Fatmir Xhafaj falenderon Donald Lu dhe Romana Vlahutin, nga PD nuk durtroket askush

21 Korrik 2016, 23:46Politika TEMA

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin në Partinë Demokratike i shohin si armiq.

Kjo gjë u duk edhe kur gjatë fjalimit të tij në Kuvend para miratimit të reformës, Fatmir Xhafaj i falenderoi publikisht.

“Dua të falenderoj në veçanti ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, që ishin vendimtarë për këtë reformë.

Janë dy miq të mirë të këtij vendi dhe të ardhmes së Shqipërisë”, tha Xhafaj.

Ndërsa deputetët e mazhorancës duartrokitën, nga PD nuk lëvizi askush.

Nuk kanë faj, i detyruan të votojnë një reformë që nuk e donin.

8 komente në “Fatmir Xhafaj falenderon Donald Lu dhe Romana Vlahutin, nga PD nuk durtroket askush”

  1. Nuk duartrokasin se jan mpi fare nga frika

  2. Tema says:

    Pun punë nat ditë që të shohim pak dritë.

  3. rozi says:

    Po lë mëndjen e kokës kur dëgjoj këtë Bylykbashin, që flet si qaraman. Folën me përgjegjësi dhe shkurt të tjerët kurse ky flet e flet, thotë : doni më për Belulin- Oerdin. Na vuri në gjumë s’po e marrim vesh c’do të thotë, po ky qënka krejt i cekët…pa le thonë që është jurist, a mundet të besosh tek ky njeri?
    Ore mos i pëlqen vetja e përfiton nga rasti me që del në tlevizor?
    Po ky paska rrjedhur…ik o gomar…falenderoj deputetët e opozitës thotë, falenderoj vehten me që unë isha negociatori. hahaha…keni parë më si ky?

  4. Prec Deda says:

    PER Sali Berishen asht e qart vendimi itij,se ende vlon ne trunin e tij 92.sikur tite kjen ordogani i turqi ne vende te ambasadori Amerikan,Partia demokrat kishte be duer trokitje.

  5. DETARI @ says:

    prisni se nuk keni pare gje akoma !
    jo nga Rama………por nga kinezet e amerikes …..
    Shqiperia sot gdhiu nji vend perendimor fale veteeeeeeeeeem te Edi Rames !

  6. Josi says:

    Me cilin sy e pe, me atë me xham apo atë pa xham?Pak me vonesë por nga sikleti e duartrokitën shumica.

  7. Ndue Mjekaj says:

    “Rilindja” po gezon e lumturohet per Ate qe ju ngeci ne gryk.
    Drafti i tyre u hodhe ne ” koshin e plehrave” nga Komisioni VENECIAS.
    Hidheni ne Publik draftin e “Eksperteve tuaj pa retushime” qe derguat ne VENECIA( komision) dhe krahasoni me ate qe u miratua me 140 Vota ne Parlament.
    Publiku do te kuptoje se kush kontriboje e kush pengoje.
    Gezimi dhe Entuziazmi” artificial e hipokrit” do ju ngelte ne Gryk.
    Koha do ta veryetoje kete.
    Mbulimi me propagand e hipokrizi eshte i perkoheshem, kthehet ne Bumerang.

  8. Ndue MJEKAJ says:

    Jeni Megafoni servil i EDI Rames.
    Ju pranoni ato qe i pelqejne Rilindjes ne te kundert ju nuk e pranoni mendimin.
    Nje dite do ju vije TURP edhe nga vetja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje