Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi u përshëndet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe komisioneri europian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes Han.
Ata vlerësuan forcat politike që arritën konsensusin për një vendim të tillë historik, dhe theksuan se i rëndësishëm është zbatimi i saj.
“I mirëpritur miratimi unanim i reformës në drejtësi, si hap i mëteshëm i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Johannes Hahn.
“Shqipëria kalon në parlament me unanimitet reformën e gjyqësorit, duke treguar lidership dhe përgjegjësi. Këtë javë lajme të mira nga Ballkani”, komenton Federica Mogherini.