Pogba, akord me Man. United. I kërkon Juves largimin

20 Korrik 2016, 11:46Sport TEMA

Tani luhet me letra të hapura. Tratativa mes Juventusit dhe Manchester United për Paul Pogba ka nisur zyrtarisht dhe mund të mbyllet shumë shpejt. Lajmi i ditës ka të bëjë me dëshirën e mesfushorit francez, që ka vendosur për ti dhënë lamtumirën fanellës bardhezi.

Nëpërmjet agjentit të tij Mino Raiola, Pogba ju ka komunikuar drejtuesve të Juventusit se ka si qëllim të pranojë ofertën e ish skuadrës së tij. Pogba dëshiron të shkojë dhe në këtë mënyrë bie një nga kolonat e rezistencës bardhezi, me drejtuesit e Juves që më parë kishin deklaruar, “Pogba është i pashitshëm për ne, të paktën deri sa të mos jetë vetë ai që të na kërkojë ta lëmë të lirë”.

Ky moment tani ka ardhur, Pogba nuk i ka rezistuar thirrjes së Jose Mourinhos dhe mbi të gjitha joshjes së shumë milionave. Për këtë arsye Juventusi nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të pranojë ofertën e anglezëve, me objektivin për të shfrytëzuar sa më shumë që të jetë e mundur investimin e goditur që bëri kur e bleu Pogba vetëm për 1 milionë euro 4 vjet më parë.

Pogba ka dalë hapur pasi ka arritur akordin me anglezët, kontratë 5- vjecare me një pagë prej 12 milionë eurosh neto plus një tjetër në formë bonusesh në sezon, bashkë me të drejtat e imazhit do të fitojë 20 milionë euro në vit. Te Juventusi fiton 6 milionë në total bashkë me bonueset, Diferenca është e dukshme.

Një tjetër sinjal, para se të nisej drejt Francës, Pogba kishte lënë shtëpinë që kishte në zonën e stadiumit Olimpico, duket se që atëherë kishte dicka të tillë ndër mend.

Manchesteri është gati të ofrojë 125 milionë euro për lojtarin, prej të cilave 100 milionë do të shkojnë në arkat e Juvenutist ndërsa 25 milionë shkojnë në xhepat e Pogba. Kjo pasi mesfushori dhe klubi bardhezi kanë një marrëveshje xhentëlmenësh në bazë të së cilës, Pogba në rast shitjeje përfiton 20 përqind të shumës.

1 komente në “Pogba, akord me Man. United. I kërkon Juves largimin”

  1. Totila says:

    Pogba eshte lojtar i mire por jane mediat vizive dhe te shkruara qe e amplifikojne. njelloj si Kitaren e Carlo Santsnes ne vitet e 70 – ta tek ” Europa ” , duke e fryre jashtrzalonisht ,por qe me taktikat e Katenacios se deformiar Alla. Murinjo shpejt do te pendohet qe zgjodhi M.U. mu per faktin se pas 5-6 muajsh Murinjo nuk do ta ndale “”Marshin e Barabait “” , kur te filloje qe ti Aluzoje qe te gjithe pervecse. Vehtes se tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje