Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka thënë se mazhoranca ka kërkuar gjithmonë opozitës konsensusin për reformën në drejtësi.
“PS ka kërkuar dhe ka lënë hapësirë për konsensus, duke ftuar të gjitha forcat politike për të pasur një reformë konsensuale. Kemi theksuar nevojën për tu rakorduar me ekspertët vendas dhe ndërkombëtar. Kjo e bën procesin transparent, kemi lënë vend për opozitën. Kjo ka limitet veta. Nuk mund të gjesh konsensus me një palë që refuzon gjithmonë konsesnsuin. Ne si koalicion e kemi kërkuar gjithmonë”, deklaroi Tahiri.
Ai tha se mazhoranca gjykohet nga vendimmarrjet dhe jo nga marredheniet e momentit mes perfaqesuesve te saj.
Tahiri ka deklaruar se mazhoranca nuk ka tentuar ne nje asnje moment tentative per blerje votash.
“Nuk i hyj fare insinuatave per blerje votash. Sot reforma do miratohet dhe nderkombetaret jane aty, per te pastruar sistemin e drejtësisë”, tha ministri, i cili ftoi kedo te denonconte nese kane informacion per blerje deputetësh.
Ai shtoi se nuk ka asnje frike per cenim sovraniteti.
Tahiri ishte falenderues per gjithe ata qe dolen para parlamentit per te protestuar ne favor te miratimit te reformes.