Dramë te Uruguay. Oscar Washington Tabarez, trajneri 69-vjecar i kombëtares celeste është diagonistikuar me një sëmundje të rëndë dhe shumë të rrallë.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Uruguay, Tabarez është prekur nga sindroma e Guillain-Barre, një sëmundje e cuditshme që godet sistemin nervor, madje prek edhe muskujt e këmbëve, ato të krahëve, si dhe shtyllën kurrizore, ndërsa të krijon edhe probleme me frymarrjen.
Pasojat e para të sindromës Guillain-Barre, janë dobësia dhe mpirja e këmbëve e cila më pas mund të përhapet në të dy krahët dhe në shtyllën kurrizore.
Kjo sinptomë përhapet në mënyrë të shpejtë dhe në vetëm pak kohë nga mpirja e trupit te dhimbja e muskujve dhe mungesa e kordinimit të lëvizjeve mund ta paralizojë totalisht personin e prekur.
Shenjat e para të kësaj sëmundjeve u vunë re te Oscar Tabarez gjatë Kupës së Amerikës, kompeticion në të cilin trajneri i drejtonte seancat stërvitore të Uruguay-it nga një karrige me rrota ndërsa gjithmonë mbante pranë edhe një bastun për të lëvizur herë pas here.
Nëse ky lajm do të konfirmohet atëherë karriera e Oscar Tabarez do të vendosej në rrezik të madh.