Pamje të shpifura u publikuan sot në rrjetet sociale nga Gjiri i Lalëzit. Në video dukej një i ri që tërheq zvarrë, godet, shan dhe ofendon një vajzë, thuajse pa ndjenja për shkak të alkoolit të konsumuar. Edhe më rëndë është reagimi i policisë. Video tregon që djali u shoqërua në komisariat, por në njoftimin zyrtar u sqarua se ai është lënë i lirë. Pavarësisht se pamjet janë dëshmi e qartë e dhunës kafshërore mbi vajzën pa ndjenja, djali është lënë i lirë. Sipas policisë, vajza nuk pranoi të bënte denoncim. Policia tha se djali në video është një 26 vjeçar nga Maminasi, me inicialet I.Z. Pavarësisht dhunës së provuar, 26 vjeçari dyshohet vetëm për prishje të qetësisë publike. Indiferenca e forcave të policisë e bën akoma më të rëndë ngjarjen, që duket se do të mbetet thjesht një tjetër shfaqje poshtërimi, si ato që po publikohen shpesh në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në”Gjirin e Lalëzit”, ju bëjmë me dije se:
Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2016, në”Gjirin e Lalëzit”. Të dy shtetasit e paraqitur në video kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Policia e Qarkut Durrës me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Përpos kundërshtimeve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të Punonjësve të Policisë për ti shoqëruar në ambientet e Policisë është bërë e mundur shoqërimi i dy shtetasve të shfaqur në video.
Në vijim të hetimeve bazuar edhe më deklarimet e shtetasve të shoqëruar është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi I.Z. 26 vjeç, banues në Maminas.
Shtetasi i mësipërm dyshohet se, tek “Gjiri i Lalëzit”, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik, vepra penale të parashikuara në nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal.
Shtetases së seksit femër i është bërë e ditur që në bazë të ligjit ka të drejtë të bëjë kallëzim në ngarkim të shtetasit I.Z. por me vullnet të lirë nuk ka dëshiruar.
Une se kuptoj. Policise nuk I duhet denoncimi. Ata kane fakte filmimin, ci duhet deshmia e vajzes atyre. Ne ate vend munt te besh cfare te duash, dhe nese ste denincon njeri ju are ok..lolll
Eh more njerez, per pune kurvash te harxhojme parate nga taksat tona!?
Dakort Artur. Të shohim a do të dhimbsen paratë e taksave, kur herën tjetër po i njëjti tip të dhunojë motrën tënde në mes të rrugës. A e kupton që këtë lloj njeriu, mosndëshkimi e motivon?
filmimin se shoh,po cfar duhet denoncimi se ekziston filmimi,duhet ndryshu ligji ne te tilla raste