Juventusi bën goditjen e madhe në merkato. Bardhezinjtë janë afër firmës me Gonalzo Higuain. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me bardhezinjtë në një klinikë të Madridit dhe tashmë pret të bëhet zyrtarisht pjesë e kampionëve të Italisë.
Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit torinez për një kontratë 4-vjecare me një pagë prej 7,5 milionë Eurosh në sezon është arritur prej disa ditësh, ndërsa tashmë Juventusit i mbetet të bindë presidentit e Napolit Aurelio De Laurentis të lejojë largimin e lojtarit. Për tia arritur qëllimit, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të El Pipitas që kap shifrën e 94,7 milionë Eurove ndërsa një tjetër e dhënë që e bën akoma edhe të besueshëm transferimin e 28-vjecarit te kampionët e Italisë gjatë kësaj vere ka të bëjë me faktin se së fundmi Higuain ka blerë shtëpi në Torino.
E hëna është dita që 28-vjecari duhet ti bashkëkohet Napolit në stërvitje në vendgrumbullimin e skuadrës së kaltër në Dimaro por dicka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë sepse tashmë Higuain mendon vetëm për Juventusin. Me këtë lëvizje të bardhezinjëve duket i sigurtë largimi i Paul Pogba për te Manchester United sepse pikërisht me paratë që do të përfitojë nga shitja e mesfushorit francez, Juventusi do të paguajë klauzolën e largimit të argjentinasit nga Napoli./SS