Lorik Cana edhe nje vit kontrate me Nantes, kthehet në stervitje

20 Korrik 2016, 11:47Sport TEMA

Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Lorik Canës, edhe për mediat franceze që gjithsesi në tentativën për të hedhur dritë mbi të, zbulojnë disa detaje mjaft interesante në lidhje me kapitenin e Kombëtares Shqiptare që në përfundim të aventurës në Euro 2016 bëri të ditur se shpejt do të zyrtarizojë vendimin për lamtumirën ndaj Kombëtares. Në një shkrim të portalit butfootballclub.fr  bëhet e ditur se me mbërritjen te Nantes të Carlos Diegows është e qartë se Lorik Cana do të largohet, por sic ka konfirmuar një burim i brendshëm i Nantes, 32-vjecari në të vërtetë ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe kështu në ditët e ardhshme Cana do të rikthehet në stërvitje me Nantën.

Opsioni i largimit të tij gjithsesi mbetet në fuqi, me Lorikun që ka mjaft oferta dhe me shumë mundësi do të transferohet jashtë Europës. Gjithsesi nisur nga fakti që mbetet ende në kontratë me Nantën, klubi francez do të përfitojë një shumë simbolike nga transferimi i Canës, pasi pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që Loriku ka me presidentin e Nantes Qaldemar Kita, për momentin nuk parashikohet një marrëveshje xhentëlmenësh në mënyrë që Nanta të heqë dorë nga e drejta duke pranuar largimin e Canës me parametra zero, gjithmonë duke ju referuar mediave franceze./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje