Qëllohet me armë nga jashtë një i dënuar në burgun e Vaqarrit

30 Korrik 2016, 18:10Kronika TEMA

Një i dënuar në burgun e Vaqarrit është qëlluar me armë zjarri nga jashtë burgut disa herë nga një distancë e largët, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

I dënuari që është plagosur është Lili Dulaj 40 vjeç, ndërsa është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që po  krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.

Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje