Zyrtare, Allardyce është trajneri i ri i Anglisë

22 Korrik 2016, 19:25Sport TEMA

Sam Allardyce është trajneri i ri i Anglisë. Federata Agleze e Futbollit ka zgjedhur më në fund pasardhësin e Roy Hodgson, i cili ka dhënë dorëheqjen pas paraqitjes zhgënjyese të “Tre Luanëve” në Europianin që ëstë zhvilluar në Francë. Detyra e 61-vjeccari do të jetë të udhëheqë kombëtaren drejt suksesit në Botërorun 2018. “Jam shumë i nderuar për këtë detyrë që më është ngarkuar, edhe pse nuk është një sekret se kjo ka qenë ajo që kam dashur gjithmonë. Për mua, është padyshim detyra më e mirë në futbollin anglez”, kanë qenë fjalët e Allardyce.

Humbja e turpshme me Islandën muajin e kaluar ishte një zhgënjim i madh për kombin britanik, të cilët vunë në dyshim aftësinë e ekipit për të konkurruar në nivel të lartë. Detyra e Allardyce do të jetë t’i japë një identitet të qartë përfaqësueses të bazuar në punë të madhe dhe elasticitet në mbrojtje. Allardyce do të ulet për herë të parë në stolin anglez në miqësoren e datës 1 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje