Një javë na ndan nga nisja e Olimpiadës në Rio de Janeiro, por situata aty është tejet kritike.
Sikur të mos mjaftonin bandat e armatosura dhe pisllëku pranë stadiumit, edhe më keq është gjendja në det, ku do të garojnë notarët maratonistë.
Aty ka mbetje të shumta, jashtëqitje njerëzore dhe kufoma të hedhura nga bandat .
Fotot e mëposhtme tregojnë se si është pjesa e detit ku do të garojnë lojtarët olimpikë.
“U kemi thënë notarëve të mos hapin gojën në ujë, pasi ujë është plot me jashtëqitje”, thotë mjeku Daniel Becker.