Emocione të jashtëzakonshme ato të kualifikimit ndaj Ferencvaroshit por tifozët e kuq e dinë ndoshta më mirë se gjithë të tjerët. Ajo e tyrja, është një ëndërr që vazhdon….
Partizani kërkon të bëjë historinë dhe ndaj Red Bullit të Salzburgut, raundi i tretë i Championsit ofron një tjetër shkallë vështirësie, por të kuqtë nuk njohin kufij dhe janë përgatitur për të dhënë më të mirën me synim kualifikimin edhe përballë Kampionëve të Austrisë.
Kapiteni Alban Hoxha pasi ka bërë xhiron e botës me imazhet e penalltive ndaj Ferencvaroshit është gati për një tjetër mbrëmje të madhe, cështja Fejzullahi është mbyllur nga drejtuesit , afrimi i ri Bertoni është i disponueshëm pasi është përfshirë në listën e Championsit dhe ngado mbizotëron optimizmi.
Kualifikimi ndaj hungarezëve ka shërbyer për të injektuar akoma më tepër besim dhe vetëdije mbi potencialin në skuadrën e Sormanit që pasi ka bërë debutimin më të mirë të mundshëm, ka përgatitur kurthin dhe për milionerët e pijes së famshme.
Trajnerit i duhet të presë deri në fund për të bërë vlerësimin e gjendjes së Bathës dhe Krasniqit për të bërë formacionin por e sigurt është se kushdo që të jetë në fushë do të japë maksimumin.
Salzburgu ka një buxhet disa herë më të madh, por te Partizani e dinë se ndeshjet luhen në fushë dhe jo gjithmonë fitojnë favoritët. Në Elbasan Arena pritet një tjetër mbrëmje e madhe, ajo e Partizanit, ajo e një ëndërre që vazhdon./SS
Kur luhet takimi?
Neser (marte) ne ora 20:00