BE: Zbatimi i reformës në drejtësi të nisë menjëherë

22 Korrik 2016, 09:16Politika TEMA

BE ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat, BE përgëzon popullin shqiptar, por kërkon implementimin sa më shpejt të reformës.

Deklarata e BE

Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një refomë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standartet evropiane.

2 komente në “BE: Zbatimi i reformës në drejtësi të nisë menjëherë”

  1. Lereni ca thon 3 vjet fillon direkt ska llafe ishte sa me rrejt politikanet shqiptar per momentin

  2. LORA says:

    Edhe pse Reforma u votua,do te nis te besoj kur te shoh frutet e para te saj.
    Faleminderit zj,Romana Vllahutin per kontributet e tua te spikatura ne favor te Popullit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje