Shahin Pashaj, 58-vjeç, ka punuar në restaurimin e mureve të gurit në kishat e Ardenicës e Karavastasë, dhe është pjesë e muratorëve që po rehabilitojnë Portikun e Shën Mërisë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Andej nga vjen ai, mes maleve të Kukësit, jeta nuk kuptohet pa gurë. Shahin Pashaj e ka mësuar këtë që në vegjëli kur ka filluar të skalisë e rradhisë për të ndërtuar një kasolle në Shishtavec, një fshat ku flitet shqip dhe gorançe, në kufi me Kosovën. “Guri nuk të lodh po mësove të flasësh me gjuhën e tij”, i thotë Pashaj BIRN duke folur për një “gjuhë” të tretë. Ai bashkë me murator të tjerë, po punojnë në restaurimin e një portiku mesjetar kishe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. 58-vjeçari ka vite që është pjesë e këtyre projekteve restauruese falë aftësisë për të lidhur gurët në mure të vjetra.
Punimet për rehabilitimin e Manastirit të Shën Marisë në Apoloni, filluan në mes të qershorit të këtij viti falë një fondi rreth 620 mijë euro të financuara nga Bashkimi Europian. Fondi është pjesë e projekteve CARDS (Ndihma Komunitare për Rindërtimin, Zhvillimin dhe Stabilizimin). “Projekti është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës – Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës lidhur me fillimin e punës këtu. Ai pritet të zgjasë deri në fund të Janarit të vitit që vjen dhe përfshin një sërë rehabilitimesh brenda zonës së mbrojtur dhe infrastrukturë shtesë.
Një nga pjesët më të vështira në këtë proces i takon Shahinit. I paisur me mistri, e çekan, të cilët nuk i lëshon nga dora, edhe ndërsa flet, myslimani nga Shishtaveci duhet të mbyllë “plagët” që koha u ka shkaktuar mureve të kishës së vjetër, duke lënë sa më pak shenja të mundshme të ndërhyrjes së tij.
Babai i tre fëmijëve të cilët i ka rritur duke punuar si murator ka një eksperiencë të gjatë në këtë punë. “Me duart tona kemi restauruar shumë objekte antike. Këto mure duhen patur kujdes, sepse restaurimi, puna me gurët dhe dyshemenë nuk duhet të lënë përshtypje të keqe te turistët”- thotë ai për BIRN.
Ai numëron disa punë në të cilat ka marrë pjesë në të gjithë vendin, por thotë se ky i fundit është më i vështiri. “Kemi shkuar gjithandej. Kemi kryer restaurime në kishat e Karavastasë, në Ardenicë, Vlorë, Elbasan, por këtu është puna më e madhe”- shpjegon Shahini.
Burri i besimit mysliman buzëqesh kur ia kujtojnë se ka restauruar vetëm kisha. “Unë jam mysliman…besoj në Zot dhe kur kam përfunduar punën në këto objekte kulti të them të drejtën jam ndier mirë”, thotë ai.
Në një botë kur konfliktet fetare janë lajm dite burri nga Shishtaveci perifrazon ndryshe Pashko Vasën: “Feja e punës, është puna”. “Mua kurrë nuk më ka rënë rasti të punoj për të ndërtuar apo restauruar një xhami, do ta bëja punën me qejf. Kur mbaron një punë dhe sheh që ajo të ka dalë bukur, merr urimet dhe respektin. Kjo nuk është pak apo jo?”, pyet ai.
Shën Mërisë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë | Foto nga : Arben Velo
Megjithëse për të ka pasur punë këto vite Shahini thotë se gurpunuesit po rrallohen. Çeliku, xhami, betoni i kanë zëvendësuar prej kohësh ndërtimet e gurit. Kullat e vjetra në fshatrat e Shqipërisë janë shembur për të ndërtuar shtëpi tulle. 58-vjeçari sidoqoftë ka vendosur t’ia mësojë të birit punën me gur, jo vetëm si traditë familjare, por edhe duke e ditur se ato gur që ai po vendos tani apo të tjerë do kenë sërish nevojë për tu radhitur pas disa vitesh.
I rritur mes mureve të gurit dhe gurpunuesve ai e thotë se ndryshe nga sa mund të hamendësohet puna e tij nuk kërkon forcë, por teknikë. “Guri, nëse i bie fort do të thyhet, nëse e “sqaron” me duart e tua, do të marr formën që do ti. Do durim”, thotë ai.
Drejtuesit e punimeve në këtë qëndër muzeale thonë se, janë në përfundim një pjesë e tyre për restaurimin e portikut e të trapezarisë, ndërsa ka përfunduar restaurimi i kabinës elektrike që ndodhet në pjesë e jashtme të rrethit të monumentit të Agonetet-ëve. Po ashtu sipas tyre ka përfunduar depoja arkeologjike e ujit dhe po krijohet mundësia për ta bërë të vizitueshme trapezarinë arkeologjike ku janë restauruar disa nga rrënojat. Në pjesën hyrëse të parkut ka përfunduar hyrja e re që përfshin parkimin si dhe lidhet me autostradën Fier-Vlorë. Specialistët kanë deklaruar se ka përfunduar ndërtimi i rrjetit hidrosanitar ku përfshihet ndërtimi edhe i një rrjeti kundër zjarrit.
Pjesa tjetër, në qendër të parkut Apolonia, mbetet një kantier i madh ndërtimi. Manastiri i Shën Mërisë është i rrethuar me skaleta hekuri dhe dërrase. Aty kanë filluar të zhduken të çarat alarmuese të krijuara nëpër mure prej vitesh dhe sidomos në pjesën lindore të tij. Restuarime po kryhen në portikun e statujave, në trapezari, muzeum dhe pjesë të tjera të parkut. E gjithë fasada e jashtme dhe e brendshme është e mbushur me vegla pune, grumbuj llaçi dhe punëtorë që sfidojnë të nxehtin e korrikut.
Shahin Pashaj nuk ankohet për vapën. “Puna jonë është mes të nxehtit dhe të ftohtit”, thotë ai duke hequr padashje një si paralelizëm me gurët qindravjeçarë të cilët duhet t’i rikthejë në vendin prej nga janë rrëzuar prej motit. Ai beson se ata po i japin jetë manastirit, ndërsa tregon se gjithë këtë “rrugë” e ka nisur në Shishtavec ku gurët lidhen me baltë për të ndërtuar shtëpi, kasolla e gardhe.
“E rëndësishme është që kur të përfundojmë këtë punë e të shkojmë në një tjetër vend pune, që ka nevojë për dorën tonë të mos koritemi”, thotë Shahini dhe rregullon kasketën mbrojtëse me dorën që ka sipër saj pak llaç të ngrirë.
Ku o cudia ktu mer gazetaruc ???? Shkojme ke personalja tashi..mu mas 4 mujsh mush i vit qi m ka vdek plaku e m tako me i rrugullu vorrin..e vorrin do ma rregulloj i komshi qi osht katolik..kshu shko jeta ai mjep i dore mu ene kur kom munsi un i jap i dor atij..lejini kta provokime mer burr ca boni kshu
Shkurt dhe sakt !!!
Ceshte kjo propagande keshtu? Myslimani restauron kishen! Hajde hajvanllik hajde…
Nderoni titutllin ne Puntori rregullon kishen” maskarenj. Turp tju vije. Edhe maskarait qe ka bere intervisten,nuk ka probleme fetare ne Shqiperi,prandaj keto lloj intervistash e titujsh “myslimani rregullon kishen” jane komplet qesharake. IDIOTER.
O Tema, pse i beni jehone kot ktyre budallaqeve qe muratori eshte mysliman dhe pse duhet te restauroj muret e kishes. Ai ka 3 femije dhe shyqyr qe gjeti nje pune per te nxjerre ca te ardhura e ju i beni pyetje te tilla. Edhe une po te isha murator do restauroja muret e nje xhamie. Ai duket se eshte njeri punetore dhe nje pune qe ai ben mire e ben te ndihet krenar.
ju gazetaret jeni vete me percares se fetaret radikale. Me dashje apo pa dashje ju po ja ngulitni te mjerit ne mendje se nuk duhet te restauroj ndertesa te feve te tjera. Mos e trazoni ujin.
Po pse cuditeni mer cuna e vetmja gjo qi i ka ngej armiqve t shqipnis osht puna fese a e shifni cpo bojn minimumi 3 artikuj m dite pune feje zgjohu shqipe..kjo osht politike 10 lekshe..po ne jemi shqiptarrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
O MERO BAZE:PO PSE MOR BURRE NA BOTONI SHKRIME Me “Myslymani???Kristjani..Ortodoksi??RESPEKT PER ZOTERIN E MESIPER, por mos Harroni se AI (PASHAJ) Eshte rritur ne nje SHQIPERI ATEISTE…PASTAJ SHQIPETARET EDHE PA Kisha e Xhamija JETUAN DHE JETOJNE…
@@JENI SHUME TE LUTUR MOS I BENI SHQIPETARET Myslyman me Zore….SHQIPETARET JANE SHQIPETARE….pastaj se klu Besojne….ata eshte gje Personale…BESIMI ESHTE IDEOLOGJI..dhe c´do Ideologji ka te mirat dhe te keqijat e saj::::lol
O BEQIR i ”paster”,perse nuk te pelqen titulli ty: muslimoni qe riparon muret e nje kishe!!!!
Ky eshte reliteti,kristianet shqiptare dhe muslimonet turq,ok!
Kurre nuk kane qene muslimonet shqiptare,kete nuk ka Zike sumq.r qe ta mohoj.
Sa per ”mastora”-n muslmon eshte nder per te qe te punoi per nje kishe ,mgjs nuk i takon pasi mendoj se 10-tra kristiane punues guri mund te punonin ne ate vend……
I more 300 evrosat sot ti se po u boshim merak mos ishe smun..nuk figuroshe as me i ven..jasu janull palikari
tfgs1…..Turko-Fagotis….BEQIRE::APO Sume..Q…re mbase te Pershtatet…ti je i shitur..oer 300-te Euro….dhe si i tille nuk ke VLERE qe te Kometosh…ne nje Faqe Gazete Shqipetare….shko me mire dhe Komento ne ndonje Gazete Greke……lol
Po pse cuditeni mer cuna e vetmja gjo qi i ka ngej armiqve t shqipnis osht puna fese a e shifni cpo bojn minimumi 3 artikuj m dite pune feje zgjohu shqipe..kjo osht politike 10 lekshe..po ne jemi shqiptarrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
I more 300 evrosat sot ti se po u boshim merak mos ishe smun..nuk figuroshe as me i ven..jasu janull palikari
Muret e ngrurta ka shkruar hajveni. Te gurta o idiot.
Vetem per fe, nuk e ngacmon derrin ,shqiptari !
Kjo eshte mbrekullia .
o mero qe kur paska ne shqiperi minoritet mysliman un di qe ka shqipetare me besim mysliman dhe shqiptar me besim kristjan
Ni koment per gaseten tema dhe per punoisin arben velo un jam i familjes pashaj te cilen e kritikoj gasten tema bashk me arben velon kujdesuni per repopliken sheptare mos luani me shtein shqiptar dhe popudhin feja i takon popidhit e jo politiks yu lute gomar pa vesh leje repopliken e shqipris rat dhe popudhin yu jeni ni gazet e mrapa betur e bots qe nuk nifeni ne asni ved te evrops respektpnoi alin pashaj ose respektoni pumen e pashaj per shqiper