Arjen Robben refuzon të bëjë krahasime mes Pep Guradiolas dhe Carlo Ancelotit. Sulmuesi i Bayern Munchen në një intervistë të dhënë ka deklaruar se është ende shumë herët për të bërë një përcaktim se cili mes Guardiolas dhe Ancelotit është më i miri:
“Nuk mund të jap dot një përgjigje se cili prej tyre është më i mirë, pasi me Ancelotin nuk kemi zhvilluar shumë seanca stërvitore. Është vetëm fillimi dhe puna e tij do të shikohet në ditët në vazhdim. Sidoqoftë unë besoj shumë tek ai, pasi është një trajner i jashtzakonshëm, i cili di se si fitohen titujt.”
Më tej 32-vjecari shtoi se pavrësisht se skuadra nëndrejtimin e Pep Guardiolas nuk arriti dot sukesin në Champions League ashtu si cdo vitë tjetër bavarezët do të provojnë të fitojnë në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë:
“Cdo vit objektivat janë të njëjtë. Ka shumë ekipe të forta në Europë, por ne do të japim maksimumin tonë. Sigurisht që dhe këtë vit do tentojmë finalen e Champion League, por na duhet shumë punë pasi konkurrenca është e madhe”.
Arjen Robben do të mungojë në ditët e para të BundesLigës, për shkak të një dëmtimi në miqësoren kundër Lippstadt-it. Holandezi do të qëndrojë jashtë fushave për 6 javë.