Zyrihu s’heq dorë nga Sadiku: Do të qëndrojë

15 Korrik 2016, 18:38Sport TEMA

Situata e Armand Sadikut mbetet e komplikuar.

Sulmuesi shqiptar që shënoi golin e vetëm kuqezi në Euro 2016, vazhdon të mbetet në radhët e Zyrihut edhe pse kjo skuadër gjatë sezonit të ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë të Zvicrës.

I huazuar te Vaduzi gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar, Sadiku e ndihmoi këtë ekip të siguronte mbijetesën pikërisht në dëm të Zyrihut, por ai është i detyruar të rikthehet në ekipin që aktualisht zotëron kartonin e tij. Goli ndaj Rumanisë i rriti shumë kuotat e bomberit nga Elbasani, për të cilin Zyrihu po refuzon çdo ofertë, me pretendimin se kartoni i tij vlen rreth 7 milionë euro.

Në fushë ka zbritur edhe vetë presidenti i klubit, i cili ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Nuk kemi aspak ndërmend ta shesim Armando Sadikun”, thekson ai, duke vënë pikat mbi “i”.

Ndërkohë, vetë lojtari ka shprehur dëshirën pak kohë më parë në një intervistë për “Allez Show” se ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar por është Zyrihu që fillimisht duhet të ulë kërkesat për të ndezur dritën jeshile të largimit të tij.

Dy destinacionet e mundshme të shqiptarit janë Serie A dhe Bundesliga, por momentalisht ai mbetet një lojtar i Zyrihut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje