Një skuadër e vogël shqiptare në turin e tretë e Champions League pasi mundi me anë të penalltive hungarezët e Ferencvarosh është dy hapa larg nga Europa e të mëdhenjve ku asnjë klub tjetër vendas nuk ia ka dalë të kualifikohet. Një tjetër mrekulli e futbollit, pas “përrallës” së Shqipërisë së Xhani De Biasit në Euro 2016? Deri në një farë pike. Kjo sepse Partizani ndeshjet kualifikuese për në Champions League as nuk duhet t’i luante fare. Ai vend i takonte Skënderbeut, kampionit të Shqipërisë, i cili është skualifikuar nga UEFA për një vit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare për shkak të trupimit të rezultatit të disa ndeshjeve gjatë sezonit të kaluar.
Kjo është faqja tjetër, më pak e pastër dhe aspak ndërtuese e futbollit shqiptar.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. “Problemi i klubeve shqiptare është endemik dhe ka lindur herët” – shpjegon për ilfattoquotidiano.it Francesco Baranca, sekretar i Federbet që kohë më parë se të ndërhynte UEFA kishte sinjalizuar disa herë flukset anormale të basteve gjatë ndeshjeve të skuadrës së Korçës.
“Mund t’ju citoj një datë 14 gusht 2003, turni i parë paraeliminator i Europa League. Dinamo Tirana – Lokeren 0-4 dhe Vilaznia – Dundee 0-2 janë praktikisht të trukuara praktikisht në të njëjtën kohë. Kjo është origjina e fiksimit të ndeshjeve të kohës moderne ashtu siç ne e njohim. Çështja është sigurisht shumë më gjerë se kaq dhe aktualisht ka të bëjë me të gjitha vendet e Europës Lindore”- thotë Baranca. Të vësh gishtin mbi një kampionat të vetëm apo mbi një skuadër do të ishte gabim. Megjithatë situata në Shqipëri është më serioze se askund tjetër.
“Askush nuk guxon më shumë për të kuotojë Superligën vendase. Ndeshjet e brendshme janë të besueshme, por kur ata të shkojnë jashtë vendit, në ndeshje zyrtare apo miqësore kombinohen në të gjitha mënyrat”, citon lapsi.al.
Pak a shumë është ajo që ka ndodhur me Skënderbeun. “Ne gjetëm katër ndeshje të manipuluara. Kundër Crusanders dhe Dinamos së Zagrebit më pas edhe me Sportingun e Lisbonës dhe Lokomotivën e Moskës në grupet e Europa League. Pa harruar këtu edhe një ndeshje të kampionatit mes Laçit dhe Flamurtarit”. Më në fund e vuri re edhe UEFA.
Në 1 qershor federata futbollistike më e madhe në Europë e dënoi kampionen e Shqipërisë me një vit, një vendim i konfirmuar edhe nga CAS në Lozanë. Rezultati është i njëjtë duke treguar fytyrën e humbur të besueshmërisë të futbollit evropian. UEFA-s iu desh të rishkruante kalendarin që kishte mbyllur më herët duke promovuar në Champions League, Partizanin që tashmë e kishte luajtur një ndeshje në Europa League si e dyta në klasifikim kundër Slovan Bratislava (ndeshja e dytë u anulua dhe sllovakët u kualifikuan në turnin e dytë).
“Gjëja më e rëndë është se UEFA nuk bëri asnjë për një dekadë dhe tashmë është nën iluzionin se e zgjidhi problemin me këtë skualifikim të vogël. Problemi nuk është Skënderbeu, por klubet shqiptare dhe ajo që fshihet pas tyre”.
Raportet mbi ndeshjet e dyshimta vazhdojnë. “Ndërsa Skënderbeu i ndalua të luajë në Champions League, javën e kaluar Teuta trukoi ndeshjen e saj kundër Almatit në Kazakistan. Nuk ka asnjë dyshim? Absolutisht. Kuotat për tu shënuar mbi 3.5 gola gjatë LIVE ishin të ulëta dhe si përfundim ndeshja u mbyll 5-0 ku tre gola u shënuan në 30 minutat e fundit”.
Mendoi ekipi kombëtar për të rehabilituar imazhin e futbollit shqiptar në “Euro 2016”. Dhe tani Partizani do të përpiqet për të shkruar një faqe të re të historisë. Por edhe historia e Shqipërisë ka hijet e veta./marrë nga ilfattoquotidiano.it, përgatiti lapsi.al/
Frazat e perkthyera jane “ku therret qameti”, “per te vene duart ne koke”. A thua se nuk eshte shqiptar ai qe perkthen. Po para se t’i botoni keto lajme, a i lexon ndokush ne redaksi?
Po ne ndeshjet e kampionatit shqiptar,nuk do ri-vleresohet Skenderbeu!? Apo humbi realisht me Terbunin 2 – 3 ?
Qesharak medioker hipokrit
Flet dikush qe eshte shtetas i nje vendi ku pas cdo 5 vjeteve plasin skandale ne futboll !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?
Flet diikush kur derisa skuadra e tij kombetare merrte kampionatin boterore me dyshime ne ndeshjen e cerekfinaleve me australine me 2006 te tera skuadrat italiane ishin te perziera ne trukime neshjesh apo ne skandale mbi kontrollin mbi arbitrat
Flet vendi qe po e them edhe nje here cdo 5 vjet do dali nje skandal ne kampionatin vendas
A jane skuadrat shqiptare probleme per trukime ndeshjesh ne Uefa Hipokrizi
Problemi eshte i pergjithshem dhe ketu flasim eshte larguare tere kasta e FIFAS DHE UEFAS PER pastrim parash dhe korrupsion (nga Blater deri tek mafiozi Platini)dhe ky gazetar i bythes na thenka se klubet shqiptare na qenka problemi i Uefas !!!!?
E asaj Uefa qe eshte pa drejtues dhe koke dhe qe edhe lapangjozet e Platinise qe po e drejtojne perkohesishte ate jane edhe atsa ashtu si edhe ish eprori i tyre te akuzuare per perfshierje ne skandale dhe qe pritet qe pas zgjedhjeve te kryesise se re ne Uefa edhe keta ti shikojme ne gjyqe
Sekretari i perkoheshem i i saj Teodoridis ne menyren me skandaloze djali i nje prej drejtueseve te klubit Olimpiakos Pireut mbulon faktet e shumta qe cojne ne trukime ndeshjesh te Olimpiakosit
Olimpiakosi i Pireut dhe drejtuesi i saj edhe pse i akuzuar nga vete gjykatat sportive greke per skandale nuk peson asnje saksion nga Uefa edhe pse faktet jane me dhjetera!
Pasi drejtuesi i perkoheshem i saj ben veshin e shurdhur duke i mbuluare te tera skandalet
E ndersa ben kete gje me skuadren e babait te tij denohen per te tilla probleme skuadra te tjera europiane Fenerbahce Metalist Skenderbeu
Vete skuadra e futbollit e gjermanise pas fitores se kampionatit boteror te 2014 ne Brazil eshte akuzuare se ndeshjet e saj jane te trukuara perfshi ketu edhe rezultatin 7 me 1 me Brazilin
Atehere si mund te mbeshtetesh sic ben ky tope gazetari se skuadrat shqiptare na qenkan problemi me i madh per trukime ndeshjesh ne Europe
Edhe pse jam nje tifoze i vjeter dhe zjarrte i partizanit ajo qe iu be skenderbeut nga Uefa dhe ketu ka gisht edhe federata mafioze shqiptare eshte nje padrejtesi e madhe
AI dUKA NUK KA PERGJEGJESI NA ESHTE BERE SI ALI PASHA NE FUTBOLLIN SHQIPTAR NDONJE REFORME NUK DO BEHET NGA FEDERATA
un nuk them qe skenderbeu apo teuta nuk kan trukuare ndeshje, po nje e vertete eshte se skenderbeu u denua pa fakte se eshte ekip i nje vendi si shqiperia, i vetmi fakte ishte se ishin luajtur shuma te mbedha ne baste, kjo uefa kurve kure luajte barcelona me nje ekipe ruse qe doli 2 fitoj ekipi ruse tha qe per fitoren e ekipit ruse brenda ne barcelone ishin hedhur shuma marramendese me koficente 9 po pa fakte nuk munde te denojme ekipet. keshtu ka ndodhur dhe me olimpiakosin dhe me ekipet franceze. skenderbeu u denua pa fakte.