Alban Meha firmos zyrtarisht për Al Nassr

14 Korrik 2016, 18:36Sport TEMA

Alban Meha është dhe zyrtarisht një futbollist I Al Nasr.

Klubi i Arabisë Sauditë zyrtarizoi këtë të enjte arritjen e marrëveshjes me futbollistin kuqezi, dhe pse palët në fakt kishin rënë dakort që përpara disa muajsh për realizimin e këtij transferimi.

Ndryshimet megjithatë në rangjet drejtuese të klubit arab penguin kalimin e tij nga skuadra turke e Konyaspor.

Meha, madje nisi dhe stërvitjen me klubin turk në pritje të Al Nasr, ku drejtuesit e rinj më në fund vendosën që të zyrtarizojnë marrëveshjen me 30 vjecarin, që do të nisë kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Meha pritet të ndihmojë skuadrën e tij të re për sezonin e ri, pasi vitin e kaluar Al Nasr u rendit në vendin e 8-të Ligës profesioniste arabe.

Meha sezonin e kaluar luajti në radhët e Konyaspor, klub me të cilin shënoi dhe 8-të gola, ku finalizimi i tij në sfidën me Galatasayn në fillim të kampionatit u shpall dhe goli më i bukur sezonal i skuadrës.

30 vjecari ka luajtur gjithashtu dhe 7 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar dhe dy gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje