Thohir blindon Icardin, Interi merr Candrevan

27 Korrik 2016, 17:15Sport TEMA

Erick Thohir blindon Mauro Icardin dhe konfirmon Roberto Mancinin. Presidenti i Interit në një intervistë nga Neq Yorku ku skuadra zikaltër po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri ka bërë të ditur se Mauro Icardi është i pashitshëm dhe nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi argjentinas të largohet nga Interi për tu transferuar te Napoli.

” Nuk do ta sheshim Icardin, na ka ardhur një ofertë për të nga Napoli, por vitin e kaluar kemi rinovuar kontratën me Mauron, ai është kapiteni ynë dhe do të qëndrojë gjatë këtu, theksoi manjati indonezian. Përsa i përket të ardhmes së trajnerit Roberto Mancini, Erick Thohir ka hedhur poshtë cdo aludim të mediave.” Mancini është trajneri ynë, këtu në Amerikë ai po punon me shumë përkushtim dhe ne besojmë në aftësitë e tij, deklaroi presidenti i Interit. Takimi ndërkohë mes trajnerit italian dhe grupit Suning që tashmë ka në pronësi rreth 70 % të aksioneve të Interit  që ishte në program për t’u zhvilluar në orët e kaluara është shtyrë për një tjetër datë dhe mediat italiane pavarsisht deklaratave të Erick Thohir nuk janë të sigurta për qëndrimin e Mancinit.

Për të kënaqur trajnerin dhe për ta bindur se klubi ka një projekt serioz për të ardhmen drejtuesit e Interit janë shumë pranë një afrimi të rëndësishëm në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e Antonio Candrevas në Milano. 25 milionë Euro përfshirë edhe bonsuset do të përfitojë klubi bardhekaltër nga shitja e mesfushorit të kombëtares italiane ndërsa Candreva me Interin pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me një pagë prej 2,7 milionë Eurosh në sezon./SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje