FIFA pritet të publikojë të enjten renditjen e saj të re mujore, ku do të merren për bazë rezultatet e ndeshjeve në aktivitetet zyrtare që u zhvilluan gjatë muajit të fundit si Kupa e Amerikës dhe Kampionati Europian.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertë të statistikave, Shqipëria pritet të shënojë përsëri rritje në klasifikim, duke kaluar nga vendi i 42-të që mban aktualisht, në vendin e 37-të në botë. Kuqezinjtë do të kalojnë në këtë renditje përsëri skuadra si Suedia, Danimarka e Greqia të cilat do të rreshtohen pas ekipit të drejtuar nga De Biazi.
Por renditja e FIFA-s nuk përfaqëson detyrimisht forcën aktuale të përfaqësueseve. Mjafton të shohësh se në vendin e parë të saj, me datë 14 korrik, do të konfirmohet përsëri Argjentina, e cila ka humbur tre finale ndërkombëtare radhazi në tre vitet e fundit.
Edhe më absurd është pozicionimi në vendin e dytë i Belgjikës apo Kolumbisë në vendin e tretë. Kili, fitues i Kupës së Amerikës për dy vite radhazi, do të kënaqet me vendin e 5-të në klasifikim, i ndjekur nga Portugalia që sapo fitoi Kampionatin Europian, shkruan PanoramaSport
Gjermania, Franca, Spanja, Brazili dhe Italia do të jenë pas shumë kohësh përsëri së bashku mes 10 ekipeve të para në këtë renditjen botërore, ndërsa bie në sy rrëshqitja deri në vendin e 26 të Holandës, e kaluar nga përfaqësuese si Rumania dhe Austria të cilat nuk shfaqën asgjë në Europian.
o gazetar koleg injorant
flet si tifoz apo objektiv o leshko
renditja behet sipas fitoreve dhe pikeve qe grumbullohen po kshu eshte kur mbushet gazetaria me tranguj e trunguj
argjentina ka kater vjet qe nuk humbet nje ndeshje zyrtare ne finale boterori e amerike latine, ka tre finale te rendesishme rresht, ka bere vetem fitore mbi te gjitha, gjermani e rrafi ne shtese, kili me penallti e kto nuk quhen humbje
leqe mire e ke ti duhej portugalia ne vend pare me gjashte barazime
ahahaha
keni fillu me zbatu kshillat e koco kokedhimes, liberalizim para kohe i hashashit
ahaha
krahas njimbedhjet lojtarve me te mir te kampjonatit europjan,u be nga fifa edhe 11shja me e dobet,ku ze vend futbollisti shqiptar cana.
Here is their team in full:
Hart, Dragovic, Clark, Cana, Shchennikov, Whelan Fellaini, Mamaev, Seferovic, Necid and Sterling.
Me sa duket ke mare persiper te korigjosh dhe rregullosh boten e futbollit,,,po cte duhet a derezi me te tjeret ti do ti mbrosh ata??? Ne si kombetare e kemi vleresimin e duhur?? per kete munde te investohesh ti ,,te tjeret le ta kerkojne vete te drejten e tyre.