Një nga viktimat e sulmit në qytetin e Mynihut një ditë më parë, ishte edhe 21-vjeçari Diamant Zabergja, me origjinë nga Kosova.
Baba i tij, Naim Zabergja, ka treguar për televizionet Gjermane, çastet e tij të fundit me të birin, dhe se e gjithë ngjarja është një makth për të.
“Ai kishte dalë bashkë me një shok. Ishte shoku i tij, ai i cili më mori në telefon dhe më tha se kishin blerë disa pije dhe do të uleshin diku jashtë.”
Ndërkaq, i ati i 21-vjeçarit ka treguar gjithashtu se nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur.
“Po jetoj një makth. As unë dhe askush nga familja nuk arrin ta besojë.” – ka thënë Naim Zabërgja, ndërsa ka vendosur lule në vendin ku i biri, Diamanti 21-vjeçar, humbi jetën.
Ngushellime per Diamantin tuaj,shume e pabese kjo ndodhi.Ajo qender aq terheqese per ne u kthye ne nje kujtim te hidhur.Ngushellime familjareve per gjithe te vraret ,te prehen te qete prane zotit!