“Champions League”/ Partizani barazon ndaj Ferencvaros

13 Korrik 2016, 21:56Sport TEMA

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Ferencvaros në ndeshjen e parë të “Uefa Champions League”.

Një barazim i cili ndërlikon situatën e të kuqve për tu kualifikuar për më tej, pasi ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë në fushën kundërshtare.

Pavarsisht se të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Realdo Fili i cili realizoi një super gol nga distanca, nuk arritën dot që të ruajnë avantazhin.

Në minutën e 70-të sulmuesi i sapofutur i Ferencvaros i shpëtoi mjaft bukur mbrojtjes së Partizanit dhe i vetëm përballë portierit Alban Hoxha u tregua i saktë duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Tashmë ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme ku dhe do të vendoset se kush do të kalojë në raundin tjetër të “Uefa Champions League”.

1 komente në ““Champions League”/ Partizani barazon ndaj Ferencvaros”

  1. ec aty says:

    Nje paraqitje dinjitoze e Partizanit,kunder nje skuadre te niveleve te larta evropiane!
    Shpresojme ne rritjen e pandalshme te nivelit te Klubit te Partizanit nga viti ne vit, me deshiren qe Klubi shqiptar legjende te hyje ne nivele me te larta dhe te mira te futbollit evropian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje