De Laurentiis: Higuain kushton 94.5 milionë euro, por Juventus është ekip me klas dhe nuk do e paguajë klauzolën

18 Korrik 2016, 18:51Sport TEMA

“Asnjë klub, deri tani, nuk ka ofruar sasinë e parave për prishjen e kontratës së Higuain me Napoli dhe as futbollisti nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Të gjitha këto që shkruhen janë vetëm shpifje që lëndojnë tifozët.” Në këtë mënyrë ka folur presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis i pyetur nga gazetarët përpara mbledhjes së Ligës Italiane të Futbollit në Milano.

Vetëm pak orë më parë, De Laurentiis kishte marrë një ofertë zyrtare nga Juventus për Higuain. “Juventus është një klub inteligjent dhe e kupton kur nuk mund t’i bëj një goditje të tillë kundërshtarit, – tha presidenti i Napoli. – E di shumë mirë se kjo është një betejë e humbur. Në Torino janë të vetëdijshëm që do të bëheshin skuadra më e urryer në Itali.”

“Unë jam i bindur se Juventus është një skuadër me klas dhe nuk do të na shqetësojë. Mendoj se Higuain mund të ketë trokitur në derën e tyre. Moratta me telefonoi dhe e pyeta nëse do të paguante klauzolën. Ai më përgjigj: ‘As që më shkon ndërmend…’ Pereyra është jashtë kësaj loje. Zaza? Kemi shumë sulmues, të mos tregohemi grykës.” – përfundoi De Laurentis.

1 komente në “De Laurentiis: Higuain kushton 94.5 milionë euro, por Juventus është ekip me klas dhe nuk do e paguajë klauzolën”

  1. tommy says:

    Kush eshte ky Gazetar qe nuk di granatiken shqipe?
    Klas shkruhet (klase)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje