"Uefa Champions League/ Partizani bën mrekullinë kualifikohet në raundin tjetër

20 Korrik 2016, 22:26Sport TEMA

Partizani ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar për në fazën tjetër të kompeticionit të “Uefa Champions League”.

Një sukses i merituar për të kuqtë të cilët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në transfertë përballë skuadrës së Ferencvarosit.

Edhe pse kishin ardhur në këtë transfertë si më pak të favorizuar, “Demat e Kuq” nuk zhgënjyen aspak, duke zhvilluar një sfidë spektakolare.

U dësh që sfida të shkonte drejt penalltive për të vendosur se kush do të kalonte, pasi 120-minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Gera që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Megjithatë kundërpërgjigja e Partizanit erdhi mjaft shpejt me anë të një kundërsulmi me Ibrahimin që kroson në zonë dhe aty Husing në tentativë për ta larguar e dërgon në portën e tij.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes duke bërë që takimi të shkonte në shtesë ku sërish shifrat mbetën të njëjta.

Nga pika e bardhë e 11-metërshave, Alban Hoxha është padyshim njeriu që i ka mahnitur të gjithë.

Gardiani i portës së kuqe përvecse realizoi një super penallti, arriti që të presë tre të tjera duke qene heroi i të kuqve në këtë sfidë.

Një kualifikim mjaft i rëndësishëm për ekipin e Partizanit që tashmë do të marrin dhe një shpërblim të majmë të vendosur nga presidenti Gazmend Demi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje