Në fund të një kompeticioni bëhen gjithnjë bilancet. Televizioni kombëtar francez Tf1 ka bërë një vlerësim për të 24 skuadrat. Televizioni i ka ndarë me grupe sipas notave që kanë marrë. Shqipëria ndodhet tek ekipet “E pranueshme”, në të njëjtin grup me Gjermaninë dhe Kroacinë. Televizioni francez ka vleresuar lojën e kombëtares shqiptare në të 3 ndeshjet në grup.
Shumë mirë
Padyshim Portugalia fituese, e ndjekur nga Uellsi që arriti gjysmëfinalet si dhe Islanda që kaloi fazën në grupe dhe më pas eliminoi Anglinë.
Franca, Italia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Hungaria, të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë në këtë aktivitet.
Të pranueshme
Në këtë grup bën pjesë Shqipëria, ekipi më i vlerësuar mes atyre që nuk arritën të kalonin fazën në grupe të turneut. “Ajo u eliminua para fazës me kualifikim direkt por ishte në garë dhe u mund për pak gjë ndaj Zvicrës dhe Francës, ndërsa arriti të mposhte Rumaninë”, shkruhet në përshkrimin për paraqitjen e kuqezinjve. Përkrah Shqipërisë edhe Gjermania Kroacia, Zvicra, Irlanda dhe Sllovakia.
Të pamjaftueshme
Belgjika, Turqia dhe Rumania.
Shumë të pamjaftueshme
Spanja është zhgënjimi më i madh i turneut, e ndjekur nga Anglia, Austria, Suedia, Rusisë, Ukraina dhe Republika Çeke.
ne te njejtin nivel me (jo si)
.ne te njejtin nivel me (jo si)
…ne te njejtin nivel me (jo si)
Boll me lavderime! Per kapacitetin tone nuk duhet te fluturojm me endrra.
E morem vesh qe bem figure te mire. Nje fitore nje gol.
Ndere, shperblime, pasaporta diplomatike e show pa patur sukses. Ku eshte pare ndonje here. Vete tek ne shtypi nuk eshte kritik ne sport, Italia Gjermania Franca etj pas humbjeve u kritikuan dhe pranuan gabimet. Ne jo, faji gjithmone i te tjereve.
Por kur vjen puna per ato qe medalje sjellin me te vertete, asnj nuk ndihet. Ndoshta per faktin se nenkampiones sone Luiza Gega ne kete rast duhet ti ngrinin nje shtatore afer Skenderbeut, e vetmja qe na solli nje titull.
E tallen e askush nuk e priti si heroine duke e tallur edhe me limuzinen per 200 m. Pra mjaft me. Shihni para per Boterorin ne Rusi.
Ha Ha Ha Ha Haaaaaaaaaaaaa
Kur lexova titullin dhe shkrimin , me erdhi ne mendje nje fjalim I Berishes , kur ishte ne pushtet :
“….Ne jemi koke me koke me Gjermanine per rritjen ekonomike “.
Tani qenkemi edhe ne futboll ne te njejtin nivel ” Te pranueshme”.
——-
– Sa gola beri Gjermania ne europian ? Po Shqiperia ?
– Sa fitore kishte Gjermania ne Evropian ? Po Shqiperia ?
– Deri ne cilen faze te kompeticionit shkoi Gjermania ? Po Shqiperia ?
——
Mjafton ti japim pergjigje ketyre pyetjeve , dhe do te kuptojme budallalleqet qe shkruan ky artikull , qofte edhe I TF1 apo I kujtdo televizioni.