Burimi është Mujtahidd (@mujtahidd), një llogari Tëitter, pas të cilës qëndron një informator i vendosur në shkallët më të larta të hierarkisë në Abu Dhabi dhe Riad dhe me lidhje të forta me familjet mbretërore të Gjirit; është ai që zbulon se në grushtin e shtetit në Ankara, ka patur përfshirje të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.
Në veçanti, dalin figurat e dy ministrave të mbrojtjes: Mohammed bin Zayed Al Nahyan (Princi i Kurorës i Abu Dhabit) dhe Mohammad bin Salman, anëtar i familjes saudite dhe Zëvendëskryeministër, të cilët kishin paraprakisht dijeni për grushtin e shtetit. Ky i fundit, sipas burimit, tani po përpiqet që të mbulojë “skandalin”, duke i paguar shtrenjtë turqit për heshtjen e tyre.
Përfshirja e monarkive të Gjirit Persik është konfirmuar edhe nga burime iraniane: sipas agjencisë Fars, Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, në një takim të mbyllur ka shprehur keqardhjen e tij, për faktin se “disa vende si Arabia dhe Katari ishin të interesuar për fitoren e grushtit të shtetit, kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”. Edhe në Jeruzalem besojnë se grushti i shtetit në Turqi, ka origjinë saudite. Kjo është konfirmuar nga burime të shërbimeve të fshehta izraelite, të cituar nga Aaron Klein.
Por përse sundimtarët sauditë (ose përfaqësuesit e këtyre regjimeve) do të donin që të përmbysnin qeverinë e Erdoganit? Sigurisht jo për të parandaluar një kthese islamike të Turqisë (lajtmotiv i mediave perëndimore), ndërsa vendet e Gjirit janë fytyra më obskurantiste, intolerante dhe fondamentaliste e Islamit.
Arsyeja ndoshta duhet kërkuar në krizën siriane dhe vendimin e Turqisë për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë e Putinit, si edhe të pranojë planet e paqes që janë ofruar, për të ruajtur regjimin e Assadit, në brendësi të një mjedisi të ri në Lindjen e Mesme.
Siria me pilula
Lufta në Siri, përtej retorikës demokratike me të cilën është e mbushur, nga manipulimi perëndimor, në fakt është pjesa e fundit e një plani të përgjithshëm për trazira në Lindjen e Mesme, orkestruar nga SHBA dhe aleatët e saj sauditë. Qëllimi nuk ishte për të “çliruar popullin e shtypur të Sirisë” nga një diktaturë që ishte edhe më tolerante, se sa shumë nga ato të Lindjes së Mesme, por rrëzimin e regjimit të Assadit (shiit-alavit dhe filoiranian), duke shpikur një tjetër “luftë civile në laborator” (si në Libi), duke maskuar si rebelë të moderuar, bandat e Al Kaedës financuar dhe armatosur nga Perëndimi; dhe ndërsa rebelët e moderuar janë duke vepruar nga brenda, nga jashtë përparonte kërcënimi islamik i ISIS, në një lëvizje me qëllim për të bërë të shpërthejë Sirinë.
Ishin monarkitë saudite që financuan Isis dhe që mbështetën projektin e një kalifati, si garanci e zgjerimit të tyre në Mesdhe.
Roli i SHBA
Uashingtoni nuk ka pasur një rol aktiv në tentativën për grushti shteti, por ka të ngjarë që qarqet e administratës amerikane ishin të vetëdijshme për atë që po ndodhte, dhe thjesht kanë pritur për të parë se si do të përfundonte. Vonesa me të cilën Obama e ka dënuar grushtin e shtetit (praktikisht kur kishte dështuar), mund të jetë një provë.
Gjithashtu, tani është e ditur se një rol të rëndësishëm në grushtin e shtetit kanë patur forcat ajrore turke të stacionuara në bazën e NATO-s në Incirlik; është e pamundur të mendohet se liderët e Aleancës të Atlantikut (dhe Uashingtoni), nuk e dinin se çfarë po ndodhte në një nga bazat më strategjike që NATO ka në botë (baza është vendi ku janë stacionuar një dyzinë bombarduesish B-61 me bomba me hidrogjen).
Nuk duhet lënë mënjanë një tjetër fakt, çuditërisht profeti: në muajin mars të këtij viti, American Enterprise Institute, think tanku më me ndikim amerikan, shprehje e politikës së jashtme të SHBA, botonte një artikull të Michael Rubin, një prej ekspertëve më të mirë të Lindjes së Mesme, me titullin emblematik: “Mund të ndodhë një grusht shteti në Turqi?” Në artikull, imagjinonte mes të tjerash një përmbysje të regjimit, falë një grushti ushtarak me miratimin e heshtur amerikan.
Nuk ishte një auto-grusht
Grushti i shtetit në Turqi nuk ishte i organizuar nga Erdogani. Ai ndërfutet në brendësi të konvulsioneve të Lindjes së Mesme, të prodhuara nga Pranverat Arabe dhe luftërat humanitare të kryera nga Perëndimi.
Paqartësia turke, agresiviteti që nuk u fsheh kurrë nga zotërinjtë e petrodollarëve, përhapja e fondamentalizmit dhe shpërbërja e strukturës së të gjithë shtetit dhe e panjohura e Izraelit, migrimi drejt Evropës, e bëjnë këtë rajon, gjithnjë e më shumë një fuçi baruti të botës.
Il Giornale-Bota.al
Aeroplanet dhe helit qe bombarduan u nisen nga aeroporti i NATO-s Inqirilik,ku jan te stacionuara forcat Amerikane,qdo zog qe fluturon ne afersi dihet,e jo aeroplani i pajisur me raketa dhe bomba,ne kullen kontrolluse,drejtuesit jan te perzier,dhe mos me dijt se ku po shkon aeroplani pom quditeni,po hetimet do te tregojn se kush qendron,nuk besoj qe shtetet arabe kan mujt diq te bejn,kete e ka bere amerika,pasi Turku u afru Rusine,ata qe kan percjell dekleratat e pentagonit ne kohe te ndryshme e kan te kjart perpos ketij autorit te ketij shkrimi.
Qenke nje koqe ti .amerika e ka fajin per ju mjekrroshet e palare .na lodhettttt
Hahahaaaaa.
Bir selmani i nenes e ka bere.
Hahahahaaaa
Une them e kane bere ose greket ose kinezet.
Jane te poshter greket
Tre shtete kane kompani private qe merren me grushte shteti. Nje grup u kap ne zaire. Mugabe i kapi qe ne avjon. Firma ishte prone e djalit te demokrates madhe thatcher.
Po une them haiti e ka bo. Pisa muti ata.
B 61 eshte bombe jo bombardues.B 61mund te mbartet me F16 ose dicka te tille dhe ka aftesi te penetroje objektivat nentoke o perkthyesa te lajmit