Klopp injoron Balotelli-n, aktivizon portierin e tretë në sulm

22 Korrik 2016, 19:27Sport TEMA

Tashmë është e qartë. Mario Balotelli nuk ka të ardhme te Liverpool. Sulmuesi po stërvitet me klubin anglez, që zotëron kartonin e tij, por është nxjerrë në merkato prej disa javësh. Ish-sulmuesi i Inter dhe Milan nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp. Kjo është konfirmuar edhe nga miqësoret e ndryshme të zhvilluara deri tani nga “Të Kuqtë”, me Balotellin që nuk ka luajtur asnjë sekondë. Madje, tekniku gjerman ka arritur deri aty sa, në miqësoren e fundit të luajtur kundër Huddersfield Town, ka preferuar të aktivizojë portierin e tretë Shamal George në sulm, ndërsa “Super Mario” as që është grumbulluar.

Portieri, fanella e të cilit nuk ka pasur as mbiemër dhe as numër, dhe që mbush 19 vjeç 6 janarin e ardhshëm, është aktivizuar në minutat e fundit të takimit dhe është pritur me duartrokitje nga publiku, që ka mbetur i befasuar, duke marrë vendin e brazilianit Lucas Leiva në pjesën e dytë. Me pak fjalë, marrëdhënia mes Klopp dhe Balotelli-t nuk është aspak e mirë, dhe e vetmja zgjidhje që i ka mbetur lojtarit është të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur një ekip tjetër para fundit të merkatos.

3 komente në “Klopp injoron Balotelli-n, aktivizon portierin e tretë në sulm”

  1. corape kuqi says:

    Pse nuk e blen partzani ose kukesi

    1. Saimir says:

      Balotelli blen partizanin dhe kukesin bashke.

  2. bingo says:

    ky eshte futbollisti me kot ne planet , ndoshta te korabi ose tomori ndoshta te gramozi apo terbuni ,, a spaska ma skuadra me emra malesh,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje