FOTOT/ Chelsea Clinton vs Ivanka Trump: Përballja e “First Daughters”

29 Korrik 2016, 22:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Chelsea Clinton vs Ivanka Trump: Përballja e “First

Njëra nga të dyja dotë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në nëntorin e këtij viti, megjithëse Chelsea ka qenë 16 vite të shkuara.

Teksa gara bëhet më e ashpër midis Trump dhe Clinton, rivalët kanë hedhur në skenë edhe familjet e tyre për të fituar pikë.

Por dalja e parë për gruan e Trump, Melania, nuk ka qenë edhe aq pozitive.

Ajo u akuzua për plagjiaturë, pasi kishte kopjuar një pjesë nga fjalimi i Michelle Obama.

Chelsea

Herën e parë që Chelsea Clinton vuri këmbë në Shtëpinë e Bardhë ishte 12 vjeç. Tashmë në moshën 36-vjeçare ajo është diplomuar në Universitetin Stenford, ka punuar për shoqëri të ndryshme financiare dhe ka krijuar familje. Ajo u martua në 2010 me bankierin Marc Mezvinsky, me të cilin ka dy fëmijë: Charlotte dhe Aidan. E mësuar që në moshë të vogël të jetë në qendër të vëmendjes, Chelsea ka qenë shumë aktive në fushatën e së ëmës.

Ivanka

Ivanka Trump, 35 vjeç, vajza e preferuar e miliarderit njujorkez Donald Trump. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë se e ka pikë të dobët. “Nëse nuk do ishte vajza ime, do të lidhesha me të”, ka thënë ai shumë vite më parë. Ajo ka lindur 35 vite të shkuara, nga martesa e Donald me Ivana. Ka studiuar në universitete prestigjioze dhe ka punuar në fushën e modelingut. Ka dalë shpesh në kopertina revistash dhe tashmë punon në biznesin e familjes, por pa lënë mënjanë modën. Ka krijuar një linjë të saj bizhuterish dhe veshjesh. Në 2004 ka dalë në shfaqjen e të atit në televizionin NBC të quajtur “The Apprentice”. Në 2009 u martua me Jared Kushner me të cilin ka 3 fëmijë./ Përgatiti A.Lumani

4 komente në “FOTOT/ Chelsea Clinton vs Ivanka Trump: Përballja e “First Daughters””

  1. Laci1 says:

    Ca krahasimesh mund te bejsh ketu o idiot gazetar nuk e sheh Ivanken si eshte si modele kurse Chelsea si majmun.

    1. Pilo Lala says:

      O malok Lac1 jeni mesuar ju me injorant qe drejtojne ne Shqiperi ,Chelsea me disa universitete dhe kandidate potenciale ne te ardhmen per presidente kurse Ivankes i rrofte bukuria dhe babi spekulant.

    2. Trump says:

      idiot je ti. Chelsea eshte kualifikuar ne Stanford, dhe Ivanka me gjithe parate e te jatit perfundoi ne nje modele.

      1. Juventin says:

        Cfare modele Po thua???Ngjan si modele per shkak te bukurise .Ivanka eshte Nje nder femrat me intelligente qe kam pare .Eshte diplomuar per finance ne Universitetin e Pensilvanise.Qe 24 vjec Eshte zevendes presidentja e kompanive Trump,ne keto vite Ka qene SHume me e suksesshme Se Trump ne drejtimin e kompanive,Trump Eshte marre me endrren per tu bere president,Gjithcka ja ka lene ne dore vajzes .Chelsea Clinton nuk krahasohet me Ivanken ,as per bukuri as per inteligjence.Liberal demokratet Ose Ndryshe komunistet e Amerikes e urrejn Ivanken me Shume se Donaldin,Sepse Ajo ishte truri I fushates se Trump,krahu I djathte.Kjo Vajze u Beri nje nder Te gjitheve,I shpetoj nga kriminelja Clinton dhe masoni Sorros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    熟女 ラブドール LifeLikeのダッチワイフは性交を評価するための称賛に値する情報源です

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje