tablloja turke dhe deklarate pas pilafit per mbeshtetje te Qeverise se zgjedhur turke, jane vetem variacione te lajtmotivit te pergjakur turk qe u orkestrua dhe u luajt me 15 Korrik.

  3. Mark ramy uk scotland irland says:

    Makineribpropagande. Me shpifje e pasaktesira per te mbuluar diellin me shoshe.
    Pirdh pirdh se lirohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje