Drejtuesit e restorantit britanik fusin në kurth emigrantët shqiptarë

29 Korrik 2016, 20:37Kronika TEMA

Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë ndaluar 35 emigrantë që punonin për rrjetin e restoranteve “Byron Hamburger”.

Mes 35 emigrantëve ndodhen dhe shumë shqiptarë. Ata u futën në kurth nga drejtuesit duke i thirrur në një trajnim.

Në fakt nuk ishte asnjë trajnim, por Zyra e Emigracionit mori ata në pyetje dhe emigrantët e paligjshëm u ndaluan me qëllim për t’u dëbuar në vendet e tyre, raporton panorama.

Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 35 emigrantë nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti.

Pas publikimit të një lajmi të tillë në mediat britanike, restoranti ka marrë shumë kritika si dhe janë bërë thirrje për bojkotimin e tij.

2 komente në “Drejtuesit e restorantit britanik fusin në kurth emigrantët shqiptarë”

  1. mirel says:

    Gjithmone e hane te ndershmit.
    Vete tjetri se do te rroje me pune dhe djerse dhe kapet e largohet.
    Hajdutet e kriminelet e droges dhe prostitutave vene si kliente per te ngrene.
    Kesaj i thone bote e ndyre.
    Dhe ai qe shpiku kete ide njeriu me pa moral.

  2. B.t says:

    E nxorren koken anglezet.Kujtojne se duke perzene emigrantet do rregullohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje