"Pengu" i reformës, "lista e zezë" amerikane për politikanët tanë

22 Korrik 2016, 09:14Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por nëse ka një moment turpi në politikën shqiptare, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.

24 orët e fundit treguan se liderit politikë nuk e donin reformën, ata kalkulonin taktika elektorale me të dhe pas saj, dhe se vetëm presioni i paprecedent i qeverise amerikane dhe BE mundësoi kalimin e saj. Keta te fundit janë të vetmit që duhen përgëzuar sot. I shikuat sot live takimet e politikanëve në selitë e partive dhe në Kuvend? Makina luksi, veshje luksi, ligjërim militant komunikimi, njerëz që kanë humbur çdo kontakt e ndjesi me qytetarët dhe sfidat reale të shoqërisë; kërcënues në orët e para të ditës dhe kartona formalë në orët e vona të mbrëmjes, të pafuqishëm jo vetëm të thonë atë që mendojnë por edhe të pafuqishëm edhe për të menduar.

Reforma u be ngrehina mbetet! Institucioni që duhej të ishte katalizator i zgjidhjes së krizave, – parlamenti, u kthye në mekanizëm formal, që pret të miratojë gjithçka u serviret nga selitë e partive. Pas reformës, ai nuk ka më besim publik, koalicioni mazhoritar është i pabesueshëm në aftësinë e tij për të jetësuar reformën, opozita nuk ofron alternativë, media e shoqëria civile mbeten shtojca të partive, dhe kështu, republika ndodhet në krizë identiteti, – me sytë aty ku i kishim më 1991, tek flamuri amerikan apo Evropa!

A do jetë reforma sukses? Është herët për të folur. Konsensusi i fundit, përpjekja e partive për të diktuar zgjedhjet e reja në gjyqësor e prokurori nuk përbën sukses, por “çmimi që duhej paguar” për të kaluar pjesën tjetër të reformës, e cila, megjithëse jo ideale, mbetet oferta dhe zgjidhja më e mirë. Vendosja e vetingut ndërkombëtar në hallkat e promovimit dhe përzgjedhjes përbën garancinë e vetme se të paktën, të zgjedhurit e rinj nuk do jenë avokatët e familjes politike dhe as shoqëruesit e politikanëve nëpër kazino. Vendosja në Kushtetutë e Misionit Ndërkombëtar strukturalisht përbën hap pas në shtet-formimin shqiptar, por aktualisht përbën zgjedhjen e vetme optimal dhe garancinë e vetme se vendimet në drejtësi nuk do merren nga shefat politikë të partive – piramida, por do të kalojnë në filtra testimi dhe konkurrimi.

Me siguri jetësimi i reformës do kërkojë kohë, energji, kriza, negociata dhe ndërhyrje ndërkombëtare të tjera. Dita shihet në mëngjes dhe nga mëngjesi i reformës sot u lexua sesi do jetë periudha 1-3 vjeçare e jetësimit praktik të reformës. Sepse ajo, në thelbin e saj përveç pjesës pozitive në cilësinë e shtetit të së drejtës, fokusohet edhe në korrupsionin, abuzimit, kriminalitetin, dhe cilësi të tjera të shumë prej atyre që sot ndodhen në parlament, falë vendeve të blera në listat e mbyllura proporcionale të 3-4 partive parlamentare.

Ndaj ata dhe shefat e tyre rezistuan, ndaj ata dhe shefat e tyre vonuan procesin, ndaj ata dhe shefat e tyre na bënë qesharakë dhe shefat e tyre na shndërruan në kavie eksperimentale, ndaj ata dhe shefat e tyre kanë marrë peng partitë, – nuk ka zgjedhje, nuk ka votime, nuk ka mendim kritik dhe nuk lejojnë të krijojmë shtet e demokraci funksionale.

Në bilancin final ka një “peng” të mbetur nga reforma e miratuar, – fituam reformën por humbëm shansin që ambasadori amerikan premtoi, – të deklarojë në emër të qeverisë së tij masat penalizuese për politikanët antireformë dhe të korruptuar.

Në emër të reformës dhe interesit publik ata e kuptuan frikën e pasojat, ndaj nxituan të bien dakord!

A do ketë listë amerikane?

A do ketë publikim dosjesh korruptive?

A do ta lexojë komuniteti ndërkombëtar dakordësinë e koalicionit të interesave si akt pragmatist, amnisti politike apo si një dritë jeshile për ti rikthyer besimin qytetarëve tek demokracia dhe drejtësia?

Le të shohim. Shpesa vdes e fundit, megjithëse ky vend prej vitesh e shekujsh jeton aq intensivisht me ëndrrat dhe shpresat sa rrallë arrin të bëjë diferencën midis iluzionit dhe realitetit.

9 komente në ““Pengu” i reformës, “lista e zezë” amerikane për politikanët tanë”

  1. genci says:

    zoti Afrim ne gjithe jete shkrim real me njohurite qe keni me duket pa vend pyetja e suksesit te reformes.ajo vdiq po u votuar dhe me te vertete do gezohen militantet e flakte te ps&pd dhe hajdutet qe sdo denohen.kreret e politikes kane absolutisht merita sepse prodhuan dicka qe perseri te gjithe jane te paprekshem dhe ne burg te vrne gjykatesit e rinj qe merren me hajdut xhepash,kush vjedh uje dhe drita dhe te pafajshmit.perseri si gjithmone rreth vizios.rrofte R.N

  2. babel says:

    Artikull korrekt por pergjithesimi totalitar eshte i gabuar. Rama mund te kete sh te keqija por ishte ai qe u tha te huajve urdhoni celsat dhe bejeni reformen si te doni. De fakto negociatat nuk ishin PD-PS po PD-US&BE…sepse te huajt duheshin te bindnin pd-ne. Vullneti i qeverise do duket dhe tek zbatimi i keaj reforme, kjo eshte shume e drejte dhe jam dakort…por dhe vullneti i qeverise se ardhshme (pas qershor 2017) do jete akoma me i rendesishem.

  3. andromaqi says:

    Në fakt, z. krasniqi, kjo është ç’ka mendojnë sot 99 % e shqiptarëve. Kishin një fije shpresë sa pa dalë para kamerave Berisha, por dhe kjo shpresë u tret sepse kasta e politikanëve të korruptuar e shpëtoi veten, bile e blindoi atë me një palo-reformë qesharake. Në fakt, turma e kishte ndjerë prej kohësh me intuitë se s’do bëhej asgjë, se Berisha do vazhdojë të ulërasë e të shaj me libër shtëpie cilindo nga foltorja e kuvendit ose me ‘qytetarin dixhital’, se Presidenti do vazhdojë të shpërndajë dekoratat më i qeshur, se Luli do vazhdojë t’i drejtojë punët me rehatllëk 3 ditë këndej e katër ditë nga Hollanda, se Likja do e drejtojë kuvendin me qetësi dhe me dashurinë e dy krahëve politikë, se Llalla do bëjë sikur do e kapë të korruptuarin, se Vishua do vijojë t’i raportojë vetëm Berishës dhe Rama ti japë dekorata, se Gjin Gjoni do vazhdojë të majmet me ‘dhuratat’ që do i japin klientët e tij etj, etj. Kjo intuitë kolektive bëri që turma të qëndronte indiferente e të mos protestonte. Tani duhet vërtet një revolucion që ta zhdukë nga faqja e dheut këtë kastë të ndyrë politikanësh. Por për këtë do të duhej një lider me ideale të mëdha, që sot na mungon.

  4. Totila says:

    Te gjithe dhe lloj- lloj vemjesh Anal- liste shkruajne e shkruajne dhe i jane sulur sikur Krimbat kadavres ose kufomes derisa te mbarojne pune me te.
    Duam apo nuk duam keta po e coroditin mendjen dhe ashtu te. trullosur te ketij populli te cfilitur vetem per para por dhe per tu sherbyer armiqve shekullore , posacerisht serbve per ta percare edhe me shume popullin .
    Sali Berisha tash 25 vite eshte dora e zgjatur e Serbies .

  5. Kuq e zi says:

    Shba dosjet e 140 hajduteve sepse askush nuk doli kunder sikur edhe per pak moral pra 139 me 1 pra jane 140 te korruptuar
    Pra kto dosje do i coje ne gjykim apo do vazhdoi ti perdore si kercenim duke vazhduar te legjitimoje pushtetin e ktyre veglave folse sepse nqs eshte e dyta shqiperia ka humbur

    Por nqs eshte e para atehere pse e votuan kur fundi do jete njelloj para gjygjit kjo pyetje me fut ne stres
    Mendimi im se dikush eshte falur meqe moren 140 vota falja i eshte garantuar atyre qe nuk duhej te faleshin

  6. A says:

    Kemi 26-te vjet ne politiken shqiptare kemi shkerdhato-politikan, zgjebesa pozitar-opozitar, maskarenj pushtetar dhe pa fund nofkash te tilla, sepse te gjithe ata qe i patem ne krye te politikes, partive, te shtetit dhe qeverive na dolen njerez njeri me horre dhe vagabond se tjetri, njeri me mafioz dhe i korruptuar. Ja prej ketyre vemjeve dhe minje xhirizesh sot populli dhe shoqeria shqiptare me NENEN SHQIPERI ne krye jemi shteti, kombi dhe populli dhe mjeran dhe i varfer ne Ballkan, ne Evrope dhe me gjere.
    Pamvaresisht se ka prej nesh qe thone se jemi “te shkathet” dhe “te zgjuar”, po, “me vertete te tille jemi” , sepse vetem ku eshte pislliku fusim nocken ku te mundemi ne grope haleje dhe kanale te ujrave te zez. Mjerisht dhe fatkeqesisht po qelbin Evropen nga fillimi ne fund me bemat tona me negative.
    Ne lidhje me REFORMEN ne DREJTESI lame name, sepse mender politikanet, deputetet dhe qeveritaret tane kane 26-te vjet qe nuk luftojne te mbrojne mireqenien, zhvillimin dhe begatine e popullit dhe shtetit shqiptar. Por kane pare vetem interesat e tyre vetanake nga me te vogla deri me te medha si persona, per familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre te ndyra mafize.
    Duhet falenderojme zyrtarisht organet shteterore zyrtare nderkombetare te SHBA-se dhe te BE-se, duke perfshire ambasadoret DONALD LU dhe ROMAMA VLAHUTIN qe arriten me presionet maksimale dhe me masa shtrenguese te cenojne cdo deputet dhe qeveritar te Shqiperise.
    Sepse tipa te tille te 26-te vjeteve te ashtuquajtura demokraci ose me sakte te keasj shkerdhato demokraci me ne krye tipa te tille pervers si shpellari, krimineli, intriganti SALI BASRISHA, pijaneci, qylaxhiu, oportunisti FATOS NANO, mashtruesi pervetsuesi i thesareve te shtetit shqiptar ILIR META-FLORIRI, genjeshtar, i paftyri dhe rrjepesi LULEZIM BASHA dhe tani i pa besi, zhgarravinisti, barboni EDI RAMA.
    Keto personi kane “nje te mire” qe nuk te dergojne hic gje kundi, por bile edhe mbrapa.
    Me REFORMEN ne DREJTESI ketyre pisave, plehrave i doli ngjyra dhe kallaj i binte per dite.
    Por kemi edhe goje te liga qe REFORMA ne DREJTESI mbreme u votua duke “ushtruar dhune” nga nderkombetaret, ku perpara deres se hyrjes ne Sallen e Kuvendit ku do tu bente votime rrinin ne kembe, dy persona, njera ishte ROMANA VLAHUTIN me listen emerore te deputeteve ku i thrriste emrat e tyre qe te hynin ne sallen, ne menyre qe te mos mungonte ndonje mashtrues. Por fatmiresisht nuk mungoj njeri, por DONALD LU perpara se hynin njeri pastjetrit ne salle deputetet i fuste edhe nje shpulle dhe laper mbas qafe, kjo eshte e para reforme ne qoftese ju nuk do ta votoni, pastaj vine te tjerat masat, sanksionet dhe denimet me te ashpra.
    Te theme “te drejten” kur pashe se LU-ja i ra mba qafe sa pati fuqi SALI BERISHES, ILIR METES, EDI RAMES, por nuk kurseu edhe ndonje femer si JOZEFINA TOPALLI-COBA. “Me erdhi keq”.
    Tani, jemi ne pritje te BOTIMIT te PLOTE te REFORMES per DREJTESINE qe te dime se cfare eshte bere dhe shkruar e zeza me te bardhe.

  7. Reforma says:

    Z.Krasniqi!

    Si analist politik te takon qe te besh diferencen diametrale te qendrimeve te PD dhe PS.Diversioni I demostruar nga PD ( nenkupto Salihun me kllounin lul ) ishte I llahtarshem. Qendrimi I zgjuar dhe I vendosur I Rames I bashkengjitur me presionin e SHBA dhe Institucioneve Europiane bene te mundur miratimin e kesaj reforme.

    Jepi Cezarit ate qe I takon!

  8. qiri says:

    Nuk ka Zot qe e ben kete vend Pike

  9. vjola says:

    Z. Afrim hiqesh si parimor ,por i fut te gjithe ne nje thes.Nuk vazhdohet keshtu secili te marri hakun qe i takon, Zullumet kane emer ,kur populli i di ju analistet ja kepusni ashtu ne pergjithesi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje