Gianni De Biasi nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar një skuadër prestigjoze pas aventurës me Shqipërinë.
Në një intervistë dhënë për tabloidin “The Sun”, timonieri i stolit kuqezi konfirmon dëshirën për t’u ulur në stolin e një ekipi me peshë si Anglia pas largimit të Roy Hodgson.
Një dëshirë të tillë ai e shprehu menjëherë pas largimit të Hodgson për mediat italiane dhe vazhdon të këmbëngulë se kjo do të ishte një mundësi e artë për karrierën e tij.
Edhe pse Federata angleze aktualisht është në bisedime me trajnerin Sam Allardyce, De Biasi këmbëngul se ai është i interesuar të ulet në stolin e “Tre Luanëve”, ku premton se mund të ndryshojë rrënjësisht mendësinë e ekipit që sipas tij i ka të gjitha mundësitë për të arritur në nivelet më të larta.
“Jam i nderuar që emri im lidhet me Anglinë pasi është një kombatëre që ka në përbërje lojtarë me talent të cilët duhen menaxhuar në mënyrën e duhur.
Puna si trajner i Anglisë do të ishte një mundësi unikale për mua dhe një ofertë të tillë nuk do ta refuzoja.
Jam i bindur për këtë dhe mendoj se së bashku do të arrinim rezultate fantastike”, thekson 60-vjeçari i pankinës kuqezi.
Gjithsesi, sipas “The Sun”, bisedimet me Allardyce janë në fazë të avancuar dhe vetëm në rast dështimi, Federata do të konsideronte mundësi të reja.
Vetem se harron nje detaj, Anglezet jane teper krenar per tju bindur nje trajneri italian. Ky ben hajer vetem me ekipe te panjohura e lojtare mesatarisht cilesore.
Kane pasur Kapelon para disa vitesh. Por deshtoi. De Biasi eshte me finok.
…ka shume shqiptare ne fakt qe jane gati ta lene shqiperine per angline, eshte koha te krijojme nje parti te re me kryetar de biazin
I dashur Xhani De Biasi alias “Gani Abazi”,
Ju, tashmë, e njihni Shkodrën. Në Shkodër nuk të mallkon njeri “vdeksh”, por atje mallkimi shprehet me një fjalë të urtë: “Të hyptë vedi në qef”! Dëshiroj që ajo fjalë e urtë, që është mallkimi më i rëndë në qytetin plot humor të Shkodrës, të mos ketë asnjë lidhje me ty!
vdiq per pak kariere edhe ky, mezi u fut ne europian dhe i duket vetja sikur ka fituar boterorin. fshf duhet ta shkarkoje menjehere kete drejtues, sepse ky, rasti i pare qe i do jepet do ju lere ne balte, me sa shof une ky do te qendroje me shqiperine nqs nuk e merr ndonje kombetare tjeter.
o bo De Biasi si me pas fitu noj Kupe Bote apo Champions League!
Po ik o merhum, se na cave trapin ke nja i vit, jo iken jo nuk iken.
Ik edhe mundesisht merr me vete gjithe “Ajken” e FSHF, se do biem te gjithe rehat