Napoli ka nisur sulmin frontal për Mauro Icardin, së fundmi presidenti i të kaltërve De Laurentiis realizoi një takim me ndërmjetësin e Icardit për ti vënë në pjatë ofertën, një kontratë 5 vjecare prej 6 milionë eurosh në sezon, përfshirë bonuset dhe gjysmën e të ardhurave nga të drejtat e imazhit, një privilegj ky i lënies së një pjese të të drejtave të imazhit që deri më tani te Napoli ia kishin rezervuar vetëm Gonzalo Higuain.
Për sa i përket kartonit, oferta e parë për Interin ka qenë rreth 37 milionë euro bashkë me bonuset. Drejtori sportiv Ausilio i duhet t’i referojë gjithcka pronarëve kineze edhe pse për momentin për Napolin blerja e sulmuesit duket një mision në kufijtë e së pamundurës sidomos nëse oferta mbetet në kufirin e 40 milionëve, madje klubi zikaltër në qëndrimin e tij ka theksuar se Ikardi nuk largohet as për 60 milionë euro.
Strategjia e Suning në këtë drejtim është e qartë për sa i përket merkatos, natyrisht të kufizuar nga kornizat e Fair Playt financiar, të gjithë lojtarët e ashtuquajtur të mëdhenj nuk do të shiten, do të ketë vetëm një blerje të rëndësishme, me shumë mundësia Candreva. Distanca mes ofertës së Interit dhe kërkesës së Lazios për momentin është 5 milionë euro, një hendek që nuk duket i pakapërcyeshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë vetadministrim i zakonshëm, me shitje të ndryshme që duhen rinvestuar në mënyrën më të mirë të mundshme.