Blerjet on line, mbi 120 mijë transaksione në muaj, ja milionat që shpenzojnë shqiptarët

21 Korrik 2016, 09:28Sociale TEMA

Janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line.

Po sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Përgjithësisht në gusht dhe dhjetor ka një rritje të interesit për të blerë online. Në raport me vitet e kaluar, transaksionet online janë rritur ndjeshëm. Në 2012-n, kur Shoqata e Bankave raporton për herë të parë të dhënat, volumi i transaksioneve online ishte më pak se 80 milionë euro në muaj.

Po çfarë blihet. Aktorët e tregut pohojnë se kryesisht me karta po blihen shumë bileta avioni online, duke shmangur jo vetëm agjencitë, por edhe duke prenotuar direkt në vendet fqinje (Maqedoni, Podgoricë, Kosovë), që janë shumë më lirë se ne.

Një volum të konsiderueshëm e zënë dhe veshjet e ndryshme. Victoria’s Secret dhe të tjera ku mund të blihet me dollarë, si Alibaba dhe Ebay, janë kthyer në më të preferuarat e rinjve shqiptarë për blerjet online. Vajzat bëhen në grupe dhe pasi “gjuajnë” kur janë uljet më të mëdha porositin online veshjet apo aksesorë të tjerë, duke i paguar me kartë krediti, që më pas u vinë tek dera me postë.

Tregu i brendshëm i blerjeve online është i kufizuar dhe pagesat më së shumti kryhen fizikisht, në momentin e dorëzimit të mallit.

Së fundmi përdorim kanë gjetur dhe investimet në bursa përmes internetit, por këto skema mbeten të kufizuara dhe në pjesën më të madhe janë të palicencuara e kontrolluara.

Së fundmi, Ministria e Financave ka vendosur që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro.

Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Ky ndryshim pritet të prekë më shumë ata që blenin veshjet online, që duhet të llogarisin për çdo blerje mbi 45 euro edhe një shtesë si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore).

Ulja e kufirit të blerjeve të pataksueshme ka ngjallur reagimin e individëve, që kundërshtojnë një nismë të tillë, pasi u kufizon atyre mundësitë për të blerë lirë jashtë vendit./ Monitor

8 komente në “Blerjet on line, mbi 120 mijë transaksione në muaj, ja milionat që shpenzojnë shqiptarët”

  1. Gerti says:

    Hahahaha eshte “konkurence e pandershme” sipas Tigrit te Ekonomise qe faqet ne internet i kane produktet shume me lire se ato qe kane dyqanet me mall skarco shqiptar. Keto jane idete e famshme te Tigrit Ahmetaj, atij shokut te ngushte te Meros me te cilin ha e pi tere diten.

  2. Pukjani says:

    Shtet varri ka…at me R te madhe. Po normal, qe si pelqen as shtetit as biznesit.
    Shteti do taksa, biznesi do te shesi shtrenjte e tja zhysi popullit.
    Ketu shiten produktet me shtrenjte se ne Europen Perendimore. Kulmi.
    Keta plera kerkojne levizje te lire, po levizja e lire eshte si per njerezit dhe
    per mallrat. Kur nuk je konkurent , shikon hapesira te tjera dhe hapesira eshte, ta haje kush ta haje, pra populli.
    Shtet pa vizion, biznesmene pa vizion. Jane bere nje kaste njerezish qe po kontrollojne tere kapitalin e Shqiperise
    dhe prape jane te pakenaqur.

  3. anonim says:

    Jo ore jo kete vepripm e beni per ato qe kane interesa, qe te mos themi emra . te diktuar nga ato qe kane TEG, QTU.
    turp tju vij.
    kete nuk e beni per te shmangur konkurrencen e subjekteve, ato qe blejne jane popull.
    ju gazetar shkoni ne poste dhe intervistoni njehere, shikoni cbehet atje.
    cte keqe ka te blesh online. une blej online
    doni qe kete leke ta marr vetem nje emer.
    keshtu shkateroni ekonomin e gjith bankave, fitimet e postes, ekonomin e shqiptarve.
    turp RAMA per kete, legen burre paske qene. keto njerez hengren e u nginjen me PD, por me ty po shijne.
    turp te te vij

  4. paradoxal says:

    Kjo eshte normale dhe ekziston ne cdo vend. Sepse cdo vend mbron bizneset dhe mallrat e tij. Ne Norvegji ku jam une psh, para dy vjetesh, kufiri per te mos paguar dogane ishte 250 korona ( 26 euro me kursin e sotem). Qeveria e re e djathte e ngriti pak e coi ne 53 euro afersisht (500 korona) por ne cmim perfshihet edhe transporti. Dmth vlera e mallit bashke me trasportin nuk duhet te kaloje 500 korona perndryshe do paguash dogane per mallin dhe dogana ketu eshte edhe nje here sa cmimi i mallit qe blihet jashte. Imagjinoni sa vlere ka 53 eruo per nje norvegjez, ku bileta e autobuzit deri ne qender ketu kushton 5 euro, apo nje birre ne lokal eshte 10 euro. Arsyeja eshte te mbrohen bizneset vendase. Nuk ka budalla qe nuk do shkonte ne Suedi bie fjala (se eshte vetem dy ore larg me makine) apo te porosiste mallra nga Anglia (se per norvegjezet jane 50% me lire) po te mos ishte kjo takse. Ky tolerance e vogeli behet per te lejuar njerezit te blejne libra ose mallra te tjera me vlere te ulet qe nuk ndikojne ne ekonomi. Perndyshe do ishte shume kollaj te blesh pafundesi mallrash direkt nga amazon. Prandaj, mos u merzisni perkundrazi. Kjo takse eshte nje e keqe e domosdoshme.

    Halli atje eshte se taksat ose nuk mblidhen ose kur mblidhen perfundojne ne xhepat e administrates, ose shperdorohen neper punime infrastrukture qe jane per shkel e shko e ku gjysmat sigurisht perfundojne ne xhepat e politikaneve e te bizneseve te lidhur me to. Te mos themi pastaj qe ka edhe raste si ai kryqezimi tek Zogu i Zi, qe kushtoi miliona euro dhe qe u vendos te prishet nga qeveria e Serbit Berishe.

    1. loli says:

      per faqet e pa rregjistruara ne norvegji, qe normalisht norvegjia i ka rregjistruar shumicen e faqeve. keta ne vend qe te hyjne ne trataktiva per te rregjistruar aqet kryesore ketu tek ne, bejne keto budalliqe

      ps:norvegjise nuk i mungojne mallrat ne treg ketu mungojne shumica e atyre gjerave qe blihen online

  5. sabriu says:

    po helbete se nga blerjet online nuk ju ze gje dhembi,dikush ka financuar te behet ky ligj,poshtersi shqiptare si gjithmone.
    mesuesi i anglishtes na u be ligjvenes,dhe kete kishin mangut shqiptaret se problemet e tjera i kane zgjidhur.

  6. Fation says:

    Raporti i Bankes se Shqipersise tregon veprimet online ne Shqiperi dhe jo blerjet online. Veprimet online jane veprime qe kryhen jo nga deget e bankave por nga aplikimet online si ebanking, mobile banking, eSigurimet etj.
    Tjeter gje raporti tjeter gje shkrimi gazetaresk per te.

  7. Kritizeri says:

    130 mije transaksione me vlere 150 milione dollare???????Cdo blerje afersisht 1150 dollare????Ve bast qe gazetari nuk e di sa jane 150 milione dollare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje