Rrëfimi tronditës: CIA torturoi të burgosurin dhe më pas e flaku në Shqipëri

28 Korrik 2016, 12:50Bota TEMA

Në një shkrim të gjatë dhe tronditës për funksionimin e stukuarave paralele të agjencisë të inteligjencës amerikane CIA, në lidhje me zbulimin e terrorizmit, Joseph Fronczak një profesor i historisë në Universitetin e Princetown, përmend edhe rastin e një të burgosur, i cili pas torturave disa mujore, braktiset në një rrugë në Shqipëri.

Fronczak, duke u bazuar në disa dokumente të klasifikuara të këtij institucioni të kundërzbulimit që flasin për një organizëm vdekjeprurës, që vepron në mënyrë të pavarur në radhët e CIA, shtjellon rastin e të burgosurit Khalid El-Masri, një gjermano-libanez i arrestuar fillimisht nga policia maqedonase në nëntor të 2003 dhe më pas i dorëzuar tek CIA.

Sipas Fronczak, rasti i El-Masri i ngjason novelave kafkiane, ku koha nuk kanë kuptim dhe progresi i kundërzbulimin është i paktë.

Pas një muaji nga marrja e tij në dorëzim dhe kalimi i në burgun e Salt Pit, agjentët zbuluan se pasaporta e tij gjermane ishte e rregullt dhe ata e kishin arrestuar gabimisht.

Ndërkohë që ai vijonte të qëndronte në burg, strukturat drejtuese të CIA, po përpiqeshin të gjenin një strategji për të dalë nga kjo situatë.

Ai është torturuar, rrahur, përdhunuar, madje dhe ushqyer me forcë kur ai e futi vetën në një grevë urie. Ai qëndroi në burg për 4 muaj.

Pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të CIA, Goerge Tenet dhe Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice, El-Masri u lirua, raporton Klan. Pa asnjë kërkesë falje, ai u la në mes të natës në një rrugë të braktisur në Shqipëri.

Policia shqiptare që gjeti fillimisht e mendoi si një terrorist për shkak të pamjes. Më pas u mundësua kthimi i tij në Gjermani.

3 komente në “Rrëfimi tronditës: CIA torturoi të burgosurin dhe më pas e flaku në Shqipëri”

  1. vjeshta says:

    Edhe………….?!

    Kjo ishte e gjitha?
    Asnje fakt, asnje prove, asnje datë!!!
    Si erdhi ne Shqiperi, ku u mbajt ne Shqiperi ne cilin burg me leje te qeverisë apo jo?
    Po pse artikull quhet ky?! Apo o burra te mbushim faqet me perkthime mediokre.

  2. Edkari says:

    E kam thene e sterthene se Amerikaka
    nevoje me shume se Shqiperia per nje
    Reforme Drejtesie.
    Amerika mbron interesat e saj kudo,
    i mbron dhe ne Shqiperi.
    Nuk ka mundesi dhe nuk mund te ndodhe kurre
    qe te prokupohet Donald Lu per Reformen tone te Drejtesise
    me shume se shqiptari kushdo qofte ky shqipo.
    Te dhjefsha ne drejtesine dhe demokracine e tyre.

  3. Landi says:

    Qja fusni kot qa shqiprie se lat nam, auch eshte marr nga bnd gjermane dhe i eshte dorzu cias cia e ka dergu ne. Afghanistan dhe nga atje eshte dergu ne Guantanamo .nga atje eshte liru pastaj. Kush e ka saju kete histori aj qerosi i klanit mesaduket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje