Petrit Vasili: Konsensusi nuk besoj se ka rrëzuar koalicionin

22 Korrik 2016, 11:53Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli sot në një deklaratë për mediat ku foli për votimin e reformës në drejtësi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Parlament.

Vasili tha se ishte një konsensus patriotik dhe historik, i cili i bashkoi shqiptarët për këtë reformë. “Votimi i reformës në drejtësi ishte unikal. Nga sot politika shqiptare nxjerr mësime të tjera. Të gjitha muret e panevojshme që e mbajnë në vend atdheun tonë janë të padobishme”, tha Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI nuk la pa përmendur edhe ndërkombëtarët për rolin e tyre në këtë konsensus. “Është vendi që në mënyrë të merituat të vlerësojnë rolin e SHBA dhe të BE, por edhe të gjithë ndërkombëtarët. Roli i tyre, eksperienca dhe kultura e tyre e ndihmoi procesin e ndërtimit të një reforme në drejtësi. Pikërisht të asaj drejtësi që jemi munduar të ndërtojmë në këto vite”.

Teksa u pyet nëse do të ishte arritur konsensusi pa ndërhyrjes e Ilir Metës, ai u shpreh se kreu i Kuvendit bëri atë që bën një qytetar i mirë dhe një atdhetar i mirë. “Ishte një veprim shembullor që duhet të marrë çdo figurë institucionale”.

Vasili u pyet edhe për koalicionin qeverisë PS-LSI pas votimit në mënyrë unanime të kësaj reforme. Për këtë, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se konsensusi nuk ka ndikuar në koalicionin qeverisës.

5 komente në “Petrit Vasili: Konsensusi nuk besoj se ka rrëzuar koalicionin”

  1. Neutrino says:

    Ne konceptin shqiptar nje qytetar dhe atdhetar i mire shkredhen qyetaret dhe vjedh atdheun.

  2. Wow says:

    He shtrmbaniku i LSI-se qe motoja juaj eshte vetem dridhe like dridhe.

  3. XHAXHI BEHARI says:

    BRAVO USHTAR VASILI , DEGJO O SHOKU VASILI ,,, PO PER VIDEON E ILIR HAJDUTIT QE NDODHET NE SHBA
    CFARE MENDON TI SE HARROI AMERICA

  4. Xen deledashi says:

    Ik ere plehra

  5. andromeda says:

    Ja pra, që asgjë s’ka ndryshuar…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje