Dy vjet më parë, Shqipërinë e vizitoi Dinko Civitan, prokurori i Kroacisë që futi në burg njeriun më të fuqishëm të vendit të tij, ish-kryeministrin Ivo Sanader.
Ai trajnoi një grup prokurorësh të krimeve të rënda si të ndjekin paranë e politikanëve.
Por këta prokurorë, pas dy vjetësh u hoqën fare si nga Presidenti Nishani ashtu dhe Kryeprokurori Lalla.
Pas kësaj përvoje, Uashingtoni e Brukseli vendosën që të reformojnë nga themelet si akuzën ashtu edhe gjyqësorin në Shqipëri.
Ndërkaq, Federica Mogherini, e sapo caktuar si shefe diplomacisë së BE-së, emëroi si ambasadore në Tiranë, një diplomate kroate, e cila e njihte mirë Uashingtonin dhe kishte marrëdhënie perfekte me amerikanët.
Kjo, pasi përveç se ka qenë një gazetare e njohur e CNN për Ballkanin dhe analiste e Gjykatës për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë, Romana Vlahutin ka punuar edhe si pjesë e shërbimit diplomatik të ambasadës së Zagrebit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jo më kot, zonja Vlahutin është emëruar edhe si shefe politike e misionit të OSBE-së në Kosovë pikërisht në vitet përpara shpalljes së Pavarësisë.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë që i afrohet fundit të mandatit të saj, krahasuar me paraardhësit e saj, duket ndoqi shembullin e gjermanit Helmuth Lohan, duke mos mbajtur një rol protagonizmi publik dhe marrë pjesë në evente të mëdha dhe reality show, por krijoi një profil super-serioz dhe të akullt me politikën e egër shqiptare.
Edhe pse në fillim u mendua se do të kalonte jo me shumë peshë aktiviteti i saj diplomatik, kroatja me flokë të kuqe u kthye në një makth që zhbalancoi një pjesë të mirë të politikës që zunë ta sulmonin “poshtë brezit” një zonjë që vinte nga një vend shumë mik e i dashur me shqiptarët, siç është Kroacia.
Gazetarja e “akullt” nuk foli thuajse asnjëherë direkt apo dha një ligjërim publik që të mund të shkaktonte polemika.
Ajo pa folur shumë, tha se kishte ardhur me misionin e Reformës në Drejtësi.
Drejtoi negociatat për të krijuar grupin e ekspertëve dhe koordinoi me Brukselin përgatitjen e vetingut, duke bërë gati një mal me dosje për zyrtarët e korruptuar.
Dhe të gjitha i çoi në seksionin që drejton gjermani i fortë i Brukselit Reinhard Priebe.
Por pikërisht këto veprime tronditën themelet e elitës së vjetër politike në vend.
Duke qenë se vendi i saj ka marrëdhënie të ngushtë me Berlinin, Vlahutin pati një koordinim perfekt me Gjermaninë dhe zyrtarët e saj si në Tiranë ashtu edhe në kryeqytetin gjerman.
Në vitin 2014, Vlahutin shqiptoi e para fatin që i priste zyrtarët e korruptuar në vend. Ajo mbajti një fjalim që tronditi psiqikisht një pjesë të politikës shqiptare.
Ajo, duke iu referuar arrestimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, deklaroi se “në atë çast e kuptova se ne do të bëheshim anëtarë të BE-së”.
Vlahutin deklaroi se “politikanët e kësaj gjenerate duhet ta kuptojnë se ajo që bëjnë po e ndryshon përgjithnjë vendin dhe se ata duhet ta ndryshojnë vendin për mirë”.
Do të ishte Sali Berisha, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së që do ta sulmonte egërsisht më shumë se një vit e gjysmë më parë.
E akuzoi për njëanshmëri, pasi Vlahutin nuk “luajti nga vendi” pas paralajmërimeve të PD-së se “po luante me zjarrin”.
Ndërkaq, po një vit më parë, Romana Vllahutin, i tregoi “derën” Ditmir Bushatit pas një aksioni jo shumë korrekt të shefit të diplomacisë shqiptare.
Kroatja e fortë, hoqi nga puna bashkëshorten e Ditmir Bushatit, që punonte në një nga zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë, pikërisht për të dhënë mesazhin e mungesës së konfliktit të interesit dhe barazisë të të gjithëve përpara standardeve europiane.
Pas këtij veprimi provoi një sjellje aspak diplomatike të shefit të irrituar të diplomacisë shqiptare, por kurrë nuk ushqeu mediat me këtë event më shumë gosipi, por vazhdoi përpjekjen e saj për të hequr gratë dhe të afërmit e politikës nga zyrat luksoze të Brukselit në Tiranë, të cilat ishin emëruar nga paraardhësit e kroates që ranë në batakun provincial por të ëmbël të jetës së Tiranës.
Së bashku me Donald Lu-në, ajo u e ktheu angazhimin ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, në një aksion demonstrativ diplomatik e civil, që ngriti nervat e një pjese të politikës, e cila ushqeu, sponsorizoi, por edhe lejoi të ndërsenin njerëz që e akuzonin me një etikë jashtë normales.
Por kroatja nuk u përgjigj kurrë sulmeve direkte; dha pak intervista dhe foli vetëm në gjuhën e drunjtë diplomatike.
Por në mënyrë të prerë kërkoi “arrestimin e zyrtarëve të korruptuar”.
Më 8 dhjetor 2015 doli kundër përshkallëzimit të protestave të opozitës dhe u bëri thirrje të distancohen nga dhuna.
Pikërisht në këtë periudhë opozita rriti edhe më shumë presionin, me shpresën se do ta izolonin ambasadoren nga Brukseli zyrtar.
Por shefja e diplomacisë së BE-së, italiania Mogherini, gjatë fjalës së saj në Parlamentin shqiptar e paraqiti kroaten, si pasqyrën e BE-së në Tiranë.
Për herë të parë në një deklaratë zyrtare, Romana Vlahutin u sulmua direkt nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka dërguar në Bruksel informacion jo të vërtetë dhe jo real.
Por ka mbërritur menjëherë përgjigja e prerë e zyrtarëve të BE-së që jo vetëm e mbështesnin ambasadoren e tyre në Tiranë, por nuk dërguan asnjë mision shtesë për ta ndihmuar përpjekjen e saj.
Zonja Vlahutin, për herë të parë, ka qenë diplomatja më e fuqishme e Brukselit në Tiranë, duke marrë peshën e lidershipit të politikës së Bashkimit Europian në Shqipëri.
Deklaratat e dalë nga zyra e saj kanë qenë të shkurtra, të prera, por shumë të hidhura për ata që iu kundërvunë kroates së fortë.
Mbrëmë Lulzim Basha, në daljen e tij pas miratimit të reformës falendëroi nën zë edhe diplomaten e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
Megjithatë, në fakt ishte dashur një ndjesë e fortë.
Po të bashkoheshin në një fletë, i gjithë ai lumë sharjes dhe fyerjesh në rrjetet sociale të stisura ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, gjithkush do të skuqej nga mungesa e çdo skrupuli human që sulmon një grua, e cila vjen prej një vendi mik si Kroacia.
Çdo të ndodhte nëse një diplomate shqiptare do të sulmohej në këtë farë feje nga një vend i huaj?!
Në fakt nuk e kanë bërë as serbët…/tesheshi.com/
Femer klas. E zgjute, e bukur, me karakter te forte dhe me nje buzeqeshje rrezatuese.
Ballkanase perfekte.
EPIRIOTI II ! Ke te drejte.Fakti eshte se Beerisha dhe Basha,kane bere gafa me keta dy diplomat Lu dhe Vlahutin,por puna eshte se si do i rregullojn mardhenjet,qe i shkaterruan vete. Atyre u ngelet vetme t’u SERVILOSEN se ndryshe e kane keq punen,pasi i kane hapur shume telashe vehtes dhe partise se tyre. Ata duhet te luajne rolon e SERVILIT se per ndryshe do futen ne listen e zeze te nderkombetareve.
Servilizmi eshte trade mark brenda kufive te Shqiperise. Europa kerkon kompetence dhe kompeticion ideesh dhe vlerash!!
por jo ballkanse jugore=jevgj por ballkanse veriore=europiane
Bravo ……….
Per paragrafin e fundit, ka ca vende si Seriba ku ka akoma dinjitet dhe moral, jo si zagaret nga Albanistani.
Faktikisht me krimet e Bosnjes dhe Kosoves serbet kane treguar “dinjitet” e “moral” ore zagare janullist
Per paragrafin e fundit duhet thene se “zagaret e Albanistant” s’jane gje tjeter vecse “djemte e adoptuar” te Serbise ne Tirane
Femer – njeri, me karakter dhe parime. Jo putane sic e do politika shqiptare. I lumte! Gezon respect te madh.
Diplomate shume e zonja.Bravo Romana!!!!
PO Cfare Simetrie.., Yll….
Ata që kanë sulmuat Vlahutinin janë qen serbë, pra më keq se serbët,
Serb ose greq se edhe greqt nuk e shofin me sy mat mir Kroacin per shkak t miqsise me shqiptart
Mos ishte amerika veshtire do kishte kjo gjithsesi nje BRAVO dhe FALIMINDERIT
Zonje e vertete!
Nje Grua Zonje nga nje vend mik si Kroacija , Do te mbahet mend gjate , ja ngriti prestigjin BE ne syte e Shqiptareve , Te tille diplomate bejne Histori ,Respekt dhe Konsiderate te larte !
`Ju dha rasti te provoj kush jan shqiptaret dhe ajo far e keqe politikanesh qe i drejton ! Ne vendin e saj u gjykua kryeministri por ketu ne Shqipri duhet filluar nga Presidenti e deri tek sekretaret e ministrive dhe te gjyqsorit !Nje femer e jashtzakoneshme qe hyri mes hienash pa ju trembur syri e coi deri ne fund cka nisi ! Arena e politikes shqiptare ,nje fush mbushur me mjerzit me te posgteri ,egersira vulen e turpit sh dukemsha qe shqyejn sarken e llojit te vet pa pik meshire e na vun vulen e turpit si popull e Komb 1 Kushedi cfar do shohim akoma perpara se kjokafsh e plagosur e ksaj elite do bej te pamunduren me cdofar cmimi te shpetojn lekuren e te mbeten aty ku jan ! Ci;a drejtesi do i gjykoj??Cilin qe nga Presidenti do e hedh atje ku meriton ?? Ke pun zonj e nderuar se akoma nuk i ke par mir kta shqiptar cfar kthetrash kan e cfar paftyrsie kan …..
Nje grua e fuqishme ne karakter dhe nje diplomate e zonja qe u theu hundet mafjes se politikes shqipetare.Respekt per kete zonje te madhe dhe vendin mik kroate qe perfaqeson…
SI SI si ,thuaje edhe njeher!!!!!kjo mundi te paprekshmit shqiptar!!!!!!!!
Jo more mjeran jo se nuk eshte mundur asnje,keta mafioz jane aq te forte sa nuk mun ti mposht asnje sepse keta kane dale nga bankat e enver hoxhes,kane qene sigurimsa,sekretar partish e rinish.
Dhe kur komunistet bashkohen me llumin e shoqeris hajdute behen nje konglamerat i fuqishem sa nuk ka Vllahutin e Lu qe ti mposht.
Saliqenret dhe ilirflorinjt mposhten palloshin duke mospranuar te huajt dhe tani me shqiptaret keta mafioz i korruptojne si te duan.
Me kete popull koqe keta do i mbijetojne cdo Vllahutini.
Keta qe erdhen me leitmotivin e luftes se bllokmeneve u ben me bllokmen se sa bllokmenet qe u mbyllen ne bllok dhe gezoheshin se hanin ndonje kile mish me shume nga ne.
Keta plehra qe shajne lenkat e palrat ja kaluan atyre nga te gjitha drejtimet sidomos nga injoranca,ata te pakten kishin lexuar ndonje liber manifest,kurse keta te sotmit edhe diplomat i kane bler.
po cfare bejme edhe ne gam gam……..
Nje diplomate e zonja dhe me karakter te forte.Duhet ti jepet dekorata me e larte mikes kroate e deleguara e Brukselit ne shenje mirnjohje per punen e pakursyer ne dobi te vendit tone.
Nje politikane e nderuar, pune shume e fjale pak. Nje zonje e nderuar qe perfaqeson dhe nje vend
mik per gjate historise sone. Suksese ne Pune dhe ne Jete.
Takav sam rođen od oca i majke,
Albania (D……). moja, ljepša je od bajke.
R. Vlahutin i duhet kerkuar ndjese per cenimin e jetes personale! Turp per burrat politikan shqiptar qe e bene kete gje!
Babo, sa per serbet ke pak kujdes. Se edhe mut burrash jane! Te kujtohet besoj luftaqe perdhunuan gra kosovare dhe ka pas raste qe i futen e dhe Bajoneten ne bark grave shtatzena!
Kroatet i njohin derrat serb, biles mire o babo greko -serbi!
Rrespekte per Z.Vllahutin.. urimet nga Danimarka
Kur nuk je i zoti te besh shtet vet,kur nuk je i zoti te jetosh punosh dhe vdesesh me dinjitet atehere vine te tjeret dhe na e vene rregullin,na e bejne shtetin,atehere vine te tjeret e te kercenojne ne vendin tone dhe ne duhet te bejme sic te thone ata me hir e pahir ………………………….cfare krenarie??????!!!!!!
ta kisha @i iher kte kokuqen
O romana o romana/pa mi ul ato brekt e gjana..
Po ca mundi mer amon, ja sa te iki ajo kuqja dhe prape do fillojne kta legenat tane marifetet, ehu jan te rrah me vaj e uthull kta, le ca buzeqeshin para kameres.
Si fillim po lavderoj evrodeputeten sllovene TANJIA FAJON, qe me grupin e saj lobues me vendim te Parlamentit Evropian na hoqen vizat ne hapesiren Shengen ne Evrope.
Se per reformat “e sukseshme” qe ka bere politika ne pergjithesi e perfshire nga partite politike dhe ndonje tjeter si PD + LSI + PS te perfaqesuar nga persona te tille pervers, maskarenje me te te gjitha anet me negative e te erreta te nje shoqerie te tipit SALI BERISHA, LULEZIM BASHA + ILIR META + FATOS NANO, EDI RAMA ne si popull dhe shoqeri shqiptare duhet ishim te mbyllur akoma mbrenda permbrenda kufirit dhe territorit shqiptar. Faleminderi TANJIA FAJON.
Kurse tani nje falenderim te sinqerte edhe per perfaqesuesen e BE-se ne Shqiperi, kroaten ROMANA VLAHUTIN, qe me veprimtarine e saj kembengulese, serioze, vetmohuese, luftoj sikur te ishte shqiptare e vertete, per te realizuar me sukses te plote REFORMEN ne DREJTESI.
Me kete u be e mundur qe te vihen perpara ligjit, perpara drejtesise maskarenjte dhe gangsterat e politikes shqiptare te tipit SALI BERISHA, LULEZIM BASHA + ILIR META + FATOS NANO, EDI RAMA. Qe te gjithe keto me familjet e tyre biologjike dhe me klanet e tyre mafioze e kriminale shkaterruan, grabiten, vodhen masen e gjere te shoqerise dhe popullit shqiptar, por edhe pasurite kombetare dhe natyrore te NENES SHQIPERI.
Kushdo shqiptar qe ka DY PARE MEND, kete grupim qe perben 0,5 PERQIND te SHOQERISE SHQIPTARE duhet treguar vendi ne te gjitha drejtimet e menyrat e mundeshme per demin e madh politik, ekonomik, financiar dhe social qe i kane bere vendit tone. Me keto kavie dhe vemje nuk shkohet hic gje kundi, por vetem nga pislliku ne pisllik, nga maskaralliku ne mjerim e ne varferi totale, ku ndodhemi sot ne kontinentin Evropian dhe ne gadishullin Ballkanik.
Falenderime te jashtezakonshme per 2(DY) FEMRAT, TANJIA FAJON dhe ROMANA VLAHUTIN per mesimet qe na dhate si luftohet ne teori dhe praktike filozofia e mafies dhe korrupsionit politik.
Tani, jemi ne pritje te ngjarjeve te metutjeshme duke shikuar mostrat e politikes shqiptare me denimet e merituara. Tung.
Thashe se ishe Alban Dega, se ao i ka seriozisht keto lloj gafash.
Komentuesit qe i quajne Qener Serbe ata qe kane pergojuar Znj.Vllahutin kane te drejte dhe u lumte goja!!!.Duket si Zane mali,Burrneshe e fisme.Shpresojme ta vazhdoje luften per te plasur brenda zagaret e korruptuar dhe ata qe kane mbetur pa u ndeshkuar.Ne mehallen time ,ne krye te rruges “Mihal Grameno”” eshte nje dyqan Vodafon.Atje punon nje vajze qe i ngjan teresisht Znj.Vllahutin. Duket si me qene motra e vogel e saj.Msr.Vllahutin if you will pay a visit to this shop ,you will be charmed to meet a nice Albanian girl, that looks like your younger sister.
Po, zonje,beri ceshte e mundur oer ta cuar refirnen ne nje situate ku kundershtohej nga pd dhe (sigurisht) perqafohej nfa ps.
Loboi fort te nxirrte Ramen si re vetmen figure qe deshironre reformen dhe Lulin si demonin qe i trembej reformes.
Padyshim eshre nje mike e afert e ps.
Ckujtojne keta, keta qe na dgane si re parin draft nje drejtesi qe konrrollohesh teresisht nga Rama, pastaj nje tjeter teresisht nga te huajt….kujtojne se ska njerez be kete vend?
Si diplonare deshtoi me anesine e spikatur te saje.
Shko or mut! Nga menyra si flet nuk je njeri por kafshe
Pylli!
Legen
Tani ju te Reformes mbildhuni dhe kendoni ate kengen e Reformes para Vllahutin.
Bile lininje dite te caktuar dhe shenojeni i Feste Kombetare ne kalendar.
Fat per Shqiperine qe ne momentin e duhur ishte nje diplomate e tille e forte e pamposhtur.fjale pak e pune shume.per presidente apo kryeministre.Urime,urime.
BRAVO Romana.Falemnderit per gjithcka ke Bere per popullin shqiptar.Do mbahesh mend gjate ne kujtesen tone si nje diplomate e zonja dhe e pa perkulur.
Respekt.
Kur kujtoj se çfar jane thene nga politikanet tane per kete grua te forte me vjen turp qe jam Shqiptare.Te gjithe e kane bere per te ruajtur lekuren e tyre.Ky eshte shembulli me i mire per politikanet tona gra qe kane nevoje te shkeputen nga ndikimi i kryetarit te partise qe shoh se ka si Majlinda Bregu dhe jo si Jozefina.