“Po, unë e bëra. I vrava që të pastroja botën, të rritej ekonomia dhe të shmangej Lufta e Tretë Botërore”, kjo ishte përgjigjia e Satoshi Uematsu ndaj policisë kur u pyet përse vrau 19 invalidë në një qendër sociale në Japoni.
26-vjeçare që kishte qenë më parë punonjës i kësaj qendre vrau 19 dhe plagosi 26 të tjerë.
“Ivalidët duhen spastruar nga kjo botë”, tha ai.
Gjatë momentit të arrestimit ai është fotografuar me një qeshje djallëzore në fytyrë.
Uematsu gjithashtu kishte një sërë tatuazhesh djallëzore në trup.
“Do të vras invalidë, ata duhen hequr qafe”, kështu i shkruante ai para disa kohësh parlamentit japonez.
Kjo ishte masakra më e madhe në Japoni që pas Luftës së Dytë Botërore.