FOTOT/ Shkrumb e hi! Dëme të mëdha nga zjarri në Los Angelos

25 Korrik 2016, 11:02Bota TEMA
FOTOT/ Shkrumb e hi! Dëme të mëdha nga zjarri në Los Angelos

Zjarri i madh që pushtoi pjesën veriore të qytetit të Los Angelos ka shkaktuar dëme të shumta.

9 mijë hektarë janë djegur plotësisht teksa të paktën 1500 familje janë evakuuar.

Zjarri nisi të premten pasditë në Sant Clarita dhe vijoi për dy ditë duke dhuruar skena apokaliptike.

Një pjesë e madhe e qytetit është e mbuluar nga hiri teksa po bëhet bilanci i dëmeve të shkaktuara.

18 shtëpi janë djegur totalisht por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë.

Zjarri ende nuk është shuar plotësisht duke kërcënuar mbi 1 mijë shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje