"Votimi i reformës, një terapi për frikën ndaj saj"

22 Korrik 2016, 10:30Politika TEMA

Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar miratimin e reformës në drejtësi.

Në një postim të bërë në Facebook, Majko thotë se votimi kësaj reforme ishte një terapi për frikën ndaj saj, ndërsa falenderon SHBA-në dhe BE-në për ndihmën e dhënë ndaj reformimit të sistemit të drejtësisë.

“I kënaqur me votimin e Reformës së Drejtësisë.

I vetëdijshëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë “sovrane”. Pa forcën e miqësisë amerikane dhe insistimin europian, mungesa e përgjegjësisë ishte një hap larg triumfit.

Votimi i Reformës ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj. Falenderim për të gjithë ata që ndihmuan.  Sot, një ditë e re për Shqipërinë,” shkruan Majko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje